☾ MOS VDIS DASHURI 2002 ☾ NOKTURN 2004 ☾ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☾ TRINIA IME 2006 ☾ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☾ ITAKA GRUA 2008 ☾ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☾ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☾ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☾ DASHURI 2013 ☾ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☾ ORAKUJT NË FERR 2015 ☾ ODEON 2016 ☾ OFELI 2019 ☾ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☾ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☾ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☾ POETICA SHQIP 2005 ☾ POETICA ENGLISH 2006 ☾ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☾ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☾ NIRVANA 2024 ☾

🟣 KOHA E PROSTITUTAVE- K.P. Traboini / TiranĂ«-Boston 2007



KOHA E PROSTITUTAVE

PROLOG
eternita

Mos e pĂ«rsĂ«rit dy herĂ« shprehjen “Eternita”! Brenda  saj, ajo ka njĂ« tĂ« fshehtĂ« pĂ«rvĂ«luese, njĂ« kod mistik, tĂ« cilin gjithnjĂ« e kĂ«rkon e kurrĂ« nuk e gjen.
Edhe në e takofsh gjëkundi, fatlumturisht, kurrë nuk mund ta dëshifrosh enigmën e tij. Tërë jetën ndoshta kështu ngjet. Kërkim, mosgjetje dhe djegie.
Kjo jetĂ« Ă«shtĂ« lojĂ« dritash, kurrĂ« nuk ta jep atĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« realizosh tĂ« gjitha ato dĂ«shira dhe Ă«ndĂ«rrime qĂ« ke nĂ« mendje e nĂ« zemĂ«r. Prandaj dhe njeriu jeton dyzimin e tij qĂ« kur Ă«shtĂ« krijuar bota njerĂ«zore
  NĂ« ato çfarĂ« jetojmĂ« ngandonjĂ«herĂ« nĂ« disa çaste, dyshojmĂ« se jemi krejt ne...ose hamendĂ«sojmĂ« se jemi  tjetĂ«rsuar pĂ«r ca orĂ« gjatĂ« ditĂ«s e natĂ«s, kemi ndryshuar trajtĂ«, jemi bĂ«rĂ« tjetĂ«rsoj nga e rendomta dhe rutina e pĂ«rditĂ«shme e pĂ«rjetĂ«shme. Duke vĂ«zhguar jetĂ«n e vet, njeriu ve re se nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« atĂ« pjesĂ« ngjarjesh,  nga skajet e shtĂ«pisĂ« nĂ« auditoret e fakultetit, apo qoftĂ« nĂ« disa ecejake mĂ« tĂ« largĂ«ta. Je dhe diku tjetĂ«r.  MirĂ«po, jo tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit i kuptojnĂ« kĂ«to transfigurime, kĂ«to ndĂ«rrime trajtash nĂ« mes tĂ« hapĂ«sirave tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s kohĂ«. Varet prej njeriut sigurisht, prej prirjeve, prej dĂ«shirave dhe Ă«ndĂ«rrimeve herĂ« herĂ« tĂ« pĂ«rndezura.  QĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«rine fatthyer isha njĂ« ikanak trazovaç, adoloshent  kohĂ«lĂ«shuar, sepse gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s mĂ« pĂ«lqenin prapĂ«sitĂ«, por nĂ« disa orĂ« tĂ« ditĂ«s a tĂ« natĂ«s, shkĂ«putesha prej njerĂ«zve e prej prapĂ«sive tĂ« moshĂ«s dhe rrija e kundroja vetminĂ« time. Niste njĂ« gjykim tjetĂ«r.  PĂ«rqasja vehten me botĂ«n, me njerĂ«zit, me yjet, me çdo gjĂ« tokĂ«sore, e nĂ« ato çaste ndjeja tĂ« isha njĂ« tjetĂ«r. Isha fluror. Isha njĂ« zog dhe  qytetin e ShkodrĂ«s dhe gjithĂ« botĂ«n e shihja nga sipĂ«r. ShumĂ« herĂ« rrija te njĂ« tufĂ«z resh nĂ« qiellin e kaltĂ«r dhe mĂ« dukej se isha nĂ« njĂ« lisharĂ«se dhe tundja kĂ«mbĂ«t. Pse i tund kĂ«mbĂ«t kĂ«shtu nĂ« karrike, mĂ« thoshte Dada ime, e unĂ« atĂ«herĂ« zbrisja nga qielli im i shtatĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e fĂ«mijĂ«risĂ« nĂ« rrugĂ«n Badra. Ky tjetĂ«rsim mĂ« ka ndjekur gjithĂ« jetĂ«n. Dhe kthimet nga njĂ«ra gjendje nĂ« tjetrĂ«n gjithmonĂ« i kam pĂ«rjetuar me ankth.
A mund njeriu të bëjë dy jetë brenda një jete?! Një zot e di por veç diçka ndodh. Ndryshe i sheh e i gjykon gjërat kur je në një mjedis me njerëz, e ndryshe kur je në vetmi. Kur je në mes të rrëmujës njerëzore mund që e ndjen vehten një gjë krejt të rëndomtë, por kur ulesh diku e mediton, bota jote mbushet me një dritë thuaj hyjnore, je tjetër njeri, ke tjetër frymëmarrje, mushkëritë të mbushen me ajër çudibërës, e ndoshta për një çast vë dorën mbi gjoks e thua, o Zot ku ndodhem.
   
bëj ç'të duash me mua hyjni dëshirash
kthemë në një jon drite
më bëj një yll, pa le të tretem e shuhem
me rrapëllimë, në qiejt sterrë të jetës time...

Në jetën e përditshme e ndjej vehten rondokopi më i zakonshëm. Njerëzit e rëndomtë kur ndodhen pranë meje shfaqen superiorë për shkak se mund të kenë disa prioritete fizike, moshe e të tjera diferenca krejt të rëndësishme këndej, ndërkohë krejt të parëndësishme andej. Mirëpo unë brenda vehtes nis e i mjegulloj gjërat, i bëj më ajrore, më papeshë, tërë titujt, dekoracionet , profesorët çantëmëdhenj , ofiqarët, ministrat, pse jo dhe presidentët, i transformoj në mirazhe që mund të terratisen lehtë në qiellin tim eternal, si tym cigarje që tretet hapsirave në një fjollë gri.
Vazhdoj pa u ndjerĂ« atje nĂ« viset e mia ku tĂ«rĂ« ajo mori njerĂ«zore mbuluar me fallsitete bĂ«het fir. NĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« botĂ«s, ku ndodhem pothuaj pĂ«rditĂ« nga pak orĂ«, bĂ«j nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme rivendosjen e gjĂ«rave nĂ« unison me ndjesitĂ« mĂ« tĂ« thella tĂ« shpirtit dhe dĂ«shirave mĂ« tĂ« fshehta misterioze. RrethanorĂ«t  tĂ« rratisen e unĂ« tjetĂ«rsohem. Nuk jam mĂ« ai qĂ« kam qenĂ«, megjithĂ«se e shumta tĂ« nesĂ«rmen kthehem sĂ«risht aty ku isha, nĂ« rrjedhĂ«n e jetĂ«s sĂ« rĂ«ndomtĂ«.
Nuk është e mundur të mohoj as njërën e as tjetrën pjesë të jetës sime. Të dyja i le të jetojnë. Jeta ime përbëhet nga këto dy pjesë. Përpiqem me të gjitha forcat për një ekuilibër, mirëpo pjesët kërkojnë prioritet ndaj njëra-tjetrës. Do të ishte fatkeqësi që njëra pjesë të ushtronte dhunë e të shfaroste pjesën tjetër. Kjo do të sillte kalcifikimin e ngrirjen e shpirtit, një mort akulli:

një dimër zëmërak u rrëzua prej qiellit
mbi supet e mia gjethet ranë e vjeshta u platit përdhÚ
shtergët pikërojnë elegjinë për stinën e vdekur
unë rri këtu pa ty, në këtë mort akulli.
dashuritë ikin viseve të jugut, nëpër re

Eternalja ka fuqi fizike e natyrore e ushtron pushtet mĂ« tĂ« madh se çdo forcĂ« apo yshtje tjetĂ«r nĂ« botĂ«n njerĂ«zore. Ajo e  pushton tĂ«rĂ«sisht hapĂ«sirĂ«n e kohĂ«s, e mendimit, tĂ« ndjenjave dhe nuk i lĂ« kurrgjĂ«, kurrnjĂ« hapĂ«sirĂ« reales, konkretes, mishĂ«rimit, gjykimit si njĂ« njeri i rĂ«ndomtĂ« i pĂ«rditshĂ«m, me psikologjinĂ« e halleve, tĂ« ushqimit, tĂ« veshjeve e kĂ«pucĂ«ve, pĂ«rkujdesjeve pĂ«r tĂ« afĂ«rmit, bĂ«rja e detyrave tĂ« shtĂ«pisĂ« si bashkĂ«shortĂ« shembullorĂ«.
Ky aspekt nĂ« komunikimin eternal fshihet. Realja zhduket prej horizontit dhe mbetet vetĂ«m shpirti, meditimi, dĂ«shira pa kufi deri nĂ« infinit... NĂ« kĂ«to segmente etĂ«rore fryjnĂ« erĂ«ra magjie. Njeriu bĂ«het i ndjeshĂ«m. I kalon mĂ« shumĂ« adrenalinĂ« nĂ« gjak e  nĂ« krahĂ«ror ndjen njĂ« eufori tĂ« brendĂ«shme, gjĂ«rat shfaqen tĂ« trĂ«ndafilta, kanĂ« aromĂ«, janĂ« dehĂ«se e natyrisht marramendĂ«se...
ÇfarĂ« pret tĂ« ndodhĂ« nĂ«se pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« njeriu noton nĂ« kĂ«tĂ« det eteri? KurrgjĂ« mĂ« shumĂ« se sa t‘i ndizen dĂ«shira tĂ« panjohura mĂ« parĂ«, tĂ« paimagjinueshe, t’i ndizet dĂ«shira tĂ« lozĂ« e tĂ« bĂ«jĂ« dashuri me zjarrin... metaforik:

poeti kurrë mos qoftë nëse nuk është
si diell që në kupë të qiellit rrekëllen
si zjarr qĂ« bĂ«n dashuri me zjarrin 
e prej zjarrit shuhet. Amen!

E kjo lind vetvetiu. Nuk ka forcĂ« nĂ« botĂ« qĂ« e ndalon lindjen e Diellit. Ashtu ndodh edhe me mendimin. SĂ« pari njeriu mendon... E pastaj.... Dihet pastaj. I bie nĂ« krahĂ« Ă«ndĂ«rrimit, ndjehet si nĂ« njĂ« varkĂ« mbi det tĂ« qetĂ« e me njĂ« perĂ«ndim dielli tĂ« kuqĂ«rremtĂ«. I lĂ«shohet puhizave qĂ« i pĂ«rkĂ«dhelin fytyrĂ«n e trupin  e me duar tĂ« bashkuara e sytĂ« e ngritur lart i bĂ«n lutje qiellit.
MirĂ«po jeta Ă«shtĂ« jetĂ«, Ă«shtĂ« formĂ«, Ă«shtĂ« ligj, Ă«shtĂ« normĂ«.... Ajo bĂ«het nĂ« tokĂ« nĂ« trajta tĂ« pĂ«rcaktuara, nĂ« ligjĂ«si tĂ« vendosura ca nga natyra e ca nga vetĂ« njerĂ«zit. E kjo zbritje prej eternales nĂ« tre dimensionet e hapsirĂ«s tokĂ«sore, nĂ« volumet pra,  Ă«shtĂ« pĂ«r shpirtin si rrĂ«zim meteorĂ«sh. Ndaj kur ndodhin ndonjĂ«herĂ« incidente nĂ« marrĂ«dhĂ«niet njerĂ«zore tĂ« pranishmit shprehin çudinĂ« se si ndodhi kjo e papritur, si rrĂ«zimi i njĂ« ylli nĂ« njĂ« natĂ« tĂ« qetĂ«. MirĂ«po yjtĂ« i kanĂ« stuhitĂ« tjetĂ«rsoj:

kush nuk dëshëron të rrëzohet si yll,
nuk duhet tĂ« ngjitet kurrĂ« nĂ« qiell 
qielli është vendi ku digjen planete
edhe në dëshirat njerëzore po ashtu
nuk mund tĂ« ketĂ« dashuri pa djegur veten. 

Eternalja, ajo pjesë e jetës sonë të padukshme, herë herë e fshehtë e mistike, që zgjon dëshira deri atë çast rënë në gjumë të gjatë letargjik, është drithëruese. Ajo nuk ka fuqi të ndërrojë rrjedhën e jetës së njeriut kur ky harrohet, i lëshohet të përditshmes, dërmohet prej lodhjes e përhumbet prej gjumit, duke mos i lënë asnjë hapsirë meditimit, ndjenjave, fantazisë, perjetimit të thellë, admirimit të së bukurës dhe lënien e shpirtit të lirë.
Por, kur dikush i lĂ«shohet kĂ«tyre ndjesive, e lĂ« shpirtin e vet tĂ« lirĂ«, nuk i vĂ« kufi Ă«ndĂ«rrimit, çlirohet prej pengut tĂ« sĂ« pĂ«rditshmes si zinxhir burgu nĂ«pĂ«r kĂ«mbĂ«, ai ndjen para vehtes tĂ« hapet njĂ« portĂ«, nĂ« brendĂ«si tĂ« sĂ« cilĂ«s, tingujt e lirave e ndjellin nĂ« hapĂ«sira eternale ku mbizotron  drita flakĂ«ruese e njĂ« zjarri qĂ« djeg çdo gjĂ« tokĂ«sore e, duke i kthyer shpirtrat nĂ« yje qĂ« dashurohen.  ËshtĂ« kjo dritĂ« yjesh qĂ« shohim, kjo dritĂ« yjesh qĂ« fĂ«rgĂ«llojnĂ« si gjijtĂ« e pĂ«rvĂ«luar tĂ« njĂ« vajze, qĂ« ka rĂ«nĂ« nĂ« dashuri me zjarrin e prej zjarrit shuhet.  Amen!
 
   
    k. p. traboini
    25 maj 2007
  

 KOLEC TRABOINI
NJË TABOR ME QIEJ

Cilin qiell do, mĂ« thuaj 
kam një taborr qiej në trastën time
tërë jetën nëpër botë degdisa kokën
e sipër kokës kudo qiej pata
me shi e pa shi 
të ngrirë apo të përzhitur nga vapa
blu të thellë, gri apo të kaltër
ngjyrë bronzi me diell në perëndim
e me pak det, e një tufë pulëbardhash në ikje
me nostalgjinë e ditës që shuhet e tretet
e me shpresën se të nesërmen ka sërish agim.

për ty do ta gjej një qiell, veç më thuaj
lëshoje zërin tënd përmes erërave e shtrëngatave
që dëshira të marrë ngjyrë të kaltër
e të shfaqet si me magji në një pikë vesë
sepse edhe në mos pastë qiell, do ta krijoj
me penelata dielli e me fruta vjeshte
vetëm të marr prej teje një buzëqeshje...

PSE NË DY KOHË RRJEDHIN UJNAT

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« ky lirizĂ«m i marrĂ« fluturues
qĂ« e pushtoi qenien time sonte, 
më përsjell kahmos, por gjithnjë ndalon në lagjen e vjetër
tek Dugajt e Reja, ku dikur ka qenĂ« njĂ« trumĂ« 
aty ku në fëmijëri kam shuar etjen.

dhe ti fëmijërinë nëpër ato rrugë e ke shkuar
por nuk besoj të jemi përplasur ndonjëherë
paçka se uji në të dyja kohërat ka rrjedhë
veç larg, shumë vite larg, ndoshta sa yjet
që në drithërima të ftohta kozmike shohin njeri-tjetrin.

pse rrjedhin ujërat, ndonjëherë veten a e ke pyetur
pse të rinohemi e të plakemi në kohë të ndryshme
në dy skajet e largëta të globit?

PROGNOZA E SHPIRTIT

Në rrethbotën tënde të përditëshme
ku qiejt i zgjedh sipas dëshirës
herë herë të ndjellin savana të mërzitëshme
por edhe në qoftë qielli rreknajë me shi

je ti ajo që e bën të kthjellët si loti
e fluturon qiejve si zog në kaltërsi.
qielli, nata, dita, yjt’ e dielli
stuhitë e shtërgatat lindin bashkë me ty

kurrgjë tjetër në botë nuk ka përtej kësaj shfaqje.

HUMBJA E LARGËT     
  
...Kam qeshur hidhur me vehte - e kur njeriu qesh me vehte
në mes të natës - në qytetin ku ka lindur Allan Poe
para një letre, që ende mban aromën e trupit të një Anabel Li
njëzetvjeçare, e gjatë, sykaltër, me lëkurë të zeshkët

veshur me bronx dielli australian, diku përtej oqeanit,
përtej hënës së plotë, akoma përtej stinës
ku piqen frutat e ëndrrave, përtej çdo gjëje të mundëshme
të paprekshme me dorë - tej e përtej çdo iluzioni

...atëhere diç fsheh kjo buzëqeshja ime e mesnatës
kjo melankoli për dëshira të brishta, që ende flënë
si zogj të arratisur, të lagur, nën gjethe e drurë
të marrakatun pas dashurive të humbura.

Mos vallë, atë vajzë që s'e shoh veç nëpër delire vere
nëpër skutat e shpirtit tim, ku plot me reflekse më shfaqet
nën qiej të përmbysur që ndajnë pafundësisht dy kontinente
mos vallĂ«, mos vallĂ«,  ende pa e fituar e kam humbur?!

KËSULKUQJA

S'ka plakje për ty, mikja ime e fëmijërisë
mpleksur tërë jetën me ëndrra pyjesh
me panja e bredha e dhelpra që fshihen
e të ndjekin tinëzisht nëpër lirishtat e botës.
ika dhe unë pas gjurmëve të tua të kaltra
por silueta me kësulen e kuqe më humbi
nga sytë, po jo nga zemra që drithërohej
kur pyjet u errësuan e ujqërit ulërinin
teksa fanari në shtëpizën prej druri u shua.
kush e di sa qiej gjethesh u përmbysën
kush e di sa lotë rrëzoi qielli mbi dhÚ
që u shuan nëpër rrëpira e katakombe
kushedi sa pranvera erdhën dhe shkuan
e unë s'të kisha pranë të ndjeja qënien

e format ti prek - dhe shpirtin gjithashtu
të marr një fije floku të kuqërremtë
në dorën time ta vë
si pendul ore qiellore të shfaqet
në vrundujt e erërave oqeanike
për të matur kohën që ka shkuar
në mungesën tënde - kohën e vdekur
e kohën që ende për dashuri ka mbetur
në shportën me luleshtrydhe për miqtë e zemrës.

e krejt natyrshëm, zotit Diell, t'i them
faleminderit që linde njeriun
faleminderit që më linde mua dhe Kësulëkuqen
faleminderit që ka jetë
ka dhe dashuri deri në vdekje.

QIELLI

ÇfarĂ« na duhet qielli
nëse në katër stinë
nuk shohim dy zogj të dashuruar.

DASHURI ME ZJARRIN
                        
            .... Pash qiellin e pash dhĂšun 
pash Ă«ndrrĂ«n qĂ« nĂ« qerpikun tĂ«nd zgjon botĂ«n 
pash frymĂ«n qĂ« tret shpirtĂ«ra e ngjall gurĂ« 
kur mbi ta shkel si zanĂ« kĂ«mba jote... 
pash dy kokrra shegĂ« si gjoksi i njĂ« vajze 
kur çahen tĂ« kuqĂ«rremta e lĂ«ng pikojnĂ« 
duke i kthyer dĂ«shirat nĂ« pika vese  
me tĂ« cilat bĂ«n dashuri Dielli e vetĂ« Zoti 

tek kalamendem duke parĂ« pasionin e dritĂ«zave 
qĂ« shkrihen e treten nĂ« ekstaza qiellore 
unĂ«, eh unĂ«, si qĂ«nkam katandisur, si 
të pres që vajzat e Kalifornisë
ca kurvica tĂ« bukura 
tĂ« bĂ«jnĂ« striptizĂ« me oqeanin e diellin 
e pastaj, kur si yje ndajnate të këputen e bien
kur trupi t'u ftohet e t'u tkurret 
t’i pushtoj si statuja tĂ« mermerta, 
e të bëj dashuri me nimfa të fjetura?!

sapo horizonti tĂ« pĂ«rskuqet nĂ«pĂ«r rrĂ«pirat qiellore 
eja mikja ime, me gjykim të gabueshem
të mësosh një nom të thjeshtë, por të qenësishëm:
kufomat nuk hyjnĂ« nĂ« fjalorin erotik tĂ« poetĂ«ve 
s' mbĂ«shtes kurrĂ« nĂ« gjoks njĂ« dashuri pa frymĂ«. 
hej, po e pĂ«r çfarĂ« dreq pune mund tĂ« vlejĂ« poeti 
nĂ«se nuk Ă«shtĂ« njĂ« Vezuv e nĂ« gjoks 
si llavĂ« zhuritĂ«se andrenalina s'e pĂ«rshkon 
kur pranĂ« i vinĂ« gjallnesa tĂ« bukura 
me hire e gjire si të tuat - magjiplotë.

Poeti kurrĂ« mos qoftĂ« nĂ«se nuk Ă«shtĂ« 
si diell që në kupë të qiellit rrëkëllen
si ai zjarr qĂ« bĂ«n dashuri me zjarrin 
prej zjarrit shuhet. Amen!

EVË VJESHTE

Tek të mendoja të shkrova "Do të puth në vjeshtë"
nuk e di pse pikërisht në stinën e verdhë
ndoshta se atëhere ti merr aromën e frutit
e trajtën e Evës në çdo vjeshtë ti merr

nuk e di, do jem a do mos jem në vjeshtë
nuk e di, do kem a do mos kem atë fat
por puthje gjithnjë do të ketë për gjinjëmollat e Evës
paçka se ndonjëherë i ndalon zoti si mëkat.

12 gusht 2007

IDIL NË STINËN E TRETË

Vjeshta është dashuri nuk është zbehje vdekje
paçka se trishton e verdhë në fruta e gjethe
Ă«shte nektar idilik,  Ă«shtĂ« aroma e jetĂ«s
çdo vajzë a grua me gjoks frutash sfidon
edhe dimër në qoftë, edhe kur acari mbretëron...

gjithmonë e kam dashur e do ta dua vjeshtën
se brenda frutave të saj rri fshehur
një diell i hareshëm
një diell që të mban ngrohtë tërë jetën.

12 shtator 2007

SFIDE VDEKJES

Prej kryqit po zbres
pa bërë dashuri me ty
nuk  mund tĂ« vdes!

Tiranë 3 tetor 2006
 

VETMI KAUKAZIANE
"Poezia jote është ndjenjë që trazon shpirtrat e qetë!",
                                                              mĂ« shkrove
 
 ...AtĂ«herĂ« mendova, jam djalli, jam Demoni, jam legjenda
e që të mos thërmohen legjendat si rërë në dunat egjiptiane
qytetet të mos gremisen si Troja e lashtë prej trazimit demonian
duhet kërkuar e gjetur një Tamarë patjetër
e në mos u gjendtë Tamara kurrkund mbi dhÚ
eja mikja ime që në siujdhezat e Mesdheut bën flirte me detin
e si sirenë homeriane, çon peshë zemrat e marinarëve të tretun
si unë, tej e përtej kontinentit, eja...

bëju ti Tamarë Kaukazi e rrokma pikën e lotit prej plumbi
se më mungon dashuria dhe mbi mua ka rënë pikëllimi i botës
pa flladin e zemrës, pa diellin që harliset me flokët e tu
pa hënën që të puth në buzë, me rreze ledhatare çdo mbrëmje...

më duhet të pi e të shterr një oqean
që të dal deri tek buzët e tua në brigjet e Egjeut.

Boston, 25 Gusht 2007

GJIRI YT

Mbylli të gjitha dyert
zhvishe gjoksin e thithat mbështeti në dritare
plastë në mos pikoftë në gjirin tënd një yll.


KALËRIM POETIK

Mos ngulmo ta cytësh poetin
e ki kujdes kur pranë i rri
të duket i ftohtë si burrë prej bore
por brenda gjoksit zjarr ka ai

e nëse ti nga pakujdesia
hiret e tua i tregon
ai bën sikur është diku tjetër
e te dyve udha ne nje shteg ju çon

kur veten e sheh me të shaluar
atëherë ti nuk di se çfarë ka ngjarë
a është ai që të ka pushtuar
a ti për freri e tërheq si kalë.
    

MOSPUTHJA SI MËKAT

Mosputhja nuk është art nderi
por ego vetmashtrimi i paskaj
t’i shuash brenda vetes epshet Ă«shtĂ« e turpshme
t’i jepesh njĂ« mashkulli lakuriq nuk Ă«shtĂ« faj.
mbetur pa tokë e mbetur pa qiell
mosputhja është një dëshirë e vdekur
s'ke ku t’i ngresh njĂ« meshĂ« requiem pĂ«r dashurinĂ«
as një lëndinë për varr nuk i ke gjetur.

ndaj ç'e kujton mos puthjen, zog i arratisur
në kuturisje të marra fanatizëm-shafrani
t'ja falje virgjërinë djalit, mikja ime
si poetja Ahmatova ju dha Modilianit.

ç'hyn ti në këtë histori do të më thuash
ç'hyn aq paturpësisht në visoret e mija
pasioni e shtyn detarin në të gjitha detrat e botës
në brigjet e atdheut e ndjell dashuria.

ndaj, mĂ«katet e dikurshme erdhi koha t’i shlyejmĂ«
në ka mbetur ende prush, t'a ndezim zjarrin
në mos virtutet do të na i kalbë balta
e virgjĂ«rinĂ« do t’ia falim varr-shejtanit.

mosputhja nuk është art nderi
por ego vetmashtrimi i paskaj
t’i shuash brenda vetes epshet Ă«shtĂ« e turpshme
t’i jepesh njĂ« mashkulli lakuriq nuk Ă«shtĂ« faj

qershor 2007

EKSTAZË

Më lërë sisën ta prek
buzët t'i thith si llavë e zjarrtë
dorën ta vë në shkurrën e bukur
përtej saj, të dy jemi të humbur.
  

FLUTURAK
monologu i zogut  harrat

I dua mështeknat por më shumë dua kaltërsitë
ndaj marrakatur në qiej kërkoj mështekna të reja
nëpër hapsira tej e përtej veshtrimit
nëpër të tjera dete e nëpër të tjera dhÚra

jam fluturak e gjatë nuk qëndroj
nĂ« njĂ« mĂ«shteknĂ« – nĂ« njĂ« mike tĂ« lodhur
ndaj u them dashurive të reja
ende pa e shijuar puthjen në shtrojera
mos ma mbani gjatë në burg fluturimim.


FLAKË E BORË

Trupi yt rezonon afsh e diell
por ti ofshanë se në shpirt të bie borë
o Zot, me mjelmat e Europës çfarë po ndodh?!


PSALLMË DASHURIE

Nëse më thoni është mëkat
çfarë sheh me sy të dashuroj,
në emer të atit, të birit a belda të 700 dreqërve
pa pikë hezitimi më çoni në varrezë

atje një psallmë dashurie më këndoni
ndryshe as dhÚu nuk do t'më tresë
 

ROZAFAT SHKODRANE
“nĂ« daç mĂ« duj nĂ« daç mos mĂ« duj”

Rozafat e bukura shkodrane
nuk  mund tĂ« mos i dua
se ndryshe
do ta ndjej veten kadavër
mbi gur
              e nĂ«n gur
                              e ato
pluhur dielli mbi mua.

...nuk  mund tĂ« mos i dua!

2007
 

TË KISHA THËNË

Të kisha thënë dua vetëm bërthamën tënde
brenda së cilës flë filizi i shpirtit
por ai filiz do të më vdesë
nëse nuk e ka frutin që e mbështjell
prandaj më vjen keq
por më duhet të hedh poshtë
të gjitha preferencat e mia të mëparshme
e të them me plot bindje
- Tashmë të dua të gjithën.

të kisha thënë
po tani ndrrova mendje...

2005

KOHA VJEN

TĂ« gjitha pasionet mund t’i ftohĂ«sh me akull
po kohën që vjen nuk mund ta ndalosh
e mollët e gjoksit nuk mund të mos ia japësh Adamit.