RRUGA BADRA
Lexova dëshminë e një agjenti në gazetë
e ndjeva diellin e fëminisë sime të rrëzohejsepse kam pas një andërr të virgjënmagji fëminije
rrugën teme me një hanëqë derdhte ar mbi të dimënverë
me një lule dorëzojëqë në oborrin e shtëpisë sëDom Lazër Shantojës, në çdo muzgtë pushkatuemin qante.
E për atë Zot, ende e kam fëmininë në atë rrugë
në ato shtëpi, në ato oborre me luleborë
në ato mure me shermashek e shebojë.
Kam pas një dashuniqë nuk ma vrau dot kurrkush
për muret e Rozafës, lumin e Bunës,Drinin plak, Taraboshin, Maranain e Cukalin
e imazhin e Barletit e Idromenostek ngjiteshin e zbrisnin kalldrameve të kalasëderi sa me dëshmitë e veta si urithiqë nëntokën gërmonu shfaq spiuni mirditas, Mark
e të thotë - e vraftë zoti, të thotë:e kam pas bazën në rrugën Badra.
…Ende sot, dorëzojanë oborrin e Dom Lazër Shantojës qan
dorëzoja në oborrin shtëpisë së përgjakunnë rrugën Badra, që spiuni Markkërkon sërisht e pafundësishtta rivrasë.KOLEC TRABOINI
nga vëllimi poetik "Trinia ime"Tiranë - Boston 2006
K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 47 books: poems, story and literary essays.
☸ MOS VDIS DASHURI 2002 ☸ NOKTURN 2004 ☸ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☸ TRINIA IME 2006 ☸ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☸ ITAKA GRUA 2008 ☸ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☸ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☸ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☸ DASHURI 2013 ☸ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☸ ORAKUJT NË FERR 2015 ☸ ODEON 2016 ☸ OFELI 2019 ☸ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸