Libri i ri poetit Kolec Traboini “I dëgjoj lulet kur flasin” është një shembull se poezia e sotme shqipe po kultivohet e lexohet jo vetëm në trojet shqiptare, por në saje të mjeteve të komunikimit elektronik, ajo përhapet lehtësisht në çdo kënd të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarët.
Motivet, tematika e problematika e poezisë nuk është më e limituar. Profili i stilit të Traboinit na tregon se duke u frymëzuar në Tiranë ose në Uashington, në Shkodër ose në Athinë, në Sarandë ose në Amsterdam ai mbetet në thelb poet shqiptar.
Lirizmi i kësaj poezie merr ngjyrime të shumëllojta dhe ka ndjeshmëri dridhëse, ndërsa poezitë përsiatëse burojnë nga situata dramatike të një realiteti të turbullt e të elektrizuar nga kontradikta e konflikte ekzistenciale.
3 janar 2024