MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

Shitëse të bukura - poezi K.P. Traboini


SHITËSE TË BUKURA

Në rrugën Shyri ka njëmijë dyqane
me shitëse të bukura, tunduese, koketa
gjithë ditën shohin veten në pasqyrë
e s’shesin dot një palë këpucë të shtrenjta.

Njëmijë shitëse të bukura
kanë dyqanet në rrugën Shyri
shitëset janë të bukura mrekullisht
çmimet llahtarisht të çmendura.




NOSTALGJI PËR BRIGJET E DETIT

Më parë bregdeti kishte pak shtëpi
e një lokal të vogël “Breshka”.

Fare pranë detit, brigjeve të qeta
një rrugë të gjatë me plepa.

Ato janë shumë larg në kohë
veç valëzat ndër kujtime m`i sjellin

Pallatet me ballkone ajrore
nuk është e mundur të smbrapsen
tashmë...

Gjithçka që më fanitet si koha ime e blertë
është nostalgjia për brigjeve të detit.
 


Nga libri "U dashka të dal natën vonë"
2012