KOLEC TRABOINI
Nga libri Itaka grua
Tiranë - Boston 2008
UNGJILLI I BURRAVE TË BOTËSO Zot, kryekrijesa yte hyjnorenuk është Adami por Evaasaj tek i faleminderojmë emrin tëndnën pushtetin e të bukurësu nënshtrofshimsot e përgjithmonë e jetësO Zot, Amen!
SISËT E ANAVE
Plasa t'i bind miqtë e mi piktorë
se shqiptarka e Italisë
ka sisët më të bukura në botë
e se Udha e Qumështit zë fill
në thithkat e saj...
e ndoshta, gjithnjë sipas gjykimit tim
për të ka zgjedhur për të rrojtur Firencen
se atje është Davidi lakuriq
më i bukuri mashkull i Botës...plasa t'i bind miqtë
por edhe vetë shqiptarkën Ana Sali t'a bind
e, nëse ajo ma mohon bukurinë e gjinjëve
do të kaloj Pirinejt
t'a shoh Atllantikun nudo, pa fustanin e kaltër
e atje të trokas në gjoksin e portugezes
Ana Tampado...
më shkoi jeta duke parë ëndrra nudo
duke thithur sisë Anash si bebe
herë të një shqiptarke e herë të një portugezeje...
PARFUM ROMANA drithëron ende kur pas një dimri të lodhshëm
të shfaqet Shën Valentini, lakmuesi i zemrave njerëzore?
përpiqet ai të pushtojë apo ti e ke robëruar
e si një skllav dashurie
ta mbulon gjoksin me trëndafila?nuk di asgjë se çfarë ndodh në Romë
por veç aromën e parfumit të trëndafilave t'a ndjej
m'a sjell oqeani përmes dallgëve dimër qoftë a verë
e drithërohem kur mendoj
se me trëndafila të mbulojnë të tjerë...2008TRI VJESHTA
Në mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
në tri stinë pashë drynin e mollës të zhvishej
të hidhte poshtë tek këmbët e mia edhe gjethen e fundit
ateherë, kur në degë kishin mbetur vetëmfruta të pjekura si diej që zhyteshin muzgjeve në det
ndjeva dallgët e mia që pushtonin leshterikët e brigjeve të fjetura
e rroka me puthje lakuriqësinë drithëruese
mbi gjinj i vura gjethe të kuqërremtë
e piva deri në fund pikën e lotit në sytë e saj eterikë
më dha çdo gjë që kishte, me zjarr e me flakë
detin tim e përpiu pa mundur të shuhej krejt
se i duhej pak prush për të nesërmen për trupin eshkë
në mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
e tri vjeshta nën floknajën e hënësnuk janë pak për një jetë.
LOTËT E GRAVEMos qaj, mikja ime, mos qaj
ani pse lotët e kanë një funksion
qartësojnë shikimin
të bëjnë t'a ndjesh më shumë ajrin
të biesh në dashuri me tulipanët dhe qiellin
pasi të ketë rënë dhe pika e fundit e shiut...nëse tundimi a gëzimi të mund
në krahëror e ke një gulç vaji
që do të ikë nga kafazi si zog
kur të qash, më thuaj
e pikën e fundit të lotit tënd
mos harro t' ma ruashdo të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin...26 prill 2006TAKIM NË PARIS
Takimin në Paris mos m’a refuzo
një shetitje buzë Senës në puhizën e mbrëmjes
pak mjegull pas së cilës të fshihem si zogjtë
nga vështrimet e njerëzve
asgjë nuk dua pranë mejeveç dritat blu të Shen Elizè-s në qerpik
në një ëndërr të fle e të zgjohem
me ty në takim, në Paris...
të tjerët le të shkojnë te Mona Liza
të mahniten para fytyrës së saj në adhurim
shpirti më është rreshkur nëpër strehëzat e botës
ndaj dua të mbështetem veç në prehërin tënd
....një shetitje buzë Senës në puhizën e mbrëmjes
pak mjegull pas së cilës të fshihem si zogjtë
nga vështrimet e njerëzve.
mos m'a refuzo një takim
mos u bëj lirikë e padisponueshme
sa kohë që jeton në Paris...SYTHE BORE
Paske lindur në shkurt, si unë, mikja ime
me një fat e një nëmë të përbashkët.
të lindurit në shkurt janë dashnorë të zjarrtë
dhe vuajtës të mëdhej gjithashtu.
fatin nuk ndrrohet, s'ke çfarë të bësh
veç në duart e tij të lëshohesh.
megjithëse ka një magji dimërore
ndoshta eskimezët profanojnë kështu:
kur dy vuajtje si dy trupa bashkohen
shkrin akulli, nisin e cicërijnë zogjtë
e nëpër drurë shfaqen sythe bore...
që bulëzojnë me një puthje …
po të ishim bashkë në ditëlindjen tënde
sa lule do të çelnin, e sa zogjdo të cicërinin sonte?!
20 shkurt 2008GJINJË ÇAMËRIE
Lërmë mua të këndoj për gjinjtë
ç'ne ti?!
apo ju vajzat e Çamërisë
e keni Egjeun tek këmbët
dhe ishujt e Safos përballë....ndërsa unë i mjeri malësor, veç male
përtej kufirit s’i ju, trojehumbur
me pak liqen Shkodre që shoh nga largësitë
si një pasqyrë ku shihen Zotat
e krihen zanat e Bjeshkeve të Namuna.kur dallga e Egjeut brigjet të rrahë
në mos sot, nesër, a pasnesër
gjithmonë do të pres
të m'i sjellësh ata gjinjë Çamërie
që pikojnë si yjet e Udhës së Klumshtitnë gjoks e në krahë do t'i marr
t'u këndoj me lahutë një këngë Malësie…ZHVISHUA janë gjinjtë e tu diell
a nuk jam unë toka që dielli yt e ngroh?!
lakuriqsia jote është pushtet mbi jetën
fruti duhet ngrënë, fara duhet mbjellë
ndaj zhvishu mikja ime....eja, mos u dro!PIKË VERE
Gjithmonë të kam menduar si shishe vere
deri në fund të kam pirë në trallisje poetësh
ende më frymëzon të shkruaj - çfarë do të thotë
ka edhe një pikë vere në gotë...
____________ ☸ ____________