MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

ÇAMJA E BUKUR - Poezi- K.TRABOINI



Vajze çame nga Suli -Katerina Boçari

K. TRABOINI

Çamja e bukur


zura mike një belhollë
çame e bukur nga Filati
zgjuar ëndrrash, ik mes klithmash
përmes flakësh edhe zjarrit

larg vëndlindjes rritur shtatin
me pikëllim në syt e zi
për shtëpi e për një vatër
për një pjergull në Çamëri

për një gjysh e për një gjyshe
për një vëlla që vranë në portë
ish i brishtë si një ëngjell
e mes ëngjejsh shkoi n’ atë botë

më tek lumi i Kalamait
nuk u kthye të lodrojë
as të pij dy doçka ujë
ujë prej bore në burojë

se dhe lumi është përgjakur
në pikëllim është bërë i zi
Zervas kur u erdh tek praku
dhe me plumb vriste fëmijë

burra e djem kur i vrau
vetëm se ishin shqiptarë
por as nënat s'i kurseu
greku i egër e barbar.

thonë dhe zogjtë e malit ikën
të tromaksur matanë detit
më s'dëgjohen cicërima
veç e qara e një shelgu

"kur do vinë çamvogëlithët
bashkë me zogjtë kur do vinë
mos janë rritur të tromaksur
që kur moren arratinë?…”

eh, si mbet Paramithia
e shkretuar e pa jetë
veç ca pleq rrinë në porta
e sikush me vete flet

se ata që mbetën, pakëz,
nuk guxojnë të thonë një fjalë
se u thonë janë grekër
kurrsesi nuk janë shqiptarë...

këto flas me çamen time
me veshtrimin përtej detit
shpirti bashkë me dallget ikën
dashurisë ti gjej bregun...

* * *
Zura mike një belhollë
që me ngjet me vajzë suljote
më të mirat, më të bukurat
e me trimet e kësaj bote.


30 prill 2008

KOLEC TRABOINI


Lumi i Kalamait në Çamëri( huazuar nga F.Terziu Blog)

Perendim në Pargë

LOTËT E GRAVE - lirika




Lotët e grave

Mos qaj, mikja ime, mos qaj
ani pse lotët e kanë një funksion
qartësojnë shikimin
të bëjnë t'a ndjesh më shumë ajrin
të biesh në dashuri me tulipanët dhe qiellin
pasi të ketë rënë dhe pika e fundit e shiut...

nëse tundimi a gëzimi të mund
në krahëror e ke një gulç vaji
që do të ikë nga kafazi si zog
kur të qash, më thuaj
e pikën e fundit të lotit tënd
mos harro t' ma ruash

do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin...

26 prill 2006



Gjinjë Çamërie


lërmë mua të këndoj për gjinjtë
ç'ne ti?!
apo ju vajzat e Çamërisë
e keni Egjeun tek këmbët
dhe ishujt e Safos përballë....

ndërsa unë i mjeri malësor, veç male
përtej kufirit s’i ju, trojehumbur
me pak liqen Shkodre që shoh nga largësitë
si një pasqyrë ku shihen Zotat
e krihen zanat e Bjeshkeve të Namuna.

kur dallga e Egjeut brigjet të rrahë
në mos sot, nesër, a pasnesër
gjithmonë do të pres
të m'i sjellësh ata gjinjë Çamërie
që pikojnë si yjet e Udhës së Klumshtit

në gjoks e në krahë do t'i marr
t'u këndoj me lahute një këngë Malësie…


Kaçurrelat

dashuria ështe një fytyrë e bukur
që dua të më buzeqesh tërë jetën
…a i ke akoma kaçurrelat e zeza
që dikur ti mbaja në prehër?!


Për një nimfë ëndërroj

pasioni për të gjetur nëpër botë më treti
amëlsia e flladit, çdo mengjes e mbrëmje
më ringjall shpresen
se nje ditë do të dalësh prej detit...

Ikja e fundit

çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet
puthjet s’mund ti shkulim nga buzët
as ti ndukim nga mendja
sa kohë gjallë jemi permi dhè

idili ynë me ne do të vdese
kur rrugën të marrim për atje...

në shkofsha i pari, do kthehen në kujtim
në imazhe dashurie që rrojnë ende...
edhe për ikjen e fundit, paska një ngushëllim
puthjet që tek buzët e të dashurave le.

Pikë vere

gjithmomë të kam menduar si shishe vere
deri në fund të kam pirë në trallisje poetësh
ende me frymëzon të shkruaj - çfarë do të thotë
se ka edhe nje pikë vere në gotë...


Arkapi në qiell


kurrë nuk e mendoja sa shumë diell
kishin ishujt e Egjeut
ku përvëlohej jeta ime mergimtare

por ai diell nuk ish më zhuritësi
kish një tjetër brenda meje që më shkretonte
e ai ish mall - zjarri që të djeshmen ma dogji
kur ika prej antikohës sime në marramendje
për të kapur qiejt që më ishin ndaluar
e tash prej largësive më tundon ëndërrimi
për të hapur një arkapi në qiell
për të zbritur përmes litarëve të shiut
në një kohë tjetër, si ndër ëndrra
si Eliza në një botë që nuk gjendet

për të qëndruar tek borduret e lulishtes
të studios sonë, kur dikur bënim filma
ku dikur shpenzonin shpirtin
me nje çmim aq të lirë
se liria asokohe, o vellezër, nuk vlente
as sa një m... bolsheviku.

më kaplon ëndërrimi të shkoj në atë kohë
të takohem me miqtë e dikurshëm
e spiunët ti shoh drejt në sy, pa droje
të dy palëve tu jap një kafe në klubin e vogël
në fund të oborrit te Kinostudios
nën hijen e pishave...

digjem nga malli i mërgimtarit
shtegtuar drejt ëndrrave, duke lënë pas veten
fshehur nëpër shkurret e fëmijërisë së brengave
duke lënë pas kohën që nuk ka kthim,
e bashkë me kohën një jetë në mjegull
a rënë përdhe si halat e pishave
në një peisazh gri – kohë mizori
që nga largësia e viteve më ngjan
me një anije të braktisur, imazhi i së cilës
ankoron ende frikshëm në celuloidin e mendjes.

edhe në u kthefsha ndonjëherë, ...i them vehtes,
nuk do ti gjejë kurrmë miqtë e vjetër
sepse të shumtit u shpërndanë nëpër botë
si zogj të tromaksur e vetharruar
ca prehen në gjumin e përjetshëm

në Tufinë a kodrat e Yzberishit
nën hije qiparisash si Ismail Zhabjaku
a shpirti prej ëngjëlli e quajtur
Adriana Elini-Xhajanka.

Diana Diamanti-Kasneci
me gërshetin e bukur e të gjatë
që prekte ëndërrimet tona
tek na zgjonte dëshira
të frikshme herë-herë

të hapej ai gershet në qiell
e ne sipër tij si në Arken e Noes
prej kataklizmës së kuqe të iknim
nëpër të tjerë qiej të fluturonim.

na la një burrë i urtë si Gjergj Mazrreku
me Bujar Çullain kurrmë një gotë raki
si tek Breshka e Plazhit të Durresit, s’e piva
Xhemal Koçin e takova për të fundit herë
tek vraponte në Shkodër pas tufës së kuajve
për filmin"La America", ku e la zemra
e mjaft miq të tjerë që nuk janë më
e me se fundi, shpirti i dhëmbjes
Gëzim Erebara
që Zoti nuk e di pse na e mori...

ata që kanë mbetuar
mbi supe kanë peshen e mbijetesës
që shpesh herë thërmon njeriun
si kum deti - edhe artin edhe jetën.
çdo dite e nga pak, duke u plakur
si guacka një molusku ndjehem
tallazet e jetës më kanë përplasur diku
në një kënd të botës, ku kujtimet
marrin vlerën e një realiteti të vdekur...

Si mund të hap një arkapi në qiell
të zbrez sërish në kohen time?!


Hymn klithmës

na duket se jemi të mbaruar
të gjallë por të shuar
ç'ka qënë për t'u thënë - është thënë
ç'ka qënë për t'u shkruar- është shkruar
ç'ka qënë për t'u bërë - është kryer
e përkryer
doli njeriu edhe në të tjera orbita.

na duket se na mund e shkuara
ani pse mbi shpatulla na rëndon
koha jonë sizifiane
që pa zërin tonë nuk ka të ardhme
as të sotme e as të shkuar.

nëse hesht një brez, këputet një verigë
vrasim vetveten ende pa lindur
se për atë Zot
me një klithmë vjen në jetë njeriu
e qoftë për atë klithmë- ja vlen të jetosh
ani pse kokëulur - ti gëzohesh!

Përrallë nga koha e rinisë

korçarkat janë për dashuri
më thotë ende rinia ime e parë
mbetur peng në shekullin tjetër
tek një vajz
ë që është bërë gruaja
e tjeterkujt - por e imja mbeti
nder kujtime.

i thosha, dale, moj korçarkë
pse më vjen në dhomë pa pritur
po të shikojnë këta të Turizmit
moj e dashura ime.
s'ka gjë ma kthente pa ndaluar puthjet
Tatin, sportelisten, e kam shoqe
e hidhej mbi mua si luaneshë e zjarrtë
epshore si kurrnji tjetër.

dhe bënin çfarë na pelqente
unë poshtë me atë mbi vete
aso kohe, se tani është serioze
ka tituj të lartë, ka ambicje
pushtet, lavdi e ca shoqata
sa nuk i del koha as për sekse.


...korçarkat janë për dashuri
më thotë ende rinia ime e parë
mbetur peng në shekullin tjetër
tek një vajzë korcarkë

që tashmë është bërë grua
e flet në konferenca me ton autoritar
dhe nuk kujtohet se si t
ë fundmen herë
tek rrinim në muzg, të dy shtrirë mbi bar
tek liqeni i Tiranës të brëndshmet m'i la
e iku e xhindosur nëpër natën me erë
kurrë pa u kujtuar të vijë sërish ti marrë...

sa më ka vënë në dilema e dyshime
se kjo kohë apokaliptike nuk ka nevojë
për brekë....


________________

"Do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin..."


_______________________________