☾ MOS VDIS DASHURI 2002 ☾ NOKTURN 2004 ☾ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☾ TRINIA IME 2006 ☾ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☾ ITAKA GRUA 2008 ☾ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☾ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☾ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☾ DASHURI 2013 ☾ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☾ ORAKUJT NË FERR 2015 ☾ ODEON 2016 ☾ OFELI 2019 ☾ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☾ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☾ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☾ POETICA SHQIP 2005 ☾ POETICA ENGLISH 2006 ☾ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☾ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☾ NIRVANA 2024 ☾

🟱REQUEIM PËR NJË GJETHE - K. P. Traboini / TiranĂ«-Boston 2005



K. P. TRABOINI 
 
REQUIEM PËR NJË GJETHE

Ra njĂ« gjethe mbi stol njĂ« ditĂ« vjeshte,
kur në lulishten e qytetit tim isha vetëm.
Nuk e di pse më erdhi e ç'donte të më thoshte
e ç'note muzikore kish sjellur me vehte.

E lashĂ« tĂ« kĂ«ndonte vokalica si vajzĂ«
qĂ« nga mĂ«simet e liceut kish ikur,
por fryjti një erë djallëzore e ftohtë
e këngën ja nderpreu papritur.

FrymĂ«n e fundit la nĂ« dorĂ«n time
me njĂ« tingull tĂ« verdhĂ«, tĂ« venitur. 

15 prill 2005


INTERLUD  

Tek endem nëpër fjalët e nëpër vargje
ndjej një fllad që mbështjell kohën time bezhë
pas grisë së rinisë dhe të zezës së fëmijërisë
që kanë mbetur fiksuar në eternën qiellore,
sepse kurrkund më në relievin e tokës
nuk u gjëndet më asnjë gjurmë.

Ai fllad melankolie, qĂ« kohĂ«s sĂ« vrarĂ« i jep frymĂ«, 
tretet nëpër dritëzat e zbehta të së shkuarës
dhe e mbĂ«shtjell tĂ« tashmen - ekzistencĂ«n time,
me njĂ« aliazh metalik pa ngjyrë 


17 TRËNDAFILA

Ashtu, si gjithmonë gjëndet një varkë e vjetër
tek troshitet brigjeve apo nĂ« dete
me imazhin e atyre që mbante dikur, brenda vehtes,

kërkoj për 17 trëndafilat e rrugës Aleksandër Moisiu,
kĂ«rkoj brenda njeriut - ku troshiten ngjarje,
kĂ«rkoj brenda ngjarjeve -  ku troshitet njeriu.

Sepse tek kushdo e gjithkund
gjendët gjithmonë ndonjë varkë e vjetër
ku janë harruar petale puthjesh të nxehta...

Pres, si një varkë e harruar brigjeve,
të fryjë bunaca e prap në det të dal,
ndoshta nĂ« lundrimin tim tĂ« fundit

në kërkim të 17 trëndafilave të humbur.


QIELL I VDEKUR

Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy,
se ç'kam nje dĂ«shirĂ« - tĂ« qaj sot me ty.

Më lodhi ky udhëtim pa fund
kĂ«to enigma shtigjesh, pa kry,
se ç'kam dĂ«shirĂ« - tĂ« qaj sot me ty.

Më lodhi kjo ëndërr e tharë në qerpik,
perjetë të ndarë- kurrë s'u bëmë dy,
se ç'kam njĂ« dĂ«shirĂ« - tĂ« qaj sot me ty.

Më lodhi mungesa e lotëve,
që koha në qilar i mbylli me dry,
se ç'kam dĂ«shirĂ« - tĂ« qaj sot me ty.

Duke mos patur lotë- qajmë si idiotë,
pa pikë loti në faqë e në sy,
se ç'kam njĂ« dĂ«shirĂ« - tĂ« qaj sot me ty.

MĂ« lodhi kjo pranverĂ« pa shi,
mĂ« lodhi ky qiell i vdekur nĂ« sy...


16 Maj 2005


GRAVITETI I DËSHIRAVE

Më kaplon ankthi i ikjes prej vetmisë
ndaj perpiqëm në këtë buzëmbrëmje,
tĂ« kapem pas njĂ« udhĂ«ze imagjinare 
për të ardhur deri tek riciklimi i dëshirave,
si copëzat e qelqeve të një kaleidoskopit të thyer
në sfondin e qiellit të zymtë.

Për të ndjerë - në është e mundur,
(sado pak 
 sado vonë e sa më pranë),
sërisht shpresen për një ëndërr
për një trajtë e për një frymë,
që kurr nuk e humba
dhe askurrë nuk e gjeta...

Më kaplon graviteti i dëshirave
(pa cak 
pa fillim e pa mbarim)
Journey of Destination*
i shtrirë pikëllueshëm në mes të tokës e hënës
e kurrgjë tjetër.

Boston 2004
 
*Udhëtim në destinacion


U BËRA TRUNG...

 Po gdhĂ«nd njĂ« statuetĂ« tĂ« drunjtĂ« nĂ« trungun e mallit,
që mes shqotave u trand, degët ju thyen e rrënjët kanë nisur ti kalben,
Përditë e gdhënd, por formë nuk merr e mezi i dallohen tiparet,
pastaj si tĂ« isha  Zoti i qiellit, i jap frymĂ«n time e druri nis e ngjallet.
Rri e shoh krijesen time, që më përqesh si Pinok i zhgënjyer
e vehten e ndjej, si dru që lëviz, në këtë mergim të urryer.

U bëra trug, tërë jetën u vetëgdhënda, kurrë nuk shpëtova prej kalbjes...


VAJZA ME BISHTALEC
       
Portat e zëmres s'më kanë çelës
mi kanĂ« rrĂ«mbyer nĂ« rini
njĂ« shoqe shkolle mĂ« s'mi ktheu;
ndaj hyrë pa trokitur, o njeri!

Esmaja e bukur si perri,
njĂ«  vajzĂ« me bishtalec tĂ« zi...

2004


VARKA E RE

Më thanë një ditë:
-Ti po e shkatrron këtë varkë të vjetër
qĂ« si antikuar, gjithĂ«sesi  vlen
e kjo e reja - për ty - nuk ka kurrfarë fitimi,
se lumi yt,  Ă«shtĂ« tepĂ«r i ngushtĂ«,
pak do që të dalësh në bregun tjetër.

- Nuk dua të shkatrroj - i them vetvehtes
dhe të tjerëve në poezi ua them, -
por nuk rri dot pa ndërtuar varka të reja
e kjo është destina, fatlume a fatkeqe
e racës së pagjumë të poetëve.

Më thanë e u thashë
e secili shkoi me mendjen e në udhën e vet...

E unë në vetminë time
vazhdoj të ndërtoj varken e re
nĂ«n argasjen e erĂ«s e shkulmeve tĂ« detit,
nĂ«n fanarĂ«t gjysĂ«m tĂ« shuar  tĂ« portit tĂ« Ă«ndrrave,
nën tingujt e përmortshme të një këmbana
që tonon më Requiemin e Verdit - triumf mbi vdekjën
e nuk më lë - as ditë ë as natë - të dremis kokën.


RABECKAT E MENDIMIT

Nuk mund të heshtja.
Kisha shumë gjëra ende pa thënë,
shumë ide e mendime që kërkonin të shfaqeshin
dhe ja u hap një portëz dielli, ( e hape ti plot delikatesë)
dhe ato nuk pritĂ«n t’u thosha: po dale, ku vini,
rregulli, morali, jeta, familja, fëmijët... Ndalimi!

Nuk pyetën për kurrgjë...e ja tani
ku rrinë si rrufjanë të vegjël rabeckat lozonjare
të mendimit...
nĂ« krahun tĂ«nd( poetik),

atje ku duhej të rrinte një ëngjëll roje,
sipas ritual-moralit pankristian
për qëndrim statual në publik.

E tani nĂ«pĂ«r enigma vegimesh ti mĂ« shfaqesh
si njĂ« BorĂ«bardhĂ« e revoltuar, 
që para se me ëngjëjt e porcelantë
pëlqen të lozësh me rabecka hokatare.


POETËT DHE ZOGJTË
             
 Ndjeva rezonancĂ«n e timbrit tĂ«nd
 drithĂ«rimĂ«n, frymĂ«marrjen e gjoksit
 ankthin e ikjes hapsirave tĂ« ireales

 dĂ«shirĂ«n tĂ« dĂ«gjosh tinguj kozmikĂ«
 qĂ« vinĂ« tej e pĂ«rtej Universit

 e tĂ« shlodhesh nĂ« shezlongun e erĂ«rave
 tek thua: "poetĂ«t ikin si zogjt pa ligje"
 e Ă«ndrrat u rĂ«ndin qiejve pa adresĂ«â€...

 VĂ«rtetĂ« pse rĂ«ndin zogjt dhe poetĂ«t
 nĂ«se ti nĂ« qiell nuk ke dalur t’i presĂ«sh?!


E PREKA MUZGUN ME KRAHË

E preka muzgun me krahë
e nëpër ëndrra mesdite çapita,
që nga mëngjezi të shoh një Evë shprese
në udhë - më kot prita.

Vizioni perëndimit diku larg
tek shuhet mes liqenësh veriorë,
më shfaqet me një fytyrë dielli
si zanë Jutbine e përkorë.

E preka muzgun me krahë
një tufë harrakat-harabelash më dalin prej gjoksit
e ikin nëpër rrëpira ndajnatë pa strehë...

HIPNOZA DIMËRORE

Hipnoza dimĂ«rore ja mpiu  palcĂ«n mendimit
e copa akulli të thyera në gjakun e shpresës u ngjyen.
Krrokamat e lisit i çvirgjëruan engjejt e qielllit
në një rrugë qorre që nuk të shpie kurrkund.


SARKOFAGU

Orgazma e çfrenuar e skizofrenisë publike
hap e mbyll portën e një sarkofagu të errët
ku gjendem i lidhur në pranga fijëzash mishi
pa ditur pse ndodhem i vetëvarrosur këtu.


PARTITURAT E SHIUT

Ikën trombat, violinat, kontrabasët,
dirigjenti, spektatorët madje edhe portjerët.

Ikën të gjithë - nuk mbet njeri,
Butrinti rroposet në shi.

Po unë çfarë dua në mes të statujave?
Mbase jam një violinçel i lagur
 qĂ« dikush nga orkestra e harroi,
një djall e di.

Le ti bie këtij violinçeli
derisa hëna të zbresë me drapërin e artë
për të korrur grunajat e yjeve të shpresës,
që pikëllojnë mbi statujat e mbytura të liqenit
si në një pellg lotësh prej tremijë vjet.

Përmes litarëve të shiut,
violinçeli i lagur i shpirtit tim
hap partiturat e Mozartit
e derdh tinguj në qiellin e Butrinit.

Në përëndim deti qetëson valët
e patat e egra ikin drejt Korfuzit.
Të vetmit spektator në amfiteatër
heshtja dhe ti.

Ti Dea - unë Mozarti.
Eja të lagemi në shi!


KLITHMA

KĂ«rkoj por kurrkun nuk e gjej vehten.
As nga e djathta e as nga e majta
as në pushtet dhe e as në shoqata
veç diku në kopshtin e fantazmave të mendimit
ku mbledhur shuk rrinë kockat e ngrata.

- Ku-keja unĂ«! Paskam vdekur!

2005


MAKTHI I NGRICAVE

Hyrja e piramidĂ«s-heshtje Ă«shtĂ« mbyllur
me tonelata blloqe akulli tiranik
e dielli s'ka fuqi t'a ngroh akullsinĂ«;
më gjeni një shteg të dal e të ik.

Preka me frymë fasadat e ngrira
e duart mbi akull i mbajta gjatĂ«,
nisën të ravizohen lotë të bardhë
që në stalagmite ktheheshin prap.

Kërkoj të çlirohem prej makthit të ngricave,
mendimeve qĂ« brenda rrashtĂ«s akullflenĂ«,
si një femër lakuriq në trurin tim
kurrfarë ngrohtësia pa marrë e pa dhënë...

12 Prill 2004


MIGJENI SI KRISHT

Eshtë tepër e gjanë kjo rreknajë me emrin Migjen,
- që zbret prej malesh ku bien rrufe
e kokrra misrit si ortek rrëzohet;
ku ofshamat e shekullit
nëpër buzë të rreshkuna,
ende thurin e shthurin legjenda:

Mos e shkel he t'shitoftë zana!
A don qymyr, zotni?
Kjo tollumbë sikur don me e hangër mësuesin!

Kjo vuajtje, ky kalvar, ky mundim,
kjo revoltë, kjo dallgë, ky Krisht nën kryq,
ky lum, ky det, kjo andërr që djeg
tej e përtej në bukurën e të dhembshurën Arbni,
nëpër tanë skajet e shekullit të vjetër
tejpërcjellë edhe në shekullin e ri.

Nuk kalohet dot me dy e as me katër dhoga,
nuk kalohet me varkë e as me gomone,
madje është krejt i pakalueshëm,
sepsë është i thellë si Drini,
plot hone, kreshta e harkada
me një dritë të mistershme,
që ta bën ta lexosh, ta duash e ta ndjesh
vuajtjen e tij si vuajtjen tande,
sa kohë të ketë njerëz që kanë në shpirt
si plumb të shkrimë
përjetësisht një mollë të ndalueme.

Anipse janë rroposun kaq vjet
nga zjarri përvëlues
i 28 Gushtit të vitit 1938
kur, 27 vjeçar,
prej dhembjeve mizore
- të tij dhe të tjerëve
që gjoksin e poetit kishin si vatër-
tek mbyllte sytë në Torino
si të ishte një engjëll i vërtetë
në krah të Lulave të Vocërr të gjithë botës.

Nuk ishte antinjeri - nuk ishte antizot
poeti i mjerimit të jetëve njerëzore,
poeti i kalvarit të fëmijërisë sime,
përpara të cilit mbetem fëmijë edhe sot.
Le të hedhin gurë e baltë sa të duan
nga arkapijat e cmirës e ligësisë
kalimtarët e kësaj jete që i përkëdhelen fatit
e bëjnë veç hije mbi këtë dhÚ.

Eshtë tepër e gjanë kjo rreknajë me emrin Migjen,
kjo vuajtje, ky kalvar, ky mundim,
kjo revoltë, kjo dallgë, ky Krisht nën kryq,
ky lum, ky det, kjo andërr që djeg
tej e përtej në të bukurën
e të dhembshurën Arbni,
nëpër tanë skajet e shekullit të vjetër
tejpërcjellë edhe në shekullin e ri


Eshtë tepër e gjanë, tepër e gjanë,
kjo rreknajë me emrin Migjen.


PENGU I FUNDVERËS

Ende kam në duar një copëz të vogël jetë
dalë prej skuta shpirti si një dritëz e kaltër
luhatur pas pejzave të dëshirave
mbetur peng nga fundi i verës
si i pari rrezatim vjeshtor
mbi gjethnajën me klorofilë të vdekur.

Ende kam një dëshirë që digjet
si një diell i plloçtë brenda meje.


NOLI  E KONICA...
Meditim për kombin e shprishur
 
Noli e Konica
dy kokat e shqiponjës
në sfondin gjak të Flamurit.

Enigma e një shekulli:
miq për kokë
e armiq për vdekje.

Si fati Atdheut
ndarë e bashkuar
në pesë shtete,

varret përballë
eshtrat larg
dy kontinente

Noli, Konica, liria...
Njerëzit e varret e shprishura
kurr nuk i mblodhi Shqipëria!

Boston,  28 NĂ«ntor 2004


QUO VADIS, ATDHEU IM ?

 Quo Vadis, Atdheu im? Quo Vadis?!
Mos po mbytemi
nĂ« kĂ«tĂ« lumĂ« qĂ« quhet ikje-varfĂ«ri...

 Quo Vadis, Atdheu im? Quo Vadis?!
me njerëz të drobitur kockë e lëkurë
me gojë të shqyer si flamur:

Quo Vadis?


RITUAL MITIK

 Sa herĂ« ka zgjedhje tĂ« reja,
krismat,
në një ritual mitik
deri në palcë drithërojnë.
Copa xhami- copa dielli
e diku-diku - bie pa frymë, njeriu i gjorë.

S'mbetet skutë qytetesh mbrapsht pa kthyer,
përgjakën fëmijët tek ecnin zbathur në rrugë,
shkollat digjen e shkrumbohen
e nga krismat e kallashëve,
diellin në tre milion grimca e thyejnë

Pas zgjedhjeve
shteti kruan xhepat e vet të çpuar,
vë xhamat, lyen fasadat e ndertesave
ku dielli me mashtrueshëm shkelqen,
por tĂ« vrarĂ«t nga varreza
kurrë më në jetë s'i kthen...

Qajnë me bot të mjerat nëna shamizeza:
Në korrik kemi zgjedhje të reja...
Oi, oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

Maj 2005