KOLEC TRABOINIPoeziDO TË ZHVESHDo të zhvesh, zemra ime, do të zhveshtërë rrobat e trupit do t`i heqsi një Evë dalë prej bible do të jesh.Dhe pastaj, zemra ime, dhe pastajsi një engjëll lakuriq në krahë do të mbajdo të ikim në ca qiej ku s’na arrijnëtërë akujt e dy poleve do t`i shkrijmë.Kam një afsh që më përvëlon në dhè të huajkur të vij, buzët m`i zgjat, zjarrin ma shuajDo të zhvesh zemra ime, do të zhveshtërë rrobat e trupit do t`i heq.E pastaj, zemra ime, dhe pastajqiejve do t`i biem skaj më skaj.VAJZA NGA FISI I SHQIPONJAVETi je vajzë nga fisi i shqiponjavemë ngre lart në qielle më tregon hapësirat.E pafundme mrekullia e dritës.Në qiell të bukura janë dhe ëndrratatje njeriu ndjehet i madhërishëm, si Zot.Por trillet e tua janë të pafund...Pas kësaj, atje lart nisin stuhitë kozmikepa mëshirë më kthen në pluhure më përplas për tokë.Të paktën më bëjpluhur drite...KISHA DASHTË ME DEK PËR SË DYTI..Edhe për së treti kisha dashtë me dekse dora jote ma solli dekën e bardhëpor edhe në vdeksha njëmijë herëqoftë e njëmijta si vdekja e parë- kush dreqin po pyet!Vdekja në dorën tande ish aromë prillitan lulet ma sollën polenin te kryetisha vet që të thashë: tash ma xen frymënisha vet që të thashë më puth e më mbyt- kush dreqin po pyet!Tash, që u tejkrye pjalmimi i jetësjam krejt i dekun derisa t’ringjallempër t’ma marr shpirtin, për dek të dytëi gatshëm jam për rimishërimin- kush dreqin po pyet!NË RRUGËN E KALASËIdromeno
Me bastun, borsalino e pallton e gjatënëpër errësinën që përpinte qytetindëgjoheshin veç bulkthet e natëse valët bregut të liqenit.Në rrugë ndonjë qen i braktisunturfullima e ndonjë kali në grazhderrësinës klithma e ndonjë shpendie yjet që shuheshin diku larg.Nata e lodhte për vdekje piktorinprej Diellit merrte frymë e ringjallejndaj gjumi s’e zinte deri vonënga ankthi i dritës në ardhje!Sapo vinte agimi e bota zgjohejai flinte me rrezet e Diellit në Maranaj.Kol Idromeno, daja i Dadës sime Katrinësiç më thoshte në kujtimet e saj...SHIRA LIRIKEJu mbase nuk i ndjeniato përditë bien në shpirtin time kur bien, në qiellin tim kuturisen zogjqë çukisin lëvozhgat e reve e u thërrasintë gjithë atyre që janë në udhë të pambaruar:- Ikni! Shirat po vijnë!I vetmi që nuk ikën jam unë - sepse ato shirabien më shumë brenda se jashtë mejemë sjellin fëmijërinë, ma zhveshin lakuriqe unë endem liqenit si një ëndërr e zgaqunnë djepin tim prej uji.Një ninullë zbret nga malet me lumin Kir- lum me emër të lashtë sa bota:Nuk ka perandori më të madhe ujnash, se Shkodra!
KUJTESA E BRIGJEVE TË DETITMë parë bregdeti kishte pak shtëpie një lokal të vogël “Breshka”.Fare pranë detit, brigjeve të qetanjë rrugë të gjatë me plepa.Ato janë shumë larg në kohëveç valëzat ndër kujtime m`i sjellinPallatet me ballkone ajrorenuk është e mundur të smbrapsentashmë...Gjithçka që më fanitet si koha ime e blertëështë nostalgjia e brigjeve të detit.
Në Web-Sitin: