K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 48 books: poems, story and literary essays.
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
Lirizmi poetik i K. P. Traboinit- nga Sazan Goliku
"Poetica" by K. P. Traboini
"POETICA" by K. P. Traboini
Selected poems in two books, Albanian and English.
Unlike popular publications where poems are published within a book in two languages, in this case, another solution has been found. The same poems, with the same forms and graphic solutions published in two books, the only thing that changes them are languages.
"Poetics" in both the Albanian and English versions have 325 poems and each book has 370 pages. If they were published together they would go to over 700 pages, so this form has been found to make them more practical to use. The poems are selected from the 17 original volumes of the author's poetry published from 1995 to 2021. The time of writing the poems marks from 1985 to 2022. Being an emigrant for a quarter of a century is understandable that the dominant theme of the poems will are the temptations of distance and as an extension of geographical space, we would distinguish four groupings, poetry from life in the homeland, from immigrant life in Greece, meditations in Italy and dominant in this migratory theme life in America, from Philadelphia to Boston and Washington DC. Poems are characterized by deep lyrical experiences, civic concern, urban motives, erotica as an inherent part of human life, and others. This publication by K. P. Traboini comes immediately after the publication of the poetic volume "What we live every day" 2021, the historical monograph "Saga Idromeno" and volumes in 4 books, translations of the poetic creativity of over 200 poets from around the world; "World Poetica 1", "World Poetica 2", "American Poetica" and "Charles Bukowski".
Pantheon Books Info.
----------------------------------
"POETICA" nga Kolec P. Traboini. / Poezi të zgjedhura në dy libra, shqip dhe anglisht.
Ndryshe nga botimet e njohura ku poezitë botohen brenda një libri në dy gjuhë, në këtë rast është gjendur një zgjidhje tjetër. Të njëjtat poezi, me të njëjtin format e zgjidhje grafike qëndrojnë në dy libra, e vetmja gjë që i ndryshon është gjuha. “Poetika” si në variantin shqip dhe në atë anglisht kanë nga 325 poezi dhe secili libër ka 370 faqe. Nëse do të botoheshin së bashku do të shkonin në mbi 700 faqe, prandaj është gjetur kjo formë për t’i bërë më praktike në përdorim. Poezitë janë nxjerrë nga 17 vëllimet poetike origjinale të autorit të botuara nga vitit 1995 deri në vitin 2021. Koha e shkrimit të poezive shënon nga 1985 deri në vitin 2022. Duke qenë një emigrant për çerek shekulli është e natyrshme që tematika dominuese e poezive do të jenë tundimet e largësisë dhe si shtrirje në hapësirë gjeografike do të dallonim katër grupime, poezi nga jeta në atdhe, nga jeta prej emigranti në Greqi, meditime në Itali dhe dominuese në këtë tematike mërgimtare jeta në Amerikë, nga Filadelfia në Boston dhe në Washington DC. Poezitë karakterizohen nga përjetime të thella lirike, shqetësimi qytetar, motive urbane, erotika si pjesë e qenësishme e jetës njerëzore e tj. Ky botim i autorit K. P. Traboini vjen menjëherë pas botimit të vëllimit poetik “Ajo që jetojmë përditë” 2021, “Saga Idromeno” dhe kolanës në 4 libra, përkthime të krijimtarisë poetike të mbi 200 poetëve nga bota; “World poetica 1”, World poetica 2”, American poetica” dhe “Charles Bukowski”.
Pantheon Books Info.
‐-------------------------------
Ky libër ka qenë një nga 5 librat të rekomanduar për lexim ditën e librit 23 prill 2024 nga studiuesja dhe shkrimtarja Emi Krosi :
"Po dashuria, sa vlen? Ajo fisnikëron shpirtin dhe zemrën, duke marrë dhe dhënë dashuri pa kushte, pa pyetur sesa gramë duhet dhe sa peshon, ajo që jep dhe merr, nga ata që do dhe të duan. Kjo dashuri e fisshme, që larton shpirtin në vëllimin poetik "Poetika (poezi të zgjedhura) të Traboini P. Kolec, na frym lirika të ëmbla dashurore, në një të padashurisë. Një antologji me lirika të përshpirtshne ku dashuria herë tepron dhe herë mungon. Dashuria, duhet "vaditur" çdo ditë me thërrimet e kënaqësive të përditësisë tonë, duke mbajtur gjallë shpirtin e lirirë dhe plot pozitivitet, se jeta vlen. Po dashuria, a është sot një virtyt apo një akt çiftimi për trashëgimtarë?"
_________________________
Librat gjenden në Artkancelari Sako, Rrugën “Him Kolli”, pranë shkollës “Konferenca e Pezës” Tiranë.
Cel: +355 68 215 5277
Mësuesi i fillores - nga K. P. Traboini
![]() |
Lin Mushkalla 1908-1963 |
Nga K. P. Traboini
Kërkoj emrin e mesuesit tim të klasës
së parë, por askund nuk e gjej,
as në internet e as në gazeta,
ata që e njihnin
nuk janë më ndër të gjallë,
ndër libra as që bëhet fjalë.
Libra, mësuesi im, nuk ka shkruar,
por në mendjen time ka gdhendur
gërmë për gërmë gjuhën shqipe,
gërma të arta mbi mermerin e bardhë.
Pastaj nisa të shkruaj dhe unë,
por dora më dridhej, bëja gabime,
mësuesi mori dorën time të vogël
në doren e tij dhe bashkë shkruam
Trininë njerëzore: Atdhe, Babë e Nanë.
I ruaj në kujtesë të gjitha ditët,
edhe atë ditë marsi kur mësuesi na tha:
sot nuk ka shkollë.
Ka vdekur ai, atje, larg, ka vdekur...
Dora mësuesit tregoi nga verilindja,
ne nuk pamë katallan në horizont,
dita ishte e bukur e qielli i kaltër,
kalendari shënonte 5 mars 1953.
As emrin nuk ja tha, e ne nuk pritëm,
por ikëm të gëzuar si zogj.
Se kush fëmi i botës nuk u gëzua
kur mesuesi u tha: sot nuk ka mësim.
Ka vdekur, ka vdekur, ai, atje, larg...
e çantat e librave hidheshin në ajr,
vdekja çlironte shpirtrat nga makthet.
Gjithmonë e kam kujtuar mësuesin,
në Hot të Ri ai ka lënë imazhin e vet,
ku shkon e vjen përjetësisht
me biçikletë nga Shkodra.
E di që pushon në Rrmaj,
vështirë është të gjesh në gur varresh
emrin e atij që kërkon se të vdekurit
janë më tepër se të gjallët.
Akoma se, ky është një qytet i madh,
një labirinth shtigjesh, ku
guri, mermeri e druri alternohen
si në qytetin e të gjallëve,
dhe shkalla e pasurisë së të gjallëve
bën diferencat e të vdekurve.
Të diturit, jo medoemos kanë
varre mermeri
si në botën e të gjallëve
ku shpesh të diturit rrojnë
me keq se fajdexhijtë, ministrat
dhe sharlatanë deputetët.
Diferencat i bën pasuria:
ky varr madhështor i përket
një hajduti, që vodhi tërë pasurinë
e popullit e la pas para
sa ti gëzohen mermerit tërë soji i tij.
Kërkoj emrin e mësuesit tim
të klasës së parë, Lin Meshkalla,
në dy qytete kërkoj e nuk e gjej
as në qytetin e të gjallëve
e as në qytetin e të vdekurve.
Dhe rri e pyes veten pse i harrojmë
ata që në dorën e tyre mbajtën
doçkën tonë, - përderisa
dijet e tyre i kemi gjithmonë me vete?
7 mars 2024
Mësuesi i përkushtuar i shkollës fillore Lin Meshkalla, kushëri me Martirin Atë Pjetër Meshkalla, ka lindur në vitin 1908 dhe ka ndërrua jetë në vitin 1963 duke mos lënë pasardhës. Por,gjithësesi qoftë fati personal i mësuesve, duke qenë misionar të dritës ata lënë pas nxënësit ku kanë trashëguar dijet e veta për botën. Dhe dijet për dritën kurrë nuk kanë vdekje.
Autori
Dashuria si sentecë e shpirtit lirik të Kolec. P. Traboinit. - nga Emi Krosi
Tema: Dashuria si sentecë e shpirtit lirik të Kolec. P. Traboinit.
E shkrueshmja
dhe e lexueshmja [S/Z e Bartes-it], ku secili poetshkrues
lë shenjën e tij individualiste, në një mënyrë të veçantë të vështrimit
të gjërave, mënyra e shprehive artistike, duke gjetur fjalët e duhura,
me metafora të zgjedhura. Si një vëzhgues mendjehollë, poeti/ia mund të habitet
nga një zog, një re, dhe të shprehet në mënyrën e habisë absolute, apo
në formën e një lloj eksperimentizmi (Carver: 2019: 114). Duke vëzhguar,
sesi janë gjërat jashtë, por si i sheh poeti, përcjellë kuptimin
nëpërmjet një specifike të veçantë, përmes një qartësie morale si dhe me
anën e përvojës së tjetërsimit, ku vetëdija
reflektuese ndaj realitetit, nuk mund të jetë e rastësishme. Bota e
poezisë, është po aq e pakufishme dhe e pashtershme, aq sa edhe pasuria e
gjallërimit të natyrës. Të shkruarit buron
nga zemra. Të shkruarit është ngjallmimi i njeriut. Të shkruarit është përkushtim,
qëllim, dije dhe besim. Integriteti i vërtetë kulturor
promovohet përmes “përvojës, që vjen nga brenda natyrës dhe strukturës
së vetë kulturës, shpalos natyrshëm traditat e
gjalla kulturore të jetës kombëtare, si vizion zhvillimor të progresionit shoqëror.
Duke iu referuar, Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë, por që ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe
“çfarë të lexojmë”, apo ku “duhet të fillojmë”, nuk mund të varet plotësisht nga
autori, por nga lexuesi, që duhet të dijë çfarë të lexojë (Bloom: 2000:
21). Lirika është esenca e poezisë. Kërthiza e saj, që ushqen
tubi ombilical i jetës së një fëmije ashtu edhe lirika është kërthiza - fëmijë.
Sa shumë mentorë kanë mëkuar lirikën, në të gjitha format. Ajo është pema që
zgjat krahët dhe çelin mijëra filiza të rinj, nga shpërthejnë miliona gjethnaja
dhe sythe fjalësh dhe
strofash apo shkrifërime vargjesh pa limit, në “Poetica”(Traboini: 2022)
Kjo antologji ka poezi që janë ndarë me shprehje dhe duket se lirika e dashurisë, ndjenjës, shpirtit, mungesës ka më shumë vend. Autori e fillon antologjinë me
poezinë “Portreti im” dhe mbyll me poezinë “Kur jam me ty”,
mund të quhet një lirikë sosio-shoqërore, ku fjalët krysemat janë: [dashuria:{107
herë}/ trëndafil: {29 herë}]. Lirika ka shumë simbole të botë
florale, sidomos krylulen: trëndafilin. Sendërtimi poetik është bazuar në:
- simbolikën e trëndafilit dhe dashurisë, ka perceptime jo vetëm të lirikës së pastër
shpirtërore dhe dashurore, por lirika ka shumë shtresëzime mes simbolikës biblike, se shenjëzimi i trëndafilit si lulja e parajsës që ndërlidhet me ngjyrën e gjakut të Krishtit, për besimtarët e krishterë. Poetët, që të jenë në gjendje të zotërojnë demonin, përmes teksteve kanonike zëvendësojnë zbrazëtitë e lëna nga prishja e teologjisë kristiane, se poezia me diskurs biblik, është një lloj teksti teologjik zëvendësues (Stenier: 1997: 4). Ky simbol dekodohet dhe si një transhendencë përtej reales apo magjisë deri në pasvdekje që “udhëton” nëpër planet. Vargjet: një buzë është një petal,/një puthje është një trëndafil /një ëndërr, Harold Bloom, e përdor trëndafilin si metaforë e pastërtisë shpirtërore të besimit dhe dashurisë ndaj Zoti, energjia e furishme e dëshirave është në analogji me simbolikën erotike. Epshi, transformohet në ferr, si metafora të vazhdimësisë së poezisë, që nga fillesat e saj parake deri në kohët moderne, që sigurisht i jep lexuesit më shumë kënaqësi: a) përmes patosit liriko-biblik, b) vlerave estetike të lirikave socio-shoqërore, dimensioni unit lirik i metaforës së trëndafilit, bëhet universale, përmes Qenies së shpirtit të së vërtetës dhe individualitetit poetik. Dukuria që shënjon, është motiv lëvizës metaforik me lidhje associative – emotive, përmes mënyrës abstrakte të thënies së lirikës si dimension shpirtëror si metaforizim i një figure të thellë (Murry: 1931), përmes vargjeve: ato germa të vogla, të vogla /ajo dashuri e madhe e madhe./Brenda tyre si magji sirenash/ADN-ja jote fatale, poezia “Letër dashurie”. Këtu mund të themi se është vetëm simbolika e dashurisë intime dhe marrëdhënia mashkull-femër;
- simbolika e emigracionit, autori ka shënjuar të gjithë udhëtimin e tij në emigracion: për
shumë çka vjen koha/ që ne deshëm ta ndalnim/ ashtu si retë kemi dëshirë t’i zmbrapsim/ po nuk shpëtojmë dot/ pa u lagur poezia “Dolëm nga vetvetja dhe ikëm”. Përshkrimi i rrugëve të emigrimit dhe ndeshja me letërsinë e madhe apo kulturat antike, derdhen poezive me tema nga emigracioni apo lektisja përmes vargjeve, që nga Athina deri në Romë, duke përshkruar të gjitha skutat e Washtingtonit dhe lumin e ftohtë Potomac: ishte kafeja/ më e mira e Georgetown /Washington DC. Hapsira në letërsi, është parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor, jo vetëm si hapësirë por dhe kohë, në tekstin që kemi përpara, ku ne jemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeve që na sugjeron autori, meqenëse historia është e përjetuar prej tij. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën fizike përmes fjalëve që mund të na shtyjnë të përfytyrojmë (Eco: 1979). Hapësira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por perceptim. Perceptimi dhe “përfytyrimi” i një udhëtimi gjeografik. Kjo hapësirë gjeo-kontinentale, del dhe në titujt e poezive: “Mëngjes në Yarmouth”, “Zogjtë e Arlingtonit”, “Mesnatë në Romë”, “ Mirëdita Athinë”, “Washington DC”, etj., Harta e shtirjeve gjeografike nuk është vetëm e brendshme, por edhe e jashtme, që nënkupton, jo një hapësirë të ngushtë. Nuk mund të themi se është hapësira zero, por një “lojë” imagjinative, kur lexuesit i nxitet imagjinata;
- simbolika kristiane kulturore/historike. Mitologjia greke vjen përmes miteve librore,
por edhe elemente të historisë dhe kulturës së saj të lidhur me mitologjinë. Kultura romane përmes historisë dhe mitologjisë. Historia e Romës, sidomos ajo e ndeshjeve mes gladiatorëve, në akropolin romak, sjell mbivendosjen e mitologjisë greko- romake, që vjen përmes syrit të një emigranti, që këtë mitologji e kishte lexuar vetëm në libra, por tani përballej me madhështinë e saj, sheh pelegrinët që enden duke kërkuar shpresën përmes besimit, në sheshin Shën Pjetri: kam ardhur ndryshe nga pelegrinët /nga statujat e gurta në Sheshin e Shën Pjetrit /ndryshe nga papët e katakombeve, poezia; “Shenjëtorë në shi”. Kodet mitologjike, na japin mundësinë e të kuptuarit të statusit të një mitologjie, në kuptimin e një doktrine socio-shoqërore, dhe doktrine shpirtërore, duhen disa kushte:
a) gjendja njerëzore,
b) historia e të kuptuarit të jetës tonë,
c) mitologjia e përzier me mitet dhe heronjtë,
d) besimet biblike,
e) lëndën e tij të ngjeshur nga mitologjia.
Pra, mitologjia, në këtë kuptim, është një pamje e plotë e " botës së njeriut", duke pretenduar se mitologjia është serioze, pra nuk është falsifikim apo një përgënjeshtrim (Stenier: 2011:4 ). Që të kemi një pamje të tërë të mitologjisë, na kumton mesazhe mitiko-letrare: fatin Trojës/ nuk ia tha Kasandra nga poezia, “Kasandra”, se mitet ishin nëna e Muzës, që frymëzuan poetët, por jo në atë shkallë, ku Zoti frymëzonte orakujt, pasi kemi të bëjmë, me një vargan mitesh të zhvendosura (Fraj:1990: 77);
- simbolika e shenjëzimit të fëmijërisë dhe atdheut: nuk është vetëm çështje kulturash
dhe klimash por edhe çështje hapsinore/kohore si dhe e marrëdhënies me veten dhe identitetin social, shoqëror, historik dhe njerëzor, në vargjet: koha pa maskë /ishte më e bukur/pavarësisht se ankohesha/për gjërat më të vogla/që më mungonin çdo ditë, poezia “Koha pa maskë”. Shenjat tekstuale të poetikës tregojnë pjekurinë e mendimit kulturor dhe letrar. Struktura poetike dhe koherenca, si tërësi e të kuptuarit, është krijuar përmes formave të brendshme (Jeferson & Roby: 2006), ku ndërveprimi i pjesëve të poezisë lidhet me emocionet si tërësi mendore të pavarura. Pasi shëtiti dhe jeta e lodhi, në pakthimin tek kujtimet, ikje-ardhjet, malli, dhembja, kthim- pritjet në vendlindje, apo Tiranë tek Selvia. Kurse tek Tajvani në një kafe pret për të takuar miqtë e vjetër që nuk janë më, apo miq të rinj e bëjnë pak pesimist poetin në vjeshtën e tij letrare, që sendërton:
- tekstin si masë individuale e vlerësimit të receptim/pranimit,
- tekstin si problematikë e qëndrueshmërisë së vlerave/interpretimeve,
- tekstin si përpunim diskursiv përtej vetvetes,
- topikat tekstore si receptim narrativ,
- teksti si vlerësim i detajeve të jetuara,
- tekstin si filozofi e gjërave të vogla,
- tekstin si reflektim të kohës reale,
- sendërtimin e imazhet poetike përmes konceptimit të realitetit,
- topikat e përkufizimit të “qenies si tërësi”,
- përfaqësimi i matricave të qarta brenda strukturës poetike,
- rendi i vendosjes së tekstit përmes njësive kuptimore. Vargjet: atdheu është atje ku
ngjizet dashuria/por edhe atje ku mbi varre/rëndon një gurë mbi kokën/e gjysh-stër gjyshëve/edhe atje ndodhet atdheu/që s’harrohet kurrë nga poezia:“Fëmijët te pragu”, imazhi dhe mesazhi letrar sidomos në poezi, kur ajo ka fuqinë dhe aftësinë për të marrë momente nga koha jonë, por poezia si nocion letrar të kuptimëson jetën, si një qëndrim reflektimi ndaj saj, për përmasën dhe kuptimin filozofik të jetës (Gendlin: 1996: 53).
Vepra poetike e Kolec Traboinit, ka një stilistikë të shtrirë estetiko-letrare, ku përfshihen të gjitha figurat stilistike si: metafora / metonimia / epifora /anafora/ asonaca/ konsonancat /krahasimi /simboli /alegoria /satira /sarkazma etj.
- simbolika e shenjëzimit stilistikor:
a) fjalëformimet me para/prapashtesa: lëngështojnë /gjeometrikisht/ pafundësisht
/kuqërremtë /bakërremtë/ floknajë /vetveten/ gjithëherë /kurrkund /pulëbardhat /buzëfryrë /buzëqeshje /gjethnajë /buzëmbrëmje /frymëmarrje /krahthyer /tymnajë /shamizezë /njëmijë /pulëbardha /njëmijë /kurrkush/ ditëlindje /flakërima /përskuqur /përskajohet /atëbotë /qiellnaja /ndajnatë/rimishërimi/metaformuar/ardhacakë/buzëmbrëmje/syjeshilët/zëmekur/fatlumurisht/ritakohemi/njëqindmijë (përngjitur)/ frymëmarrje /gjethnajë /përndezur /lulebardhë /vetëquhemi /përndjekur /përgjumur /përhumbesh /kësulkuqe /luleshtryshe /krahëthyer /vetëdigjet/ pseudomoralet / rrëkajë / mardhacakë /rikrijuan /fundvera /bashkëbisedon/ gjethnaja /palodhura/përbaltemi /hiçkurrëmoskthimit (përngjitur)/moskthimi /vendlindje /ikanak /lotkaltra /stërgjyshërve /mjeracak /funfshekulli /mirëdita /mijëvjeçare /zemërgurta /mërgimtar /përvujtësisht /nënshtrohen/mesnatë /katakombe/dymijëvjeçare( përngjitur)/mërgimtar/përgjak/ zemërdhembshur /akullflenë /këmbëzvarrë /minifunde /stërlodhur /mbijeton /përqesh/ vetëgdhenda/fatlume/fatkeqe /pagjumë /përmotshëm /sapoardhur/shpeshherë/ përkujdesje /jashtëzakonshme /shalëjashtë /përmotshëm /përvitshëm /kryevendin /marramendjen /rrokaqiejve /luledielli /mbingopur /radioaktivitet /hekakeqe /kapërthyer /pulëbardhat /buzëmbrëmje /njëmijë /buzëmbrëmja /duralumin /marramendshëm /pandreqshëm /marrrmendëse /stërmadhe /hijerëndë /krishtlindje /pabarazi /pafundësisht /nënshtetësisë /përskajohem /tridhjetë /pesëmbëdhjetë (përngjitur) zhurmëmëdhenjtë /përgjunjur /kokulur /krahmardhur /postmortem /buzëkuqe /përloten /mirënjohje /rimishërim /përjetësi /trasfiguracion /bashkëbisedojmë /krahëthyer /njëzetvjeçare /dymbëdhjetë /shurrëtore /kryeministri.
b) fjalët më të përdorshme: dashuri/ trëndafila/ dielli/besim/ hyjni/pikëllim/ perëndim /lule
/univers /zogjtë/tulipan/portret/shtëpi/ fëmini/pulëbardhat/ditëlindje/pranverë/bulevard/ vjeshta/dielli/ xixëllonjë/ era /ngjyra /muzg /det /natë /bore /gjethet /pëllumba /shi /mungesë
/mjelmë/ personazh / plakje /grua/ Bibla /galaktika/ poezia /luleshtrydhe /dimri /poet /robëri /liri /vuajtje /fëmini /kujtime /shtëpi /atdheu /vendlindje /emigrant /kuajt /imazh /mjegulla/pranverë/ muzikë /kafe /ballkon /koha /gur.
c) trope metaforike/epitetet: fre zemërimit /erërat e stinës/ujëvarë dielli /përgojimet e
muzgjeve/ rrëketë e qiellit/imazh i vdekur/qiej në trastën time/yjnajat që spërkasin blunë/frymën si zjarr/flokët si hala pishash/fanari fërgëllin/pluhur drite/përpëlitet në sy/zjarri i dëshirave/pjalmi i jetës/pikëlojmë statujat/grunajat e yjeve të shpresës/dielli buzëqeshte/ metaforat poetike varur nëpër degë/poçet e errësirës thyhen/ hënën shtrydh si limon/ përvëlohet vdekja/plagë shtrigash/buzëqeshja e stinës/ëndërr e qashtër/kujtesë e ajrit/ këmbanë e diellit /mirazhe të bardha/shami të verdha pikëllimi/shira lirikë/lëvozhgat e reve/natyrë morte/pikëllim të shelgjeve/kamxhiku i erës/ buka e engjëjve/muret e mardhura/ngrica shekujsh/silueta gladatorësh/fantazma luftëtarësh/tymnaja të trëndafilta/frutat e pikëllimit/hënë e përgjakur/tingull i verdhë/makthi i ngricave/mars i shkalluar/marramendjen e rrokaqiejve/hijet lëvizin/loja e hijeve/vetminë ma përgjojnë/siluetë e lakuriqtë/ koha e vdekur/ belbëzojnë gjethet/anija e fatit/ gjethet gëzoheshin/ trëndafil i zjarrtë/ajri i ngrirë/ mort ngricash etj.
Enumeracioni : …po janë malet brenda/fushat, lumnejtë /janë pyjet , ograjat, lirishtat e bjeshkëve/…/kasollja e vjetër-shtëpia e re/njerëzit e dashur , të vegjël e të mëdhenj, poezia “Atdheu në zemër”.Metafora fantazmagorike: hija fshehu thikën nën pelerinën gri..
Pjesëzat mohuese: s’ka ëndrra/s’ka pasione/s’ka art/s’ka këngë /…/s’ke dëshirë/s’ke dëshirë/s’ke sens.
Litoda:dini ju ndonjë udhëz/… strehëz ku të mbështes kokën/dini ndonjë skutëz etj.
Anafora: urë që lidh dy brigje/dy shpate/dy degë/dy zogj/dy këngë/dy jetë, poezia “Marie”.
Epifora: Do të iki!/Do të iki!/ Do të iki”, poezia: “Do të iki”.
Aliteracioni: fatlumturisht, si valë deti/ dhe ëndërrat tona flenë e zgjohen nga poezia: “Fatlumturisht”.
Asonanca: fatlumturisht, brigjet na e sjellin.
Konsonanca: bashkë me ta fatlumturisht.
Sëfundmi: poezia e Traboinit, përpos lirikës ka një sentencë të gjerë stilistikore, që mund të shërbejë si tema studimore pse jo dhe doktoraturë, rreth figuracionit të madh dhe të pasur, duke i dhënë një dimension të ri gjuhës shqipe si pasuri, pasi sot gjuhës standarde shqipe po i bjerren vlerat nga keqpërdorimi, sidomos në komunikimet virtuale dhe më tej.
BIBLOGRAFIA:
1. Bloom, Harold. (2000): How to read and why? New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.
2. Carver, Raymond. (2019): Rreth të shkruarit, përkth: Albert Gjoka, “Palimpsest”, nr. 6, Tiranë.
3. Eco, Umberto. (1979): Lector in fabula, Bonpiani, Milano.
4. Fraj, Northrop. (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Anvi Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.
5. Gendlin, E. (1996): Focusing-oriented psychotherapy. New York: Guilford
6. Jeferson, Ann & Roby, Davis. (2006): Teori letrare moderne: përkth: Floresha Dado, “Albas”, Tiranë.
7. Murry, J.Middleton. (1931): “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
8. Steiner, George. (1997): Nostalgia for the absolute, Canada: House of Anansi Press.
9. Steiner, George. (2011): The Poetry of Thought, From Hellenism to Celan. USA: A New Directions Book.
10. Traboin, P. Kolec. (2022): Poetica (poezi të zgjedhura), “Email”, Tiranë.
Dobësia është forcë - nga Robert Martiko
![]() |
Robert Martiko shkrimtar & eseist |
Nuk është e mundur që njeriu dhe kur nuk ka bërë asgjë të keqe, të ketë ndjenjën e fajit brenda vetvetes. Megjithatë, e pësojnë edhe individë të veçantë me karakter guximtar. Poezia e bukur më poshtë, e poetit të njohur Kolec P. Traboini me origjinë nga Shkodra e MBINJERIUT Pjetër Meshkalla, është pasojë pikërisht e kësaj ndjenje. Ndjenja e fajit lindi në Evropë duke u bërë një tregues i lartë kulture e qytetërimi. Elementi i fajësisë vjen nga fakti që njeriu ndien nostalgji për të kaluarën, të shoqëruar nga kujtesa e mendimi. Evropiani jeton grisjen e vet shpirtërore si një fakt të brendshëm, jo si informacion të jashtëm që mban njeriun pa mendim, të grupit, meteor në stratosferë. Im atë, Dino Martiko, në dy në hetuesitë e tij, ndonëse nga gjeneralët e ministrisë së brendshme dridheshin të mëdhenj e të vegjël, atij i dukeshin sikur të ishin miza. Megjithatë, nuk mungonte të thoshte se po të dëmtonte qoftë dhe një fëmijë të vogël, do të ndjehej fajtor para tij.
Krejt ndryshe, njeriu i vëllavrasjes, porsa kalon rrezikun e Ligjit, nuk do t’ia dijë për jetët e humbura nga diktatura. Gjithnjë e më shumë përfshihet në botën e përçarjes me të përngjashmin e tij, me një urrejtje që nuk e ndalon asgjë. Janë fenomene që korrigjohen nëpërmjet kultivimit të ndjeshmërisë, poezisë, arsimit të duhur dhe mbi të gjitha kuptimit të problemit në brendësi. Në Evropë këtë e korrigjoi Rilindja Shpirtërore, tokë krejt e panjohur dhe pa interes për Njeriun e Ri Socialist, sot të kudondodhur dhe në trajtë profesori universiteti, jashtë Kohës së Qytetërimit Perëndimor.
UNIVERSALE
E NESËRMJA IME PASI TË ZGJOHEM
( nëse zgjohem )
Do të përpiqem të ndjek veten - nëse e arrij.
Do përpiqem të mos i bëj hije askujt.
Do përpiqem të mos i zë tjetrit hisen e diellit.
Do përpiqem të mos vras njerëz
dhe barin do ta shkel me kujdes.
Do lagëm në shi në dimër.
Baltë do të kem në këpucë.
Në kafene do rri i menduar
me imazhin e asaj që ka ikur
dhe cigarja do t' më djegë në buzë.
Do përpiqem të mbjell lule.
Do të dal të pres dallëndyshet.
Do të hallakatem në erë në flirt me qiejt.
Do të jap e të marr dashuri marrëzisht
pasi ajo të ketë ardhur. Nëse vjen.
Që kur të vdes - të mos kem asnjë peng.
KOLEC P. TRABOINI