MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

Media Verlag Wienna nderon Kolec Traboinin



FALENDERIM

Të respektuem antarë të Jurisë “Media Verlag Vienna”Gjergj Jozef Kola Austri, Entela Rrjolli Gjermani, Robert Martiko Greqi, Ferdinand Nikaj Angli, Vasenka Rangu Itali!: 

Me kënaqësi mora njoftimin që më keni përzgjedhun e nderuem me “Bageta e Gjenise Jakova” e cila ndahet çdo Krishtlindje në nderim të pavdekshmit Prenk Jakova, për të cilën ju falënderoj përzemërsisht. Padyshim që çdo vlerësim që i bahet një autori asht nxitje për me mbrrit në një pikë ma të naltë në krijimtari e për të rrit përgjegjësinë në çdo fushë të publikimit, për çfarë dhe unë do të përpiqem për ta justifikuar nderimin që ma bani, duke shkue pas mësimit të Nanë Terezës, “Edhe nëse nuk mundena me ba gjana të mdhaja, mundena me ba çdo ditë gjana të vogla me dashuni të madhe.”

Me mirënjohje
Kolec Palok Traboini

Tiranë - Washington DC, 2019

Kolec Traboini poezi anglisht në revistën "Setu", Pitsburg, Pensilvania USA


K.P. TRABOINI
Bilingual monthly journal published from Pittsburgh, USA
https://www.setumag.com/2018/09/kolec-traboini-albania-america.html?m=1

Shitëse të bukura - poezi K.P. Traboini


SHITËSE TË BUKURA

Në rrugën Shyri ka njëmijë dyqane
me shitëse të bukura, tunduese, koketa
gjithë ditën shohin veten në pasqyrë
e s’shesin dot një palë këpucë të shtrenjta.

Njëmijë shitëse të bukura
kanë dyqanet në rrugën Shyri
shitëset janë të bukura mrekullisht
çmimet llahtarisht të çmendura.




NOSTALGJI PËR BRIGJET E DETIT

Më parë bregdeti kishte pak shtëpi
e një lokal të vogël “Breshka”.

Fare pranë detit, brigjeve të qeta
një rrugë të gjatë me plepa.

Ato janë shumë larg në kohë
veç valëzat ndër kujtime m`i sjellin

Pallatet me ballkone ajrore
nuk është e mundur të smbrapsen
tashmë...

Gjithçka që më fanitet si koha ime e blertë
është nostalgjia për brigjeve të detit.
 


Nga libri "U dashka të dal natën vonë"
2012


 

Mbi 10 mijë lexime Traboini poezi Anglisht


MBI DHJETË MIJË LEXIME TË POEZIVE TË K.P. TRABOINIT NË ANGLISHT NË WEB-SITIN ELEKTRONIK "POEMPIGEON". Në këtë LINK:

Vjeshta në portë - poezi, K.P.Traboini

 VJESHTA NË PORTË
K.P. Traboini krijime poetike 2019


Magjia që të jep pavdekësinë - nga K.P.Traboini



MAGJIA QË TË JEP  PAVDEKËSINË


Ari, elementi i vetëm që nuk e ka trupi i njeriut u zëvendësoka mrekullisht a fatalisht me poezinë...

Të sjell kënaqesi shqipërimi i rreth 160 autorëve të huaj që përbëjnë thesarin e poezisë botërore. WORLD POETICA të lodh e mundon për ta përshtatur në shqip, por të jep edhe sadifaksionin si krijues. I vetmi element natyror që nuk e ka trupi i njeriut është ari. Po ta kishte, mjekët e kohëve të vjetra thonin se njeriu nuk do të kishte vdekje. Duke dashur pavdeksinë, një perandor kinez në moshë të re pranoi që ti fusnin në ushqim sasi të vogla ari. Por pikërisht ai mbas ca kohe vdiq. Konsiderohet perandori i vdekur në moshën më të re në historinë e Kinës së vjetër. Magjia e arit paska qenë që të jep pavdeksinë... por edhe të merr jetën.
Ndoshta njeriu e zëvëndeson mungesen e arit me thesarin e Poezisë. Por edhe kjo pothuajse në të njejtën linjë është. Aq shumë ngjasin. Aq shumë të çmuara janë. Shumë lavdi kanë dhënë e shumë jetë para kohe kanë marrë.

K. P. Traboini
8 shtator 2019

WORLD POETICA
______________

ANNA AKHMATOVA
NUK E DI NË JE GJALLË APO KE VDEKUR

Nuk e di nëse je i gjallë apo ke vdekur.
A mund të kesh një shenjë mbi dhe si dallim
Kur shuhet dielli e bie errësira
Që varroset në mendjen time në amshim.

Të gjitha për ty: lutje të përditshme
Pa gjumë në kokë gjithë natën rri
Dhe vargjet e mia të bardha mbeten
Pakrehur, në blu zjarri digjen sytë e mi.

Askush më shumë s’ më torturoi e gëzoi
Më shumë jo kurrsesi
Më braktisi e më vuri në dhembje
Askush më shumë s’ma përkëdheli dhe harroi si ai.



DRITHËROJNË DUART E MIA

Drithërojnë duart e mia nën vellon e errët...
"Pse je kaq e zbehtë, pse të ka humbur çdo gëzim?"
- Sepse kam bërë të dashurin të dehet
e të mbulohet me trishtim.

Kurrë nuk do të harroj. Shkoi jashtë, i tronditur;
me buzët që i nxinin, të ngrira, të ftohta
zbrita poshtë shkallëve, pa prekur kangjellat
dhe e ndoqa deri tej tek porta.

Mbytazi i mërmërita: "Mos vallë kjo ish një shaka?
Mos më lër të lutem, ndryshe ke vrarë një njeri!"
Ai më buzëqeshi, oh, me një qetësi të habitshme
dhe tha: "Eja, ende do të lagesh në shi?".

Shqipëroi: Kolec P. Traboini
Washington DC, mars 2016

Nga libri WORLD POETICA  2019
Pantheon Books ISBN 978-9928-04-460-0