☾ MOS VDIS DASHURI 2002 ☾ NOKTURN 2004 ☾ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☾ TRINIA IME 2006 ☾ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☾ ITAKA GRUA 2008 ☾ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☾ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☾ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☾ DASHURI 2013 ☾ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☾ ORAKUJT NË FERR 2015 ☾ ODEON 2016 ☾ OFELI 2019 ☾ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☾ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☾ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☾ POETICA SHQIP 2005 ☾ POETICA ENGLISH 2006 ☾ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☾ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☾ NIRVANA 2024 ☾

🟣 PËR SHKODRËN/ AutorĂ« shkodranĂ«/ Kolec Traboini


PËR SHKODRËN/ AutorĂ« shkodranĂ«/ Kolec Traboini
Paraqitur nga:  Jetmir Troshani
Kolec Traboini/Selfie-autoportret /18 tetor 2014


CORRICULUM VITAE

KOLEC  TRABOINI - Kineast, poet dhe gazetar, ka  lindur nĂ« ShkodĂ«r. Ai Ă«shtĂ« biri i mĂ«suesit atdhetar Palok Traboini nga Hoti, kryengritĂ«s i luftĂ«s pĂ«r pavarĂ«si,  sekretar i Ded Gjo Lulit por i mbetur jetim qĂ« i vogĂ«l. Kolec Traboini ka kryer shĂ«rbimin ushtarak nĂ« TropojĂ«,  mĂ« pas ka  punuar nĂ« fabrikĂ«n e FibrĂ«s sĂ« Kombinatit tĂ« Drurit nĂ« ShkodĂ«r. Mbas mbarimit tĂ« studimeve Universitare pĂ«r gazetari Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« Kinostudion e filmave TiranĂ«. Fitues i kupave pĂ«r filmat dokumentarĂ« nĂ« dy festivale kombĂ«tare tĂ« filmit shqiptar, 1976, 1990 si dhe mjaft çmime e vlerĂ«sime gjatĂ« karrierĂ«s 16-vjeçare nĂ« Kinostudio, TiranĂ«, ku pĂ«r dhjetĂ« vjet drejtoi redaksinĂ« e filmit dokumentar. ËshtĂ« skenarist edhe i disa filmave vizatimorĂ«.
Traboini Ă«shtĂ« organizator i tĂ« parit miting tĂ« intelektualĂ«ve antikomunistĂ« tĂ« TiranĂ«s nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« proçeseve demokratike nĂ« fillim tĂ« vitit 1991. Pas thirrjes publike qĂ« bĂ«ri nĂ« njĂ« shkrim pĂ«r heqjen e yllit nga flamuri kombĂ«tar, botuar nĂ« gazetĂ«n RD nr.6, 16 janar 1991, largohet nga ShqipĂ«ria nĂ« fund tĂ« shkurtit `91. Vendoset nĂ« Athine ku krijoi e shpĂ«rndau tĂ« parĂ«n gazetĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe  nĂ« Greqi, “Egnatia“, tĂ« cilĂ«n e drejtoi nga muaji prill 1993 deri nĂ« gusht 1995. VeprimtarinĂ« letrare e atdhetare e vazhdoi pĂ«r njĂ« dekadĂ« e gjysĂ«m nĂ« fillim nĂ« Filadelfia dhe mĂ« pas nĂ« Boston, AmerikĂ«. EshtĂ« autor i shumĂ« e shumĂ« shkrimeve publicistike nĂ« organet e shtypit nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« DiasporĂ«n shqiptare jashtĂ« Atdheut; si dhe i 25-tĂ« librave ku spikasin krijimtaria poetike dhe eseistike. VlerĂ«suar me çmimin e pĂ«rvitshĂ«m letrar “Pena e ArtĂ«-Kadmus 2007” nga Klubi i ShkrimtarĂ«ve “Drita“ dhe revista “Pelegrin”,  AthinĂ«.

 
# 1- CIKËL POETIK


NUK TË KAM HARRUAR

Të betohem për tërë zotat e qiellit,
për tërë hyjneshat e tokës të betohem,
për tërë ëndërrimet që fjetën bashkë me ty
nëpër korije trembur prej fantazmash
si pëllumba të egër, të betohem!

Nuk të kam harruar as dhe një çast
nëpër udhët që ngjita,
nëpër rrëpirat që më gremisën,
nëpër muzgje vetgërryese
e agime në të cilat kurrë diellin
të ngrihej në horizont nuk e pashë.

Të betohem për çastin e mungesës,
për trishtimin që ndjej kur nuk të shoh,
për udhën që më çon te pragu
ku shpatullat i mbështes i vdekur
prej rëndesës së gurit që më vuri largimi,
të betohem!

Nuk të kam harruar edhe kur etjen e shuajta
në puse të tjerë e vende të tjera të largëta,
kur hëngra bukë të gatuar nga duart e huaja
e me gishtërinj preka gjoksin e një tjetre,
kur thitha lëngun e jetës prej buzësh të nxehta
e u përvëlova në afshe dëshirat trupore,
nuk të harrova, nuk të harrova


Edhe pse pritja s’ka kuptim
kurrë nuk e braktisa ëndrrën
që sapo gjunjëzohet mbrëmja
zhvishet e fle me ty lakuriq,
të betohem!


GJITHË DITËN KAM QË TË KËRKOJ...

Kisha nevojë për fjalën tënde
si nuk u gjende në telefon,
si harabelë më ikën vargjet
dhe poezia keq çalon.

Nëpër hapësira kontinenti
gjithë ditën kam në ëndërrim,
ndër erërat që të përkëdhelnin
si s'e dëgjoje zërin tim?!

Gjithë ditën kam që të kërkoj
nëpër stacione me mërzi
se gjurmën tënde s'e kam gjetur;
në ç'kënd të globit ndodhesh ti?

Në qiell shoh dy pata të egra
në muzg-pikëllimin e kësaj bote
e them më mirë të isha shpend
se vargjet qenkan punë idiote.

Dita me natën rrokanisur
në këtë pranverë me angështi
më bëjnë të ndjehem i braktisur
si gjethe plepi mbi çati...

Gjithë ditën kam që të kërkoj;
ndoshta gjithë jetën kështu do të rri.


E KAM ATDHEUN TEK PORTA

Unë e kam atdheun tek porta
tek porta kam hyrjen e daljen
valixhen e vogël dhe letrat
e bardha për të shkruar
të zezat e jetës dhe hallet.

Sapo dal
i vë kyçin derës
e marr udhët e botës
bekimin - a mallkimin e të parëve
nëse marrosem, harrohem
dhe lutjen e Nënë Terezës
për kthimin.

Unë e kam Atdheun tek porta
tek porta i shkrova këto vargje.

2013


NË RRUGEN E KALASË...

Idromeno

Me bastun, borsalino e pallton e gjatë
nëpër errsinën që përpinte qytetin
dëgjoheshin veç bulkthet e natës
e valët bregut të liqenit.

Në rrugë ndonjë qen i braktisun
turfullima e ndonjë kali në grazhd
errësinës klithma e ndonjë shpendi
e yjet që shuheshin diku larg.

Nata e lodhte për vdekje piktorin
prej Diellit merrte frymë e ringjallej
ndaj gjumi s’e zinte deri vonĂ«
nga ankthi i dritës në ardhje!

Sapo vinte agimi e bota zgjohej
ai flinte me rrezet e Diellit në Maranaj.
Kol Idromeno, daja i Dadës sime Katrinë
siç më thoshte në kujtimet e saj...

Shkodër 2012

SIMBIOZE SHKODRANE

kur na zë gjumi mbi gratë, Rozafat që fati
na i ka taksur
ne i ndjejmë ninullat që zbresin prej kalasë
me një djep druni premë prej pyjesh paganë
e lumejt e tamlit dallgëmbytun prej andrrave
harbuem si të ishin Kiri, Drini e Buna.

dashnija e dhimbja e malli e halli
drita e errësina, kanga e vaji
plumbi e pëllumbi e gjarpni nën gur
flenë krye në krye nën hijen tragjike të harkadave.

nuk ka pse ti ankohna as zotit as dreqit
për aluvionet që lashtësia ne bijëve të Teutës na i percjell
as për fatin që na vuni këtë rrisk biblik ne shkodranëve
tĂ« rrojmĂ« si nĂ« legjenda e ti mĂ«kojmĂ« fĂ«mijĂ«t 
me tamël prej guri, edhe sot mbas dymijë vjetësh


qyshkur vumĂ« themelet e qytetit mbi  gjinin e bardhĂ«
të një gruaje
me këtë simbiozë sizmike kemi lindun.

Boston 2006

KARVANAJ

Karvan me drita- karvan me yje
atje në rrugën Karvanaj
jetonte dikur si nimfë në pyje.

Kujtim i mbushun lotë e vaj
ani pse fshehun në shkurre vitesh
me magji ujnash në sytë e saj.

Flladi i liqenit- Bregu i Ranës
hije të randë lëshon Mali i Hotit
përskaj dy shtetesh, diku anës.


MURE ME MYSHK

Kishim një fik në oborr të fëmijërisë
shtëpia kishte dalje në dy rrugë
kalimtarĂ«t ndalonin – kuptohet se pse.

Unë, pronari i vogël mburresha
nga lartësia e pemës u hidhja fruta të pjekura
ndjehesha zi Zot përmbi Zota
e trojet e mia solide, të paprekura...

Por zotërimet ishin mbi themele të brishta
gjithçka shkonte drejt fundit të vet.
Në fillim u thanë gjethet e fikut
vera e messhekullit ishte zhuritëse
qiejt i mundonte etja për zogj.

Pastaj vdiq babai...
E që drama e fëmijërisë të plotërohej
pas babait u tha edhe pema
e vetmja begati e shtëpisë
me dy porta të vjetra.
Muret rrethuese zunë myshk të blertë
nuk e di në ishin shenjë jete a vdekje
fantazmat bënin beteja termopilesh në oborr
dy pëllumba që kishim, në fluturim u harruan

ndiqja me sy çdo gjë që po shkiste
si rërë e nxehtë në pëllëmbë të fëmijërisë
anipse përpiqesha t`i mbaja fort e më fort
pas vetes.

Nënën erdhi dhe e mori një burrë për grua.
Mbeta vetëm si kërcu i tharë në oborr.
Më dërguan në shtëpinë e fëmijëve
ku ndjehesha
ushtar i vogël jetim prej plumbi
i komandantes partizane Persa Grabova
që na ngulte një vështrim dyfish të qelqtë
(nuk kisha parë kurrë partizane me syze).
Altoparlantët këndonin rusisht
“Dasvidanja, paçemu?”
e ne ia kthenim - “Duam tĂ« ikim, po ku?”

Tani ajo që ikte prej meje ishte koha
në trajtë vitesh endacake- ujra që rrjedhin në lumë
pĂ«r tĂ« mos dĂ«gjuar kurrĂ« mĂ« kĂ«ngĂ«n ruse “Paçemu?”
për të mos veshur më kurrë pantallona të shkurta,
por uniforma të gjera me dok kinez blu
e në këtë ikje-rritje më dukej se dikush
më tërhiqte prej veshësh për të dalë
nga fëmijëria.

COKLA

- Nuk ka dru, - tha mësuesi i fillores.
Asht dimën i ftohtë! Do ngrini!
Na pamë njeri-tjetrin në sy
e vjedhtazi edhe mësuesin
si tĂ« ishim fajtorĂ«, por s’ folĂ«m.
I hollë, i gjatë, nevrik por i drejtë,
Kol Alimhilli na tha veç një fjalë:
–S’ka mĂ«sim, shkoni pĂ«r cokla.

Oh-ooo, aq deshĂ«m. Pa marrĂ« vesh ç’na tha
e pa ditĂ« ç’do banim, ikĂ«m
plot zhurmë e u gjen­dëm në Gjuhadol
tek dyqani ku shitej pistil.

Të nesërmen prapë në atë klasë
si të ishte një katakomb prej akulli
duart zbrazun e sytë për tokë...
Mësues Kola na pa, tundi kokën e me vete
diç foli.

E mbylli regjistrin e u nis drejt Zallit të Kirit
mbas tij edhe na, rrugën përskaj Rrmajit morëm.

I egër ish lumi e mësuesi fort i rreptë.
Na kish thanë për coklat, por ne nuk dinim
ç’janĂ« coklat; as fjalĂ«n e as kuptimin.
Atbotë mësues Kola në breg të lumit
nisi të ligjërojë:
- Cokla asht dru e limume prej lumit,
si alabastër, por nuk asht veç dru
- asht edhe fjalë
e drunin do ta marrim për zjarr
e fjalën do ta shënojmë në fletore
që kur të vij dimni tjetër
të mos më vini në klasë pa cokla.

E mësuam atë fjalë. E shënuam në letër.
Kishim një fjalor doracak për secilin,
e thuj tana fjalët kjenë gegënishte
por vitet shkuan e na i harruam coklat
edhe si dru edhe si fjalë.

Tash qĂ« mĂ«suesi s’asht mĂą
e fjalët e gegnishtes janë bjerrun,
më duket se ndigjoj nji zù në Rrmaj,
- mĂ«sues Kola t’u thotĂ« gjuhĂ«tarĂ«ve,
edhe në dimën edhe në verë, pa pra:
- Ikni e më sillni cokla!



# 2 - ESÉ

POETIKA E FËMIJËRISË

FĂ«mijĂ«ria ime dhe lotĂ«t e mi tĂ« brishtĂ«, rrinĂ« ende fshehur nĂ« atĂ« rrugicĂ« nĂ« ShkodĂ«r qĂ« atbotĂ« mbante emrin “Badra”. Mua mĂ« dukej emri mĂ« i bukur nĂ« botĂ«, por disa thonin se ishte thjesht emri i njĂ« barishtjeje tĂ« egĂ«r. Gjithsesi Badra ime nuk kish si tĂ« ishte e egĂ«r anipse pjesĂ« e hidhur e jetĂ«s sime ka qenĂ«.

Gjithçka nĂ« kujtesĂ«n time fĂ«mijĂ«nore pĂ«r kĂ«tĂ« rrugĂ« nis me 14 korrikun, kur im AtĂ« mbylli sytĂ« pĂ«rjetĂ«. Isha vetĂ«m 5 vjeç, nĂ« moshĂ« pĂ«r ta ndjerĂ« dhimbjen, por tepĂ«r i vogĂ«l pĂ«r tĂ« kuptuar tragjedinĂ«. Ishte njĂ« ditĂ« qĂ« ka mbetur pezull nĂ« kujtesĂ«n time. Vinin nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« me qindra fshatarĂ« nga Hoti i Ri e Gruda e Re, nga Kastrati, Postriba e Gruemira si dhe qytetarĂ« nga Shkodra. ShtĂ«pia jonĂ« ishte me dy kate dhe mbaj mend se trupin e babait e vunĂ« nĂ« dhomĂ«n e mirĂ«, nĂ« katin e sipĂ«rm, por aq tĂ« shumtĂ« ishin njerĂ«zit saqĂ« dikush sugjeroi ta zbrisnin trupin nĂ« ka­tin e parĂ«, sepse shkallĂ«t e drunjta mund tĂ« pĂ«rbĂ«nin rrezik pĂ«r ata qĂ« hynin e dilnin pĂ«r homazhe. Mbaj mend nĂ«pĂ«r kujtime pĂ«rvĂ«luese fĂ«mijĂ«rie, se atĂ« ditĂ« shumĂ« duar kaluan nĂ«pĂ«r faqen time, mbi ballin dhe flokĂ«t qĂ« m’i qethnin shkurt, e kjo mĂ« bĂ«ri tĂ« shkre­hesha nĂ« vaj. Kur kaloi nata dhe erdhi e nesĂ«rmja, 15 korriku, u shpĂ«tova atyre qĂ« pĂ«rkujdeseshin dhe dola
nĂ« oborrin e madh ku njerĂ«zit po nxirrnin nĂ« krahĂ« trupin e babait. E çonin nĂ« FushĂ« tĂ« Rrmajit dhe unĂ« iu vura pas kortezhit. Duke folur me fĂ«mininĂ« time e duke pyetur, pse mua kaq i vogĂ«l duhej tĂ« mĂ« vdiste baba, por, eh,
 kurrkush nuk mĂ« pĂ«rgjigjej. Ishin tĂ« zĂ«nĂ«, hidhnin mbi tĂ« dheun e zi, nĂ« atĂ« varr ku Ă«shtĂ« edhe sot e kĂ«saj dite, tĂ« cilin e rreh trishtueshĂ«m herĂ« murlani e shiu dhe herĂ«-herĂ« dielli pĂ«rvĂ«lues i Shko­drĂ«s. NĂ« atĂ« mes korriku çdo gjĂ« u ndĂ«rpre - mbeti veç ai varr ku kam vajtur me qindra herĂ« nĂ« fĂ«mini, nĂ« rini dhe mĂ« pas. Ngeli ai varr si njĂ« muranĂ« qĂ« lidh kohĂ«n e tij me kohĂ«n time. I vetmi kujtim, e vetmja lidhje.
Po kisha Dadën time Katrinë e për mua kjo do të thoshte gjithçka. Ishte italiane me atësi, dije e kul­turë, por në karakter - shqiptare. Ajo më mbulonte çdo mbrëmje kur më zinte gjumi, ma hiqte lehtë li­brin nga dora dhe bënte kujdes të vinte një shenjë në faqen që kisha lënë përgjysëm. Ishte e bija e Motrës Tone(Skanjeti), për të cilën më fliste shpesh, kish mbet jetime nga nëna shumë shpejt. Ishte mbesa e Kolë Idromenos dhe gruaja e tim eti. Kaq shumë isha i lidhur me Dadën Katrinë si ajo lule dorëzonja që ngjitej nëpër muret e avllitë e oborreve shkodrane, po edhe ajo tek unë kish derdhur të gjithë dashurinë e zemrës së saj.
Dada KatrinĂ«, ajo nĂ«noke e dashur dhe fetare, me vel tĂ« zi mĂ«ndafshi - qĂ« shkonte herĂ«t nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit nĂ« KishĂ«n e Madhe ku predikonte nipi i saj Dom Er­nesto Çoba (i vrarĂ« ky mĂ« pas nĂ« burgjet e diktaturĂ«s) - ishte njĂ« histori e gjallĂ«, qoftĂ« me jetĂ«n e saj, qoftĂ« me çka dinte e tregonte. MĂ« tregonte pĂ«r kandilĂ«t e  mĂ«dhenj nĂ« tĂ« cilĂ«t kishte mbajtur tĂ« fshehur flam­urin kombĂ«tar - tĂ« SkĂ«nderbegut - se kĂ«shtu i thoshte.
Por, erdhi njĂ« kohĂ« qĂ« mbeta edhe pa dashurinĂ« e saj. Pas njĂ« operacioni diletant nĂ« spitalin e ShkodrĂ«s, kirurgu (emrin e tĂ« cilit nuk dua ta pĂ«rmend, sepse nuk jeton mĂ« dhe ai), qĂ« ia kish lĂ«nĂ« operacionin studentĂ«ve, tepĂ«r vonĂ« e pa se ishte njĂ« diagnozĂ« e ndĂ«rhyrje e gabuar e fatale. E operuan pĂ«r tĂ« dytĂ«n herĂ« dhe ajo nuk duroi. Nisi tĂ« shuhej ngadalĂ«. I tha­nĂ« qĂ« duhej tĂ« mĂ« lajmĂ«ronin mua nĂ« TiranĂ« (isha nĂ« shkollĂ«n pedagogjike) por ajo u la amanet: “Kurrsesi! EshtĂ« kohĂ« provimesh, do tĂ« dali mĂ«sues. Edhe po tĂ« vdes, mos i thoni. Kur tĂ« vijĂ« nĂ« ShkodĂ«r, mos har­roni tĂ« ma sillni nĂ« Rrmaj te vorri, ta shoh, se ka shumĂ« mall Dada pĂ«r djalin!”.
Mbylli sytĂ«, ata sy tĂ« bukur e inteligjentĂ« qĂ« kurrĂ« mĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« nuk do t’i shoh. M’u shua dhe njĂ« dritĂ« shprese, u shtua edhe njĂ« dhembje qĂ« kurrĂ« nuk mund tĂ« shuhet, anipse jeta vazhdon tej e pĂ«rtej vdekjes, as njĂ«mijĂ« vdekje nuk mund ta ndalojnĂ« vazhdimin e saj. Kur erdha nĂ« ShkodĂ«r e kishin varrosur. Shkova nĂ« Rrmaj, ku varri ishte ende me dhĂ© tĂ« freskĂ«t. E kishin futur nĂ« njĂ« varr me babain. Ata ishin sĂ«rish bashkĂ«, sĂ«rish dhe pĂ«rjetĂ«sisht. TĂ« nesĂ«rmen trokita nĂ« derĂ«n e trashgimtarĂ«ve tĂ« JakĂ« ZorbĂ«s dhe tezes MilenĂ«, nĂ«nĂ«s sĂ« poetit Zef Zorba, motrĂ«s sĂ« DadĂ«s KatrinĂ« sepse aty kishte kaluar ditĂ«t e fundit tĂ« jetĂ«s. ShtĂ«pia ndodhej diku pranĂ« vilĂ«s sĂ« Doktor PrelĂ«s dhe KishĂ«s sĂ« FretĂ«nve, por vajzat e Tezes LenĂ«, mĂ« thanĂ« se nuk kishin asgjĂ«. “Po ndonjĂ« fotografi, - u thashĂ«, - ndonjĂ« letĂ«r a ka lĂ«nĂ«, ndonjĂ« relike famil­jare a diç tjetĂ«r?” “KurrgjĂ«, - mĂ« thanĂ«, - kurrgjĂ«!”
Ma prenĂ« shkurt e nuk kish farĂ« kuptim tĂ« rrija, aq mĂ« tepĂ«r, krejt kot po pĂ«rpiqesha ta fshihja njĂ« pikĂ« lot prej 16-vjeçari qĂ« mĂ« tradhĂ«tonte. E kĂ«tĂ« para tyre nuk e desha. Kisha patur nĂ« jetĂ«n time dy njerĂ«z  tĂ« dashur prej tĂ« cilĂ«ve nuk mĂ« kishte mbetur asnjĂ« gjurmĂ«, asnjĂ« fotografi, asnjĂ« relike e kjo mĂ« dukej njĂ« fatkeqĂ«si akoma mĂ« e madhe. NjĂ« plagĂ« qĂ« nuk dija si do ta mbyllja. MĂ« dukej si njĂ« varr i hapur, por tashmĂ« jo nĂ« Rrmaj, por nĂ« shpirtin tim.
Tejet vonĂ«, kur kisha mbaruar universitetin pĂ«r gazetar e kisha dalĂ« nĂ« jetĂ«, aty nga viti 1982 nĂ« Fo­totekĂ«n “Marubi” gjeta fotografinĂ« e saj bashkĂ« me tim AtĂ«. Ishin tĂ« rinj e tĂ« bukur. MĂ« dukej se tashmĂ« i kisha pranĂ« e nga thellĂ«sia e shpirtit u thashĂ«: “DadĂ«, kĂ«rkova veç njĂ«rin e ju gjeta tĂ« dyve, e, pĂ«r besĂ«,... tashmĂ« kurrĂ« nuk do t’ju humbas!”
Koha e solli të kem edhe unë Odisenë time nëpër botë, të kaloj dete dhe oqeane e që nga Athina e kupës së helmit të Sokratit të prek ëndërrimin e gjithë botës, Amerikën. Tanimë e kam edhe një shtëpi tjetër në atë vend. E gjithherë kam kërkuar ta marr me vete atë fëmijëri që ka sinonimin e Badrës, por edhe të pëllumbave të shumtë që mbaja atbotë, por nuk munda. Sepse fëmijëria jonë nuk mund të ikë kurrkund përveçse aty ku ka përgjakur gjunjët duke hedhur shtat e duke u rritur. Fluturimet e pël­lumbave të fëmijërisë sime të rrugës Badra kanë mb­etur si mirazh në qiell, në kujtesën e ajrit, kaltërsive, ndërsa gjurmët e hapave të mi, si grimca të vogla në pluhurin e rrugës, në relievet e shtëpive, ca prej të cilave të rrënuar e me mure mbuluar me myshk.
ShtĂ«pia me ngjyrĂ« tullĂ« qĂ« edhe sot e kĂ«saj dite qĂ«n­dron nĂ« kĂ«mbĂ« dhe e fortĂ«, ishte e familjes sĂ« Zef Çarkut qĂ« rregullonte çadra dhe e tĂ« birit Çirilit. Nuk e di çfarĂ« bĂ«het me njerĂ«zit qĂ« dikur jetonin aty. NĂ« vazhdim e shtĂ«pia e GurazezĂ«ve, KolĂ«s biçiklist dhe tĂ« birit Rozarit, si dhe Ernest Guraziut e tĂ« bi­
jve, Jakobinit e Rudolfit, të cilët mbanin gardalina që e mbushnin tërë lagjen me cicërima të gëzuara e kur dikush hapte radion, ato i shtonin cicërimat më shumë.
Diku ngjitur me ta ka jetuar familja Plumbini, i njo­hur ndĂ«r ta Viktor Plumbini, futbollist i “VllaznisĂ«â€. PĂ«rballĂ« Gurazezve ka qenĂ« shtĂ«pia hijerĂ«ndĂ« e Rrok Shahinit, tĂ« bijve tĂ« tij Gjonit e KolĂ«s (traktorist i njo­hur ky i fundit). TashmĂ« kjo familje Ă«shtĂ« shuar. NĂ« shtĂ«pinĂ« e ShahinĂ«ve shpesh vinte mik Maqo Çomo, qĂ« ishte ministĂ«r bujqĂ«sie dhe sillte me vete edhe dy fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l. NjĂ«ri nga ata ishte njĂ« vogĂ«lushe sa njĂ« kokĂ«rr mollĂ«. Ne fĂ«mijĂ«t e rrugicĂ«s Badra e shi­hnim me kĂ«rshĂ«ri atĂ« njomzake Tirane, qĂ« tash e njohim tĂ« gjithĂ« me emrin Drita Çomo, poete me fat tragjik.
NĂ« kĂ«tĂ« rrugicĂ« ka jetuar edhe babai i Çesk e Tonin ZadejĂ«s, Rroku, rrobaqepĂ«s. PranĂ« tyre jetone famil­ja Zojzi dhe Mjeda, Kol Mjeda kishte vdekur nĂ« burg tĂ« Burrelit dhe vetĂ«m pas viteve ‘90 mundi tĂ« kishte njĂ« varr nĂ« Rrmaj. PĂ«rballĂ« tyre jetonte njĂ« çifut Ago­pi, qĂ« mbante njĂ« dhelpĂ«r nĂ« shtĂ«pi dhe kur njĂ«herĂ« i ra zjarr, ai e kish mendjen tĂ« shpĂ«tonte dhelprĂ«n e asnjĂ« pasuri tjetĂ«r para saj. Diku mĂ« lart shtĂ«pia e SerreqĂ«ve, tĂ« njohurit profesor Tish Serreqi, qĂ« kishte njĂ« nĂ«nĂ« italiane tĂ« mrekullueshme (mĂ« bĂ«het me emrin Xhulia), e cila punonte nĂ« spital e sa herĂ« vinte nga puna takonte DadĂ«n time KatrinĂ«. Bise­donte me tĂ« e i jepte pĂ«r jetimĂ«t - ishte fjala dhe pĂ«r mua - ndonjĂ« rriskĂ« bukĂ« gruri qĂ« ishte njĂ« lumturi pĂ«r kohĂ«n kur populli ushqehej vetĂ«m me bukĂ« misri. MirĂ«njohje pĂ«r atĂ« nĂ«nĂ«!
MĂ« tej vinte familja Dema, ngjitur ajo Ndoja ku Ă«shtĂ« rritur aktorja e njohur Ema Ndoja. PĂ«rballĂ«  ishte familja Gora e sulferit tĂ« njohur tĂ« teatrit Ndoc Gora dhe e plakĂ«s Syn Perja. Mur nĂ« mur ishte famil­ja gjakovare Dionizi, me njĂ« djalĂ« tĂ« arratisur. Mbaj mend se aty vinin dy motra nga Tirana, tĂ« bijat e Gjon Dionizit, njĂ«ra quhej Eda, ndĂ«rsa tjetra qĂ« nuk ia mbaj mend mirĂ« emrin, dogji veten me benzinĂ« nĂ« TiranĂ« sepse mbeti nĂ« njĂ« provim shkolle.
ÇfarĂ« trishtimi sjellin kujtimet! NĂ« krye tĂ« rrugĂ«s nĂ« njĂ« shtĂ«pizĂ« tĂ« vogĂ«l si njĂ« jerevi jetonte njĂ« profe­sor i madh edhe me trup, edhe me emĂ«r, Kol Ashta. Konsiderohej mĂ« i madhi i plejadĂ«s sĂ« gjuhĂ«tarĂ«ve nĂ« ShkodĂ«r. Por ai gjuhĂ«tar e mĂ«sues i madh nuk la trashĂ«gimtarĂ« e pastaj gjĂ«rat derivojnĂ« pĂ«rkah har­rimi. Kush flet sot pĂ«r Kol AshtĂ«n? Askush. Nuk e di, por nĂ« krye tĂ« rrugĂ«s nuk e pashĂ« ndonjĂ« pllakĂ« pĂ«rku­jtimore me emrin e tij. A ndonjĂ« emĂ«r rruge gjĂ«kund. TĂ« mos harroj mĂ«suesen e bukur me biçikletĂ« Dori Shestani. Kompozitorin Simon Gjoni, nĂ«na e tĂ« cilit, Dranja, ishte bijĂ« e hotianit Preloc Prek Peci dhe kish dalĂ« nuse nga shtĂ«pia e babĂ«s tem nĂ« kĂ«tĂ« rrugicĂ«.
Pak më poshtë nesh ka qenë një shtëpi me oborr të madh, në të vërtetë ishin disa shtëpi brenda atij obor­ri, e aty pranë derës rrinte gjithnjë një plakë fort e moçme, e gërmuqur me emrin Mrikë, që kishte veshje mirditore. Shpesh ajo fshihej prapa derës e shihte për plasash.Plakat e tjera të lagjes tregonin njëhistori të tmerrshme për Mrikën. Ajo ishte lindur në Shkodër e qe martuar në Mirditë e atje i shoqi i kish vrarë të vëllain që kishte ardh për të bujtë. Ajo për hakmarrje e kishte vrarë burrin e vet me spatë ndërsa flinte. Ne nuk e besonim se Mrika e kishte bërë këtë vrasje, por ajo kishte një fytyrë e vështrim të ftohtë e kurrë nuk buzëqeshte ndaj ne, fëmijët e Badrës, e kishim frikë.
Vite mĂ« vonĂ« kur kam lexuar “BardhĂ«n e Temalit” tĂ« Pashko VasĂ«s, botim i Rilindjes PrishtinĂ«, men­doja se plakat e lagjes e kishin sajuar atĂ« histori pasi kishin lexuar romanin nĂ« fjalĂ«. Por jo, romani ishte shkruar nĂ« frengjisht e botuar nĂ« Paris mĂ« 1890. Ku dinin plakat e lagjes sime tĂ« lexonin frengjisht qĂ« ta mbartnin kĂ«tĂ« histori tek Mrika. Por e kundĂ«rta edhe mund tĂ« kish ndodhĂ«. Pashko Vasa ta ketĂ« dĂ«gjuar historinĂ« e MrikĂ«s e cila kur Ă«shtĂ« shkruar romani mund tĂ« ketĂ« qenĂ« rreth tĂ« njĂ«zetave. Ndoshta.
Plot enigma të tilla kishte rruga e fëmijërisë sime Badra. Kujtoj familjen me emrin e fshatit Barbul­lush dhe shoqen time të shkollës me emrin që më tingëllonte si kryeqyteti kuban, Havajana. Apo dhe familjen e vëllezërve Zef e Pjerin Baba. Më bënte çudi ky mbiemër, por edhe mbiemri i pijeshitësit Kol Ka­mdruni gjithashtu. Fare pranë shtëpisë sonë rrinte Nore Kolja, e reja e Ded Gjo Lulit me Katrinën e Luc Nishit, e bashkë me ta disa kohë ka ndenjë mësuesja Lena Luli, gruaja e Gjelosh Lulit, të vrarë nga komunistët, saqë thonë i kishin prerë kokën nipit të Ded Gjo Lulit. Mësuese Lena jetonte me vajzat e saj të bukura si dritë, Klara e Bela, me të cilat luanim në fëmijëri. Pastaj ikën se i internuan.
Aty pranĂ« tyre jetonte familja e Mark GjekĂ«s, me bi­jtĂ« Lec, Lin e Anton Gjeka dhe bijĂ«n Vitore, martuar tek Rashajt. Rita Gjeka, aktorja e Teatrit “Migjeni”, vajza e Lecit, asokohe ishte njĂ« vogĂ«lushe, a ndoshta ende nuk kish lindur. MĂ« lart nĂ« fund tĂ« rrugicĂ«s lar­tonte shtĂ«pia e madhe e Cin DaisĂ« qĂ« zinte kryeven­din. Ishte si guri i unazĂ«s sĂ« rrugĂ«s sonĂ«. Cin Daia ishte babai i kompozitorĂ«ve Tish e Tonin Daia e ngjit me tĂ« ka qenĂ« shtĂ«pia jonĂ«. Mbushnim ujĂ« nĂ« njĂ« pus tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. PranĂ« pusit kishte njĂ« man ku hipja  gjithĂ« verĂ«s pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« mana e pĂ«r tĂ« parĂ« sa mĂ« larg tĂ« qe e mundur.
NĂ« fĂ«mijĂ«rinĂ« time ngjarjet zhvilloheshin si nĂ« njĂ« film qĂ« shfaqej vetĂ«m njĂ« herĂ«. Ish koha kur botĂ«n e masja sĂ« shumti me faqet e librave, me fluturimin e pĂ«llumbave tĂ« mi, me fantazinĂ« e lirĂ« e tĂ« pĂ«rflakur. NĂ« lartĂ«sitĂ« e degĂ«ve tĂ« manit Ă«ndĂ«rroja sikur isha njĂ« fluturak i madh i qiellit. Ndoshta ai man m’i dha udhĂ«t. MĂ« bĂ«ri njĂ« harrakat tĂ« vogĂ«l me dĂ«shirat e ikjeve tĂ« largĂ«ta.
E megjithatë fëmijëria ime mbeti aty. Aty ku ka kaq shumë emra e kaq shumë njerëz e kaq pafund dashuri, përzier bashkë me dhembje. Në të vërtetë edhe kthimi në kohë nuk është pa trishtim anipse na ndihmon në artin i krijimit .
Gjithsesi kjo është një botë fëminore të cilën nuk mund të mos e tregoj, nuk mund të mos i kthehem, përdryshe do ta ndjeja veten pa identitetin e dinjite­tin që më dha kjo rrugë.
E për më tej, në fushë të letrave e të meditimit, po­etika ime më së shumti nuk është kurrgjë tjetër veçse nostalgjia për një kohë dhe për një botë njerëzore që kurrë nuk kthehet më.

Shtator 2012
 Hyrja e vĂ«llimit poetik "U DASHKA TE DAL NATEN VONE" 2012 
 

# 3 -  RECITIME NGA AUTORI:

KISHA DASHTË ME DEKË PËR S’ DYTI- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini

SHIRA LIRIKË- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini

GJITHE DITEN KAM QE TE KERKOJ-recituar nga vetë autori Kolec Traboini
https://soundcloud.com/traboini/gjithe-diten-kam-qe-te-herkoj-recited-by-author-traboini

VENUS PA KOKË- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini

GJINJË ÇAMËRIE- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini

DUART E NATALISË- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini
https://soundcloud.com/traboini/duart-e-natalise-recited-by-author-k-p-traboini

TANIMË LARG NUK SHOH- recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini


# 4 - FILM- POEZI  NGA  AUTORI:


GJETHE VJESHTE- filmi & recituar nga vetë autori Kolec Traboini
 http://youtu.be/liMqb5Pjrzg


AKUAREL - filmi & recituar nga vetë autori Kolec Traboini
 http://youtu.be/YqdBAblis1A


DIMRI NE BOSTON- filmi & recituar nga vetë autori Kolec Traboini


NË RRMAJ – Atit tim- filmi & recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini 
http://youtu.be/NWdAINd8WaU


MA VODHËN ATDHEUN - filmi & recituar nga vetĂ« autori Kolec Traboini 
http://youtu.be/ydOZWf9WTcY



SHQIPËRIME nga Kolec Traboini

JULIANNA BAGGOT
30 shtator 1969, USA

Julianna Baggot Ă«shtĂ« autore e 16 librave, romane e poezi, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t: "Vajzat flasin", "Familja e Mis AmerikĂ«s", "Madama", Princi i Fenvej Park","Ky vend i nĂ«nave"- poezi, "Dashuria e Lizzie Borden"- poezi, etj. Autorja e njohur amerikane J. Baggot, e cila ka botuar edhe me pseudonimet letrare Bridget Asher dhe N.N. Bode, Ă«shtĂ« profesore nĂ« Universitetin ShtetĂ«ror tĂ« Floridas. Poezia "Kur isha njĂ« vajzĂ« me emrin Monika" dhe “Edhe nĂ«na si Juda” shqipĂ«rohen e botohen me me dĂ«shirĂ«n e autores Julianna Baggot, qĂ« tĂ« njihet edhe nga lexuesit shqiptarĂ«.

KUR ISHA NJË VAJZË ME EMRIN MONIKA

Monika Levinski mendon Bill Klintonin
kur qëndron nudo përballë pasqyrës së hotelit.

Ne mund ta shohim njëri-tjetrin të mplakët
përballë një kamere a në faqe gazetash,
në degradim publik. Ndërkohë kjo ka nisur.
Shikoni përqasjen time më të re;
trupi im tashmë ndjehet i rënduar
në mes të shkumës së shampos,
e rrathëve të syve rrethuar nga sapuni.
Shikoni, shkëlqimi ka ik` prej lëkurës sime.
Nën sytë e përskuqur feks llamba e ngrohtë
që më jep shenjë se flokët më janë zbardhur
Faqet e tua janë mpakur.
Unë jam tronditur
si mund të shfaqesh kështu

as në televizion, as në kujtesën publike
ku ne tĂ« dy s’notojmĂ« mĂ« nĂ« shkĂ«lqim

por në intimitetin e dhëmbëve,
frymë e frymëmarrje.
Guxoj e të marr ty ca kohë
për një a dy ditë
si zog i fshehur në xhepin e vogël
ndërkohë imagjinoj
patjetër ti e di se si unë jetoj.
Pakëz kohë e zogu ikën
flatërimi lë gjurmë në sytë e përlotur
të jetës time. Ndjehem më e vendosur,
dhe bëj të iki kryelartë më përtej.
Por, sot ti më sheh krejt lakuriq
tek qëndroj para pasqyrës së hotelit.
Ti je një nga ata që më ke njohur më parë
kur isha shakaja me dritë e gjithë botës.
për cigaret, të brendshmet, veshjet me ngjyra
kur isha një vajzë me emrin Monika.
Mungesën e saj tashmë e ndjej,
më shumë se mungesën tënde.


EDHE NËNA SI JUDA

Ka dy të vërteta pafundësisht të pa cak:
Juda, për shembull, pema ku u var,
fusha e tij, imazh i fanepsur me para të përgjakura;
dhe nëna e burrit tim, si i puthi kokën të shoqit
shkoi e fjeti një natë me shoferin,
sepse nuk pati zemër
t’i thoshte burrit se ajo nuk e donte
ose mos vallë ajo ishte në dashuri
me atĂ« qĂ« s’e kish?
Kjo nuk ka rëndësi. Ajo është e pafalshme.
Dje, një grua lidhi fëmijën e vet
në karrigen e guzhinës e me lecka benzine i vuri flakën.
Nuk e di si mund të jetoj në këtë vend të nënave;
kudo ku hedh sytë ne lëkundemi prej degëve.
Në kopsht një trup që kundërmon ngado


Shqipëroi: Kolec Traboini



FILM HISTORI - PER SHKODREN NGA AUTORI:

DËSHMI NGA BARLETI 1504 – film dokumentar nga Kolec Traboini
Filmi më i mirë dokumentar i Kinostudios 1990



FINALE  - POEZI E FILMUAR NGA AUTORI:

MIGJENI SI KRISHT-  poezia & filmi nga Kolec Traboini