"POETICA" by K. P. Traboini
Selected poems in two books, Albanian and English.
Unlike popular publications where poems are published within a book in two languages, in this case, another solution has been found. The same poems, with the same forms and graphic solutions published in two books, the only thing that changes them are languages.
"Poetics" in both the Albanian and English versions have 325 poems and each book has 370 pages. If they were published together they would go to over 700 pages, so this form has been found to make them more practical to use. The poems are selected from the 17 original volumes of the author's poetry published from 1995 to 2021. The time of writing the poems marks from 1985 to 2022. Being an emigrant for a quarter of a century is understandable that the dominant theme of the poems will are the temptations of distance and as an extension of geographical space, we would distinguish four groupings, poetry from life in the homeland, from immigrant life in Greece, meditations in Italy and dominant in this migratory theme life in America, from Philadelphia to Boston and Washington DC. Poems are characterized by deep lyrical experiences, civic concern, urban motives, erotica as an inherent part of human life, and others. This publication by K. P. Traboini comes immediately after the publication of the poetic volume "What we live every day" 2021, the historical monograph "Saga Idromeno" and volumes in 4 books, translations of the poetic creativity of over 200 poets from around the world; "World Poetica 1", "World Poetica 2", "American Poetica" and "Charles Bukowski".
Pantheon Books Info.
----------------------------------
"POETICA" nga Kolec P. Traboini. / Poezi të zgjedhura në dy libra, shqip dhe anglisht.
Ndryshe nga botimet e njohura ku poezitë botohen brenda një libri në dy gjuhë, në këtë rast është gjendur një zgjidhje tjetër. Të njëjtat poezi, me të njëjtin format e zgjidhje grafike qëndrojnë në dy libra, e vetmja gjë që i ndryshon është gjuha. “Poetika” si në variantin shqip dhe në atë anglisht kanë nga 325 poezi dhe secili libër ka 370 faqe. Nëse do të botoheshin së bashku do të shkonin në mbi 700 faqe, prandaj është gjetur kjo formë për t’i bërë më praktike në përdorim. Poezitë janë nxjerrë nga 17 vëllimet poetike origjinale të autorit të botuara nga vitit 1995 deri në vitin 2021. Koha e shkrimit të poezive shënon nga 1985 deri në vitin 2022. Duke qenë një emigrant për çerek shekulli është e natyrshme që tematika dominuese e poezive do të jenë tundimet e largësisë dhe si shtrirje në hapësirë gjeografike do të dallonim katër grupime, poezi nga jeta në atdhe, nga jeta prej emigranti në Greqi, meditime në Itali dhe dominuese në këtë tematike mërgimtare jeta në Amerikë, nga Filadelfia në Boston dhe në Washington DC. Poezitë karakterizohen nga përjetime të thella lirike, shqetësimi qytetar, motive urbane, erotika si pjesë e qenësishme e jetës njerëzore e tj. Ky botim i autorit K. P. Traboini vjen menjëherë pas botimit të vëllimit poetik “Ajo që jetojmë përditë” 2021, “Saga Idromeno” dhe kolanës në 4 libra, përkthime të krijimtarisë poetike të mbi 200 poetëve nga bota; “World poetica 1”, World poetica 2”, American poetica” dhe “Charles Bukowski”.
Pantheon Books Info.
‐-------------------------------
Ky libër ka qenë një nga 5 librat të rekomanduar për lexim ditën e librit 23 prill 2024 nga studiuesja dhe shkrimtarja Emi Krosi :
"Po dashuria, sa vlen? Ajo fisnikëron shpirtin dhe zemrën, duke marrë dhe dhënë dashuri pa kushte, pa pyetur sesa gramë duhet dhe sa peshon, ajo që jep dhe merr, nga ata që do dhe të duan. Kjo dashuri e fisshme, që larton shpirtin në vëllimin poetik "Poetika (poezi të zgjedhura) të Traboini P. Kolec, na frym lirika të ëmbla dashurore, në një të padashurisë. Një antologji me lirika të përshpirtshne ku dashuria herë tepron dhe herë mungon. Dashuria, duhet "vaditur" çdo ditë me thërrimet e kënaqësive të përditësisë tonë, duke mbajtur gjallë shpirtin e lirirë dhe plot pozitivitet, se jeta vlen. Po dashuria, a është sot një virtyt apo një akt çiftimi për trashëgimtarë?"
_________________________
Librat gjenden në Artkancelari Sako, Rrugën “Him Kolli”, pranë shkollës “Konferenca e Pezës” Tiranë.
Cel: +355 68 215 5277