vëllim
i ri poetik i Kolec Traboinit
Pas
librave me poezi “E kam Atdheun tek Porta”, “Fajin e ka Hekuba” dhe “Orakujt
zbresin në ferr”, botuar në tre vitet e fundit, Kolec Traboini vjen në 2016 me
vëllimin poetik “Odeon për gjëra që ngjasin”. Ndryshe prej vëllimeve të
mëparshme, në botimin e ri autori krahas meditimeve të tij kryesisht në lëvizje
këndej e andej Atlantikut - nga Tirana në Washington dhe anasjelltas - ai sjell edhe një përzgjedhje nga autorët më
të njohur amerikanë, të cilët i ka shqipëruar gjatë qëndrimit në Amerikë. Pra
kemi në këtë libër bashkimin e krijimtarisë personale me sprovëzën e
shqipërimit të disa poetëve amerikanë duke prurë në shqip, jo pak por njëzet
autorë.
Në
krijimet e Traboinit kemi një optikë në lëvizje që fokuson një mori gjërash që
ngjasin përreth autorit, një ndjekje hap pas hapi të udhës së tij, rrëfime
emocionale nëpër linja, aeroporte, apo ajo çfarë përjeton, fjala vjen, gjatë
kalimit nga Tirana për në Vjenë. Pa harruar edhe udhëtimin me taksi nga
aeroporti Dulles në Virgjinia drejt kryeqytetit amerikan Washington DC. Kemi
një shpalosje emocionale të mbresave që i sjell kalimi në rrugëdaljen për
Baltimore, siç e titullon poezinë e tij autori, qytet në breg të oqeanit ku
mbylli jetën tragjikisht Edgar Allan Poe. Këtij poeti të madh i kushton një
poezi, ndërkohë sjell të shqipëruar edhe dy poezi të Edgar Allan Poes “Vetmi”
dhe “El Dorado”.
Objeksioni
poetik i Traboinit përmbledhur në “Odeonin” e tij është kthjelltësisht deri në
detajet më të imta i fokusuar në marrëdhëniet njerëzore: “Kur të marrësh udhën për
të dalë”, “Ajo nuk më puthi kur ika” apo “Përsiatje për Vjenën”, “Bangladesh”,
“Kapela ime në Washington”, “Kush dreqin
ishte ky Charles Bukowski”, “Unë tani rri me Tomin” etj.
Tek
poezia “Kur të marrësh rrugën për të
dalë” ka një mbyllje mjaft të ndjerë bashkë me kuptimin filozofik të largimit
nga vendlindja, e kjo ndodh në kohën tonë ku jeta e çdo shqiptari në një farë
mënyre është kthyer në një Itakë:
“Në
çdo ikje është mirë të dish
se
pjesë e ikjes janë edhe mosardhjet
mirë
është ta dish para se të ikësh...”.
Kësisoj në ndarjen nga Atdheu kemi shprehjen e
një emocioni sublim që është parë me gjetje të bukura edhe në vëllimet e
mëparshme. Ato i përkasin jetës prej mërgimtari në dy dekada të jetës së vet,
gjatë të cilës, ka qenë i detyruar shpesh herë të lëvizte tej e përtej
hapësirave oqeanike. Kjo hapësirë kaq jetike në jetën e autorit ndjehet në këtë
vëllim më shumë se në asnjë libër tjetër. E kësaj natyre është dhe poezia “Zëri
i detit” ku të bëhet se të ndjek hap pas hapi shushurima e valëve me mallin e
përvëluar për brigjet e kaltra që lë pas.
Në
vëllim spikatin poezi si “E bukur kjo ditë si grua”, që përshkruan 21 marsin,
që është dita botërore e poezisë e autori këtë kremtim poetik e gjen të
mishëruar në harlisjen e lule kumbullave të kuqe në një nga rrugët më të bukura
të Tiranës. Shkak emocional ky që kjo ditë pranvere t’i shfaqet poetikisht me
hiret e një gruaje të bukur.
Eh,
sot qenka një ditë e bukur
por
edhe e trishtë qenka kjo ditë e trishtë
sepse
sa i prek me dorë gjërat më ikin
si
petalet e borës së bardhë
në
faqet e një vajze që ende s’e ka njohur
dashurinë
e parë as puthjen
e
aty fluturzat e borës ujësohen
avullohen
e treten në qiell.
Edhe
në këtë libër autori Traboini ruan lidhjet emocionale me vendin e origjinës së
tij. Thua nuk ka libër pa një dedikim për Traboinin e Hotit, vendlindjen e atit
ku prehen eshtrat e të parëve brez pas brezi. Kësaj herë vjen poezia “Fluturo
ti shqipja e Hotit”, “Mos ma preni degën e Lisit” dhe “Një zog që këndon”.
Në
vëllimin “Odeon” autori ka përfshirë dhe tri poezi të gjata në shtratin e një
poeme të cilat janë krijime poetike mbështetur nga ngjarjet reale. Poezinë
“Dyzetegjashtë” ja kushton një fshati martir, Belegut, të masakruar në Kosovë,
ku të gjithë burrat e djemtë e fshatit u ekzekutuan nga ushtria pushtuese serbe
më 29 mars të vitit 1999. Poezia është si një memorial i mermertë ku janë
skalitur të gjithë emrat e viktimave duke përfshirë dhe të rinj 17 vjeçarë.
Ju
mund të thoni çfarë të doni, diplomatë
të
huaj - mbillni ullinjtë e paqes na thoni
e
ne do t’i mbjellim ullinjtë
se
luftën kurrë s’e kemi dashur
në
këto troje arbërore
ku
erdhën, na vranë e na dogjën.
Mund
të na thoni: “Mos shihni pas!
Harroni
plagët e luftës!”
por
plumbat që kemi në gjoks
nuk
është e lehtë t’i harrojmë.
Kemi
aq dhimbje se vetë zemra
na
peshon si plumb
se
ata ishin 46
e
tash nuk janë më askund!
Te
poezia “Zero pas njëshit” gjen motiv nga vrasja e një bankieri të njohur
shqiptar, akt i kryer në mes të kryeqytetit pa arritur kurrë të merret vesh e
vërteta e këtij akti barbar. Këtu gjen shfaqje poezia me shqetësime qytetare,
ajo që quhet reflektimi dhe protesta shoqërore, tematikë e problematikë të
cilën poeti Traboini gjithherë në krijimtarinë e tij e ka trajtuar me guxim.
Mjaftojmë të kujtojmë poemën e tij madhore “Orakujt kanë zbritur në ferr”, një
punë këmbëngulëse që ka në vëmendje gjithçka që ka ngjarë në jetën e popullit
në një periudhë mbi rreth 20-vjeçare.
Poema
“11 minuta” kushtuar studentes Klea, që e thyer prej dashurisë kreu vetëvrasje,
është mjaft emocionuese. Poema e ndjek veprimin minutë pas minute të ngjitjes
në katin e 11-të ku shkoi të fluturonte si mjellmë në qiellin e dhjetorit me re
e shi. Fjalët e kursyera janë si gurët e një mozaiku, i cili ka një përmbajtje
tragjike e të dhimbshme, pikërisht atë ditë që bota festonte e lindjen e
Krishtit.
Donte
veç një ditë për të ardhur Krishtlindja
mrekullia
që pritej të ndodhte
një
qiri shprese ndezur nga pleqtë
një
pemëz, ca dritëza si yje
blegërima
e një qengji, zëri i vogëlushit
që
ende flinte brenda njeriut.
Të
gjitha këto ishin në ardhje
duhej
veç një ditë, 1440 minuta
por
asaj veç një minutë i kish mbetur
sa
për t’u ngjitur në katin e njëmbëdhjetë
atje
ku frynte erë
atje
ku me siguri ca engjëj e prisnin
me
flatrat e tyre si diell.
Autorët
që sillen të shqipëruar në këtë vëllim janë poetet amerikanë që nga Charles
Bukowski me gjashtë poezi, Edgar Allan Poe me dy poezi, Emili Dickinson me tre
poezi, Robert Frost me pesë poezi, Ezra Pound me katër poezi, James Wright
katër poezi, si dhe Williams Carlos
Williams, Hilda Doolittle, Edna St. Vincent Millay, Elizabeth Bishkop,
Gwendeline Brooks, Philip Larkin, Derek Walcott, Sylvia Plath, Ted Kooser,
Marilyn Nelson, Vijay Seshadri, Henry Cole, Martin Espada dhe anglezi Robert
Graves. Libri mbyllet me intervistën e autorit dhënë për shtypin shqiptar:
“Gjithçka në art konsiston në dashurinë për jetën”.
©
Pantheon Book Info 2016
KOLEC
P. TRABOINI
GJËRA
QË NGJASIN…
Gjërat
ngjasin
e
ne më kot përpiqemi të ikim prej tyre
nuk
duam t’i kujtojmë
se
herë-herë na sjellin shije të keqe
na
sjellin parasysh dobësitë tona
dhe
gabimet që i bëmë gjithashtu.
Asgjë
prej tyre nuk ishte mosdashje
por
tundim i ëmbël i valëve të nxehta
mikluese
për botën tonë të vogël.
Lamë
veten në kurth të dëshirave
e
ikëm prej gjërave që na kanë ndodhur
si
djalli nga temjani, jo, sigurisht
por
sa më pranë tyre
aq
më përcëllues është kujtimi
sepse
ne vetë e lamë zjarrin të na digjte…
Sa
më larg - sa më larg
oh,
sa poshtë kishim rënë atë mëngjes
apo
atë mbrëmje - jemi ndryshuar sakaq
jemi
në kohë të ndërmjetme
në
mes të asaj që ka ngjarë
e
të asaj që kurrë më nuk duam të ngjasë.
Megjithatë
kjo ikje mbetet imagjinare
një
luhatje në lavjerës të dëshirës
diku
larg në horizont- si perëndim dielli
qoftë
edhe në fund të një dite
a
të një jete. Asesi
nuk
mundemi gjërat që ngjasin
t’i
bëjmë të pangjara
dëshira
të çon larg, por ngec diku.
Në
këtë përpjekje për të ikur prej tyre
nis
e kupton se ne jemi
me
gjithë çfarë e rrethon qënien tonë
asgjë
më shumë
se
një tufë gjërash që ngjasin….
18
Dhjetor 2015
KUR
TË MARRËSH RRUGËN
PËR
TË DALË
Kur
të marrësh rrugën për të dalë
te
pragu i portës diku larg Atdheut
rri
një çast e mendo fëmijërinë tënde
lotët
e nënës, argasjen e babait
mendo
sado pak se çfarë ke humbur
të
gjitha këto janë pjesë e jetës tënde.
Hidh
një vështrim mbi malet e tua
kur
avioni nis qiellin të marrë
ndoshta
është errësirë e nuk duken
por
hijet e maleve aty janë
malet
mbuluar prej halleve të borës
të
rrudhura prej mardhjes.
Përshëndeti
me sy, me mend e me zemër
dhe
mos harro se Iliria të lindi
në
çdo ikje është mirë të dish
se
pjesë e ikjes janë dhe mosardhjet
mirë
është ta dish para se të ikësh...
Aeroporti
Nënë Tereza, Tiranë
Ora
4:30 e mëngjesit, 18 janar 2016
BALTIMORE
Diku
këtu në autostradën 67
është
exit-dalja për Baltimore
dhe
gjëja e parë që më shkoi ndërmend
ishte
Egdar Allan Poe.
Atje
oqeani prek brigjet
çafkat
gjithnjë në erë
në
baltë e hodhën pijanecët
pasi
e rrahën poetin si qen.
Tek
kaloi përskaj kësaj rruge
me
emrin Baltimore
më
tingëllon aq shqip kjo fjalë
mrekullitë
e shpirtit tënd i le
e
vetëm baltë ti more - Baltimore.
Edhe
unë këtë ditë janari
ngjashëm
me atë ditë
e
ndjej veten i rrahur si qen
dhe
mendoj se kur rrihen poetët
koha,
historia dhe balta ngrijnë...
Arlington,
20 janar 2016
NJËMBËDHJETË
MINUTA
Klea,
studentja 20 vjeçare me shpirt
të
brishtë e thellësisht të ndjeshëm,
nuk
e përballoi dot humbjen e dashurisë
dhe
kreu vetvrasje në Tiranë
më
24 dhjetor 2015.
Njëzetvjeçare,
e bukur, e brishtë
si
tulipanët e parë të pranverës
Klea
vendosi t’i ngjisë shkallët një e nga një.
Nuk
e mori ashensorin kësaj here
nuk
e dëshironte praninë e njerëzve
në
njëmbëdhjetë minutat e fundit në jetë
të
udhëtimit të saj për në qiell.
Në
katin e parë të ngjitjes
e
përshëndetën dy njerëz
një
grua e një burrë, të lumtur
dukja
është gjithçka kur nuk njihesh
si
lulja kjo vajzë e bukur
e
shoqëruan me një shikim përkëdhelës.
Klea
u ngjit në katin e dytë
minutën
e dytë
një
gjyshe që fshinte pragun i tha:
“Moj
bijë, më qofsh e lumtur!”
Pastaj
në katin e tretë e minutën e tretë
një
djalosh me sy e përpiu
sikur
i thoshte mos shko më lart
lëri
engjëjt në qiell
bëhu
dashnore në tokë e njeriut
kam
një dhomë e një krevat këtu
në
këtë dimër të ftohtë
a
po kthehesh të bëjmë dashuri.
Po
minuta e tretë kishte ikur
ajo
s’mund të ndalonte
duhej
ngjitur në katin e katërt
ku
një vogëlushe e priste.
Klea
mendoi për një çast se ishte vetja
që
i thoshte: “Si më harrove
mos
ik, më lart mos u ngjit
eja
të luash me kukullën time!”
Po
Klea ishte rritur e fëminia e saj
qe
larg, njëzet vjet larg
asgjë
s’mund ta kthente
se
jeta e njeriut nuk ishte një film
që
mund ta shohësh pafundësisht.
Në
katin e pestë dy vajza prostituta
e
ndollën, i thanë të bëhemi shoqe
ikim
në Europë nëpër semaforë.
Klea
s’u ndal, por ngjiti shkallët
babain
e nënën iu duk sikur pa.
“Eja
Klea, pse po vonohesh?”
U
ngjit dhe më lart
në
katin e shtatë në minutën e shtatë
aty
qielli mund të shihej
por
e ndalonte pallati përballë
ndoshta
në katin e tetë do të shihte
ca
re puplore ëndrrash që iknin
për
t’u tretur e kthyer në pika shiu.
“Më
lart, më lart,- i tha vetes -
atje
ku mund ta prek qiellin.”
U
gjend në katin e nëntë
minutat
iknin
aty
nuk pipëtinte frymë njeriu
ajri
sikur qe ngrirë.
Ecte
mes e përmes akujsh
u
gjend në katin e dhjetë
nisi
të shfaqej qyteti në mjegull
e
njerëzit në ikje si miza lëvrinin
në
panikun e ditëve të dimrit.
Donte
veç një ditë për të ardhur Krishtlindja
mrekullia
që pritej të ndodhte
një
qiri shprese ndezur nga pleqtë
një
pemëz, ca dritëza si yje
blegërima
e një qengji, zëri i vogëlushit
që
ende flinte brenda njeriut.
Të
gjitha këto ishin në ardhje
duhej
veç një ditë, 1440 minuta
por
asaj veç një minutë i kish mbetur
sa
për t’u ngjitur në katin e njëmbëdhjetë
atje
ku frynte erë
atje
ku me siguri ca engjëj e prisnin
me
flatrat e tyre si diell.
Gjeti
aty veç një zog të mardhur
që
trembur rrahu krahët në qiell
sikur
t’i thoshte eja dhe ti
ta
shohësh botën nga lart, botën gri.
Duhej
fare pak mundim
veç
pak, të hidhej
engjëjt
nuk do ta linin të binte.
Klea
hapi krahët, i dha vetes lart
ajri
si xham akulli u thye
zemra
përpëlitej në erë
ku
po shkoj tani, ku ndodhem
pse
engjëjt s’po vijnë
ndoshta
erdhën e morën shpirtin tim
e
trupin e lanë të përplasej
në
trotuar, pa frymë, mes njerëzve.
Ndërsa
sirenat e urgjencës
e
mbushnin qytetin me pikëllim
u
deshën njëmbëdhjetë minuta
për
t‘u ngjitur në katin e njëmbëdhjetë
pa
llogaritur kohën e rënies
e
kohën kur njeriu jep shpirt.
©
Nga vëllimi poetik “Odeon për gjëra që ngjasin”
nga Kolec Traboini. Botim i vitit 2016.