MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

🟪 Traboini dhe (anti)misoginia - nga Dr. Fatmir Terziu

TRABOINI DHE (ANTI)MISOGINIA
Nga Dr. Fatmir Terziu

Poezia dhe tërë krijimtaria e shkrimtarit, poetit dhe kineastit të talentuar në vite, Kolec Traboini është jo thjesht një depozitim në kulturën e gjerë e të begatshme letrare shqiptare, por një mesazh tejet i artë në tërë lëminë e trashëgimisë. Si e tillë vepra e Traboinit meriton respekt për disa arsye. Me vëmendjen tek respekti për këtë krijimtari le të fillojmë me radhë argumentin në analizën tonë. Është së pari një dashuri dhe jo një misogini (akt urrejtje) që vjen nga vargu dhe krijimtaria e Traboinit për seksin e kundërt. Dhe kjo dashuri brenda dhe jashtë disa kornizave letrare të misoginisë gatuan me vetë penën e krijuesit shqiptar mesazhin që ia lë në hyrje ‘bedenave letrare’ të “Itaka Grua” ku thekson “... do mbledh të gjitha lotët e grave të botës të bëj me to një varëse për Diellin...”. Pas këtyre vargjeve të koduara vetë dekodimi i tyre kulturor është një akt që kryhet në dimensionin e respektit dhe tërë lidhjeve me shpirt-krijimtarinë e tij artistike. Le të sqarojmë paksa lidhjen dhe tendencën e pikës së parë, si një kundërshti, por edhe si një përdorim në vlera të kapshme dhe të tendosura filozofike për lidhje-jetën. Është kjo lidhje dhe kundërshti mes vetë misoginisë. Si e tillë misoginia (loja/apo nga origjinalja në gjuhën greke m
ɪsɒdʒɪni) është në thelb mospëlqimi i grave, ose urrejtja ndaj këtij seksi. Misoginia pra siç e cituam vjen nga gjuha greke, një term që herët në poezinë greke zuri një vend dhe debat, i cili u vazhdua më tej edhe nga poetë të tjerë dhe kritikë e analistë perëndimorë, që ndërtuan lidhje të tërthorta mes fjalës misoginia (μισογυνία) nga misos (μσος, urrejtje) dhe gynē (γυνή, grua). Pra në lëminë e poezisë edhe pse ky person që i rrëfehet këtij termi lidhet me atë që në thelb është ‘se i urren gratë’ dhe quhet një misoginist, në thelbin letraro-poetik ai, pra poeti ndërton një marrëdhënie emocionale të tillë për të rrëfyer më shumë se urrejtja dhe dashuria. Një poezi e përafërt me këtë tematikë, dhe për të ndërtuar më mirë kuptimin dhe thelbin e saj është poezia e poetit Richard Moore. Poema e tij “MISOGYNIST'S LOVE” (Dashuria e misoginistit) ka marrëdhënie të tilla që lidhen me moshën, kur dashuria përkeqësohet, dhe me faktin që seksi i kundërt mbetet një anatemë mes vargut “Tani ju: një person i mirë!”. Dhe pastaj vazhdimi që pason atë mes një stigme statike dhe misoginie reflektuese, të acartë shpirtërore: “Mirësi, ndjenja të thella të përbashkëta/kur unë isha përgatitur tërësisht/për një tjetër femër bandite./Unë nuk jam i sigurt që unë mund ta duroj.”

Një poezi e tillë le dyert hapur për të kuptuar edhe poetin Traboini, sidomos tek poezia e tij “Ikja e fundit” të cilën për hir të kësaj lidhjeje dhe për ndihmë të lexuesit po e sjellim të plotë: “Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet/puthjet s’mund t’i shkulim nga buzët/as t’i ndukim nga mendja/sa kohë gjallë jemi përmbi dhe/idili ynë me ne do të vdesë/kur rrugën të marrim për atje.../në shkofsha i pari, do kthehen në kujtim/në imazhe dashurie që rrojnë ende.../edhe për ikjen e fundit paska një ngushëllim/puthjet që tek buzët e të dashurave le.” Siç shihet në thelb autori nuk le shenja misoginie në këtë poezi, veç faktit që kuptohet nga filozofia e saj mes termit të pashfaqur, simtomë e ndarjeve, apo “urrejtjeve” pa shka që fshehin dhe herë mbulojnë e zbulojnë dashurinë dhe misogininë e autorit. Autori zgjedh fundin të plotësojë mesazhin e tij, por edhe të japë një akt të ndjeshëm në këtë pikë analizë.
Së dyti poezia e poetit Traboini në këtë rast është një poezi e shkruar nga një kënd burrëror, (mashkullor), ku elementi i ndërthortë i gjinisë karakterizohet nga dashuria dhe refleksi respektues për të. Dashuria dhe marrëdhëniet gjinore në tërë strukturën e poezisë së Traboinit karakterizohen nga lidhje të forta njohurish dhe njohjesh të agravuara historike. Kjo shihet tek poezi të tilla si “Kuti e vlerave”; “Visoret e Diellit” etj. Tek kjo e fundit është kjo tërthori që sjell qartë mes vargut “të marrët!/edhe Homeri mbase kështu thoshte/teksa në fantazinë e të verbërit/i përndizej Helena e Artë/të marrët/të marrët/të marrët”. Po të vërejmë me kujdes këtë fuqi të vargut të Traboinit, të cilën e lexojmë edhe me gjuhën e kritikës shqiptare të Jorgo Bulos (1976), kur citon se “problemet e traditës sonë letrare janë shprehje e ndërgjegjes së njësisë etnokulturore të popullit shqiptar”; me analizën e Anton Berishës, që e sheh tek “pasionet dhe shfrimet e zemrës” (1978) apo edhe tek kritika e Rexhep Qosjes që e sheh këtë si një “kult të së shkuarës”(1968). Duhet theksuar se ashtu si Bulo, Berisha, Qosja dhe mjaft të tjerë që pasojnë kritikën shqiptare në vite, emra të tillë si Fetiu, Aliu, Vinca, Jasiqi, Mekuli, Hoxha, Matoshi, Kraja, Kryeziu, Ismajli, Hamiti, Gashi, Shita, Dërvishi, Gega, Jaka, Rugova, Agani, Latif Berisha, Doda, Hysa etj. kanë pasur parasysh një fakt sublim atë që në shekullin e 17 kjo risi në krijimtarinë Perëndimore u hap me një aspekt të ndryshimit të madh social e cila arriti kulmin në ekzekutimin përfundimtar të mbretit Charles I në vitin 1649. Kjo krijoi një atmosferë të konfliktit që i dha shansin të përhapet më shumë në segmente të caktuara të letërsisë së periudhës. Shkrimet e John Donne janë plot ndjesi me këtë ‘konflikt’, duke shprehur e duke reflektuar me përmbajtjen e tyre një pamje të dashurisë por dhe një analizë të ‘grave radikale’. Në këto krijime shihet edhe një shfrim me cinizëm të ndryshuar nga ajo që brezat e mëparshëm të poetëve na kishin dhënë. Kështu nga analistët krijimtaria e John Donne, sidomos ajo që lidhet me fenomenin e dashurisë është parë si e devijuar shumë nga filozofia mesjetare e dashurisë, e cila kishte qenë e shprehur në poezinë e dhënë nga sonetet e gjigantëve të tillë poetik si Sidney dhe Petrarka.

Pa u zgjatur në këtë lidhje historike, por pa vënë itinerar ndjesor apo ngjashëm kundrinues, tërë aspekti që lidhet me shfaqjen simbolike të dashurisë së poezisë maskuline të Traboinit dendet mes vargjesh të tilla “Plasa t’i bind miqtë e mi piktorë/se shqiptarka e Italisë/ka sisët më të bukura në botë/e se Udha e Qumështit zë fill/në thithkat e saj...” (Sisët a Anave); në poezi të tilla si “I dashuruar me një karficë”; “Tundimet e Circës” etj. Kështu një shembull i qartë i universalizimit të dashurisë është parë në "Maria Laforët" me vargjet e saj “mendo për një çast të mos kishte Marie,/përtej të tashmes do të kish veç pikëllim/çdo mëngjes më me gëzim zgjohemi/kur shpresojmë me Marien të kemi takim...” Ne shohim një marrëdhënie shumë më të balancuar të shprehisë së dashurisë dhe fuqisë saj tunduese, por edhe ndjejmë emocionet nga këndi maskulin edhe në vargje të tilla si “Pasioni për të gjetur nëpër më botë më treti/amëlsia e flladit, çdo mëngjes e mbrëmje/më ngjall shpresën/se një ditë do të dalësh prej detit...” (Për një nimfë ëndërroj).
Emocionet e Traboinit janë përshkruar shpesh duke përdorur imazhet sezonale, me të shpeshta kontraste midis të nxehtit dhe të ftohtit, midis asaj që autori e quan “Përrallë nga koha e rinisë”: “tek rrinim në muzg, të dy shtrirë mbi bar/tek liqeni i Tiranës të brendshmet m’i la/e iku e xhindosur nëpër natën me erë...”.
Shpeshherë Traboini, dhe kjo është pika e tretë, krijon një ton shumë ironik, në të cilën ai shkund dhe sintaksën më të fortë të gjuhës, dhe shkërmoq mendimet veç e veç, për të dhënë imazhin e atyre idealeve të ndërtuara kallp. Poema “Çamja e bukur” fillon me, “Zura mike një belhollë/çame e bukur nga Filati/zgjuar ëndrash, ik mes klithmash/përmes flakësh edhe zjarrit/” duke na dhënë kallpin e “Zervas kur u erdh tek praku” dhe kur me “plumb vriste fëmijë”...

Por kryesore dhe tejet e rrëndësishme është forca e vargut të Traboinit tek perspektiva me të cilën janë parë gratë në poezinë e tij. Poezia e tij ka detajuar dhe nga detaji i saj e ka shkurtuar distancën e akullt me të cilën gratë shihen dhe konceptohen nga elementi mashkull. Por në fakt (nga një perspektivë moderne), kjo çon shpesh në pasazhe dhe ndjenja të cilat mund të përshkruhen si lidhje misoginistike. Spektrit të opinioneve të tij poetike, megjithatë, duket se i është afruar një gjuhë me një gamë të lakueshme që rreket mes mishërimit dhe barazisë inekzistente të dashurisë. Traboini në mjaft poezi të tilla si “Trillet e ngjizjes” apo “Hymn klithmës”, e vendos objektin e dashurisë mbi një piedestal të lëvizshëm si në ‘lumenj’ apo edhe tek “koha jonë sizifiane”. Por, Traboini në një kënd tjetër ridimensionon me një kthesë të fuqishme tipike të vargut të tij deri në përshkrimin më të fuqishëm figurativ poetik didaktin e normave shoqërore. “Fjalë pa fund” apo edhe “Zogjtë e shiut” janë metafora të fuqishme që përmbyllin deri në efektin më të plotë këtë marrëdhënie intuitive të vargut në perspektivë.
E kam theksuar edhe më parë në analizat e mia për poezinë e këtij poeti, se  “poezia e Traboinit shkon tek syri i lexuesit e stolisur, dhe jo e mbingarkuar, e zbukuruar për të nusëruar...” (Terziu, 2009). Por me sa duket në këtë “nusërim” fjala që lidh shpirtin poetik dhe vargun tipik të Traboinit në një fushë të begatë e të plortë delikate është më shumë se respekt, një përkushtim.

www.fjalaelire.com

🟩 Poezia dhe personaliteti i Kolec Traboinit - nga Luigj Çekaj

POEZIA DHE PERSONALITETI I KOLEC TRABOINIT

“As Eva as Adami nuk ishin antarë partie...
Këtë gjë njerëzimi e di, prandaj dije dhe ti!”
Evgeni Jeftushenko

Nga LUIGJ ÇEKAJ

Me aq sa më kujtohet mua, ka qenë fundshtatori i vitit 1973, kur sapo zbrita shkallët e Filialit të Universitetit Luigj Gurakuqi ku studioja në vitin e dytë të inxhinierisë mekanike dhe dola në rrugë takova rastësisht, ish mikun dhe ish mësuesin tim të paharrueshëm poetin Frederik M. Rreshpja, i cili më propozoi që të pinim nga një kafe diku, duke përjashtuar, si për çudinë time, vetëm klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Veteranëve të Luftës, të cilët ndodheshin tok... në të njëjtin midis!
“Më ka rënë në dorë një kryevepërz e Jeftushenkos”, tha Riku, sapo zumë një tavolinë në kafene, “prandaj thashë se për të lexuar një poet rus, vend më të përshtatshëm se këtu nuk ka”!
“Monologu i një të pasnesërme”, titullohej poezia që fillonte me dy vargjet e cituara më lart. “Është tërësisht kundër-revolucionare” nxori si konkluzion Rreshpja pasi e rilexuem vjershën dy-tri herë. “Po, po, me këtë poezi – shtoi - Jeftushenko ja ka vënë minat si burrat... pushtetit të sovjetëve të cilët e kanë shndërruar Rusinë në një vend ikonash dhe hatash!” Në çdo varg të ri, poeti i madh, jo vetëm që nuk zbutej por egërsohej edhe më fort si për të arritur tek shpërthimi si vullkan i ca vargjeve bombarduese që formuloheshin me protestat e ma poshtme: “Po ku është partia e vejushave e invalidëve... pelegrinëve, Partia e Jezusave... e familjes e fëmijëve?!...”, sikur ulërinte E. J. duke ri kërkuar lirinë e popujve të robëruar...
Ndërkohë, pasi e palosi vjershën me kujdes dhe e vendosi te çanta e zezë, Riku më pyeti befas nëse e kisha marrë apo jo, një libër të ri me tregime që titullohej: “Petalet e bajames së hidhur”, dhe që kishte si autor Kolec Traboinin?! Pastaj, kur vetë u përgjigja me jo, Frederiku më shpjegoi se si Koleci ishte njëri nga studentët më të talentuar që ka qyteti ynë Shkodër sot, se tregimet i ka të shkëlqyera dhe se në një të ardhme jo shumë të largët, ai do të bëhet, pa dyshim, një nga personalitetet e rëndësishme të letrave shqipe... Ashtu sikur dhe ndodhi vërtetë me Kolecin pas vitit 1995, kur Traboini, i zhgënjyer si shumëkushi, u nis me nxitim drejt Evro-Amerikës. Krijimtaria e begatë letrare e K. Traboinit, gjatë studimit të të cilës shpesh herë më ka rikujtuar desidencën e Jeftushenkos, bile edhe ashpërsinë e bitnikut amerikan siç e kanë quajtur ndryshe Alen Ginsberg-un, është vlerësuar nga një mori shkrimtarësh dhe poetësh...
Editorit të gazetës Dielli z. Dalip Greca, ka shkruar: Vëllimi poetik “Koha e Prostitutave” i Kolec Traboinit, i ngjanë një deti të trazuar plot me tallaze, ku shpërthejnë fortunat e një shpirtit poetik, dhe ku lëngon një zëmër e ndjeshme, e cila rreh dhe vuan bashkë me... Atdheun. Koleci në fakt, megjithëse ka punuar gati një çerek shekulli në ish Kinostudio, më shumë se çdo gjë tjetër ai është një poet i dhembshur, trim dhe kryeneç si rrallëkushi?!
Pas rënies së diktaturës dhe deri më sot, Traboini ka botuar rreth tridhjetë vepra të gjinive të ndryshme letrare, midis të cilave, sikur do t’i shihni, shquhen poezitë e këtyre pesë librave:
1- Fajin e ka Hekuba, 2- Nokturn, 3- Rekuem për një gjethe, 4- Koha e prostitutave dhe 5- Orakujt kanë zbritur në Ferr.
Libri “Orakujt kanë zbritur në Ferr” është ndërtuar mbi strofat e pikëlluara të një elegjie si të pafund, e cila përbëhet prej 17 Gjamëve e të një Kryegjame dhe ca koraleve aty këtu. Gjama (ose gjëma në gjuhën e njësuar), është një vajtim apo disa vajtime që u bëhet të vdekurve dhe megjithëse është një ritual pagan, edhe sot e kësaj dite e ushtrojnë kryesisht veç shqiptarët e krishterë të krahinave veriore si p.sh. Malësia e Madhe, Dukagjini, Mirdita, Nikaj-Mërtur etj. në të njëjtën kohë kur dihet se Gjama tek ne shqiptarët është më e vjetër se Homeri dhe se ardhja e Jezu Krishtit në këtë botë.
Tani, se cilit njeri të vdekur apo vendi, në prag të vdekjes, ja u ka përkushtuar Traboini kësisoj vajtimesh të trishtuara besoj se është tejet e qartë mjafton që t’i hedhim një sy kryeqytetit të Shqipërisë pas tridhjetë vjetëve demokraci dhe do të bindemi kollaj.
Vargjet e disa gjamëve, më se një herë, ka shkruar analisti dhe njohësi më brilant i poezisë së Kolecit, Anton Gojçaj, megjithëse lidhjet mund të jenë tepër të largëta dhe të imta, më kanë rikujtuar një fragment nga Ungjilli sipas Lukës ku, siç dihet, vetë Jezu Krishti i drejtohet Jerusalemit: “Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e me gurë i mbytë ata që të dërgohen!” (Luka 13:34).
“Shqipëri vendi im dhe i mundimeve njerëzore/Deri kur do t’i lësh pjellat tua/Të bredhin rrugëve të kësaj bote/ Për ca euro-dollarë të fituar me zor/ Duke larë pjata për bukë një poet a doktor!”, ka shkruar Traboini në Gjamën e dytë, duke u dhënë të kuptojnë të gjithë atyre që dëshirojnë të ikin nga vendet e tyre, se emigrimi i tanishëm është një zgjidhje tepër e vjetruar për të mos përdoruar fjalën e ashpër shkatrruese... deri në shpërfytyrim! Lexo tregimet e O. Henrit!
K.Traboini sikur ka dhe titullin “Mjeshtër i Madh” është mjeshtër i gjetjes së rimave dhe i trajtimit të figurave të ndryshme stilistike, ku bien në sy krahasimet dhe metaforat, por edhe metabolat, alegoritë, hiperbolat dhe sarkazma, që duke e kryer gjithsecila funksionin e vet, në vartësi të gjuhës së pasur poetike të Traboinit, i japin poezisë një thjeshtësi tepër të veçantë për t’u kuptuar.
Duke e lexuar këtë poet, si të “padisiplinuar”, jam i bindur se dashamirësve të poezisë do t’u kujtohen radhazi korifenj të tillë letrash si Zef Serembe, Atë Gjergj Fishta, Ali Asllani, Fan S. Noli, Bukovski, bile edhe U. Uitmen e Jeftushenko, siç e kemi cekur qëllimisht qysh në fillim... Duke ecur në këtë rrugë Traboini është vetkthyer në njërin nga ata poetët e “pavetëdijshëm”, të cilët Platoni para mijëra vjetëve i dallonte kështu:
“Kam arritur në përfundimin, se nuk është mençuria ajo që u jep mundësi poetëve që të shkruajnë poezi, por është një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek Orakujt dhe Profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta, pa i ditur fare kuptimet e tyre... si Hyjnore do të theksoja unë”!

Revista “Jeta katolike” f.32-34, New York, janar-mars 2019
Shkrimi shoqërohet me një cikël poetik.

🟩 Kush është Poeti? - nga K. P. Traboini

KUSH ËSHTË POETI?
Nga K.P. Traboini

Jeta e vërtetë e poetit fillon atëherë kur zhduket arkeotipi. Poeti është si perla që del prej thellësive të detit për të vezulluar përgjithmonë në rrezet e diellit. Në këtë sens ata e lënë shpirtin e vet të rrezatuar përmes zinxhirit njerëzor me kalim të parendur.
Por, ndodh që edhe të harrohen. Të harrohen jo se nuk kanë vlera, porse, në këtë mishmash idesh, ambicjesh, hallesh të përditshme, këputjesh të lidhjeve mes hallkave të pushtetit dhe artistëve, po ndodh një përçudni që arti e artistët të konsiderohen si një handikap ekonomik dhe social. Disa autorë patën jo vetëm fat tragjik, por u shoqërua me një lënie në harresë e jashtë vëmendjes.
Për të mos i lënë në harrim, ata me të cilët patëm thuajse të njëjtin fat të jetonim një kohë me peshë kolosale mbi shpatulla, por që tani nuk jetojnë më fizikisht, vendosëm të mbledhim nektar e polen prej shpirtit të tyre e t‘i vëmë pranë njeri-tjetrit, ashtu si ndoshta kurrë në jetë nuk kanë qenë.
I vetmi kriter në këtë përzgjedhje të albumit poetik “Kujto poetin” është respekti, dashuria, mirënjohja për kolegët tanë poetë që shpirtin e tyre e kanë të derdhur në vargje, me dëshirën e mirë për të krijuar një traditë në vazhdimësi, sepse mendojmë se poeti duhet ta mbajë poetin edhe në të gjallë, edhe në të vdekur.
Në këtë përkujtimore paraqiten dyzet autorë që nuk janë më, nga të cilët tridhjetë nga Shqipëria, katër nga Kosova, një nga Tetova, një nga Çamëria, një arberësh nga Kalabria si dhe poetë nga Diaspora.
Katërmbëdhjetë nga poetët e paraqitur nga Shqipëria, thuajse gjysma, kanë qenë të persekutuar dhe të dënuar, nga këta, pesë të ekzekutuar nga diktatura, Lazër Shantoja, Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela. Nga të arratisurit pas luftës së dytë botërore, një i dënuar me vdekje në Itali, por i amnistuar, Isuf Luzaj, poet e filozof, që ka dhënë mësime në disa universitete, Argjentinë dhe Amerikë, deri në Harvard dhe ka patur lidhje e komunikim me Borgesin dhe Nerudën, si dhe Arshi Pipa, ish i burgosur i arratisur, profesor në disa nga universitetet më prestigjioze amerikane.
Më i madhi lirik i kohës, Frederik Rreshpja, shtatëmbëdhjetë vjet të jetës së tij i kaloi në mungesë të lirisë. Edhe mbas kësaj, ai vazhdonte të shkruante mrekullisht, madje dhe më magjishëm se më parë. Ai bëri të përmbyset dhe ridimensionohet tërë koncepti dhe shkalla hierarkike e poezisë.
Poeti me fat tragjik Viktor Qurku, i imponuar nga rrethanat, kreu vetvrasje. Por nuk mendojmë se me këtë desh të vriste edhe poezinë brenda vetes. Të vetmen gjë që ky poet tragjik nuk do të donte ta bënte është vetvrasja e poezisë së tij si vetvrasja e trumcakut migjenian.
Sa më shumë shkojnë vitet aq më shumë vjen në rritje figura e Trifon Xhagjikës, në etjen e tij të pashuar për liri e dinjitet, i cili meriton të konsiderohet më i madhi poet disident i deklaruar i kohës së diktaturës, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën. Poeti ynë pa iu dridhur qerpiku u tha atyre që po e dënonin:
- “Më sillni një top, të qëlloj sistemin tuaj!”.
Ne, gjithmonë e përftyrojmë Prometeun një atlet trupmadh, por në të vërtetë paska qenë ndryshe. Trifon Xhagjika na mësoi se si mund të ishte një Promete lirie, trupvogël por që krijon me zjarrin e shpirtit.
Kurrë nuk duhet të harrojmë se Poezia e vërtetë gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka qenë e mbetet pararoja mbrojtëse e dinjitetit njerëzor.
Ndaj: Kujto Poetin!
Poetin e vërtetë, të pakompromis. Atë që nuk të fsheh asgjë por, të jep në dorë drithërimat e shpirtit dhe rrahjet e zemrës së vet. Atë që thotë vetëm të vërtetën e vet emocionale, pa asnjë mbulesë e artificë e që pas kësaj, ajo bëhet e vërteta jote estetike dhe pjesë e pandarë e botës tënde. Atë gjithherë e ke mik të shpirtit - edhe nëse në mes të gjallëve nuk e gjen.

© Nga libri "Kujto Poetin", Botimi  Obelisk 2011

 JEHONË I BOTIMIT NË SHTYP
 
 Nga gazeta "Panorama"
“Kujto poetin”, homazh për poetët e dënuar “Kujto poetin”, kështu titullohet libri-album, i cili u kushtohet 40 poetëve shqiptarë, të cilëve diktatura i rezervoi një fat tragjik. Disa u vranë, të tjerë u mbyllën qelive, të tjerë u dënuan me harresë. Një libër i përgatitur nga poetët Kolec Traboini dhe Iliriana Sulkuqi në segmentin gjeografik Tiranë-Boston-New York, i cili u prezantua në Akademinë e Arteve. “Në këtë përkujtimore paraqiten dyzet autorë që nuk janë më, nga të cilët 30 nga Shqipëria, katër nga Kosova,Azem Shkreli, Din Mehmeti,Rrahman Dedaj dhe Enver Gjergjeku, një nga Tetova, Murat Isaku, një nga Çamëria, një arbëresh nga Kalabria, si dhe poetë nga diaspora. Katërmbëdhjetë nga poetët e paraqitur nga Shqipëria, thuajse gjysma, kanë qenë të persekutuar dhe të dënuar, nga këta, pesë të ekzekutuar nga diktatura, Lazër Shantoja, Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe Havzi Nela. Nga të arratisurit pas Luftës së Dytë Botërore, një i dënuar me vdekje në Itali, por i amnistuar, Isuf Luzaj, poet e filozof, që ka dhënë mësime në disa universitete, Argjentinë dhe Amerikë, deri në Harvard dhe ka pasur lidhje e komunikim me Borgesin dhe Nerudën, si dhe Arshi Pipa, ish i burgosur i arratisur, profesor në disa prej universiteteve më prestigjioze amerikane”, thotë Traboini. Nuk mungon as Frederik Rreshpja, që shtatëmbëdhjetë vjet të jetës së tij i kaloi në mungesë të lirisë, as poeti me fat tragjik, Viktor Qurku, i cili u vetëvra. “Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë vjen në rritje figura e Trifon Xhagjikës, në etjen e tij të pashuar për liri e dinjitet, i cili meriton të konsiderohet më i madhi poet disident i deklaruar i kohës së diktaturës, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën. Poeti ynë, pa iu dridhur qerpiku, u tha atyre që po e dënonin: “Më sillni një top, të qëlloj sistemin tuaj!”. Sipas autorëve të këtij libri, “Kujto poetin është një homazh për poetin e pakompromis".

Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto

🟡 ATENE - Poesie di K. P. Traboini

ATENE
Poesie di K. P. Traboini

Vivo ad Atene, in questa città stragrande
dove il cuscino del presente s'appoggia all'antico
e non invidio né Roma né Parigi
nemmeno le città più a Nord di Inghilterra.

Monto i vecchi trolley come cavalli stanchi,
che si trascinano per la strada stridendo,
e per pochi minuti raggiungo "Zapio"
dove i tassisti stanchi ululano come sciacalli.

Se mi gira di sentire l'odore di souvlaki,
l'aspro sapore della birra o i calamari freschi
vado al Pireo da "Tavernaki",
e poi, se ne ho voglia davvero,
fino a Kesariani’ arrivo, o a Kolonaki vado a stare
contento come al Settimo Cielo.

Se voglio il mondo raccogliere in una scatola
come in un numero di magia di zigane belle,
e di vedere degli zar le medaglie,
o la faccia del disgraziato di Lenin,
faccio una corsa a Monastiraki
dove si fa il mercato senza frontiere.

Lassu vedo facce nuove di gente mediterranea
che non sanno da dove vengono e dove vanno
ma quanto somigliano a facce a me conosciute,
e la mia faccia, di sicuro, alle loro somiglierà.

E sto a meditare mentre tracanno la birra fresca
quella che gli ateniesi "prassino" chiamano,
ma mi interrompe il padrone del locale, zio Ghiani:
"Kalimera, kirie Niko. Einai fresko.
Ti riempio un'altra ancora?" Ma che diavolo!

Va bene, Ghianaki, riempila! Etsi einai pazari, afentiko'.
E di nuovo i pensieri come torrenti vanno:
"Non pentirti perché vivi in questa città,
che soffri l'insonnia, in molti lo fanno."

Sempre ad Atene mi sorgono domande strane
che con i nazionalismi legami non hanno,
ne con la sapienza, i soldi o l'avarizia dei padroni;
sorge invece l'antico enigma
del perché le bionde Elene sono tutte belle?

E in quale posto può sorgermi questa domanda
se non ad Atene, nel quartiere della Plaka
dove il sole senza nessun "adia" o permesso
va a dormire nell'Olimpo
e le stelle scendono sopra il Partenone.

Non mi pento, no. Io amo Atene.
Testarda bella e formosa come una donna.
Alle porte dell'Acropoli, al tramonto, un uomo
mi appare come il fantasma di Diogene con la lampada...

Translate in Italian by Fatos Dingo

https://social.dantebus.com/contests/artwork.php?id=66791