
Fragment nga shkrimi i Skifter Kelliçit me titull: "Toskërishtja zëvendëson gegërishten" në gazetën "Metropol" 9 shkurt 2011.
....Por në poezi, pas viteve 60-të, mund të lexoje me ëndje poezi të Ndoc Gjetjes, Ndoc Paplekës, që shkruanin tashmë në gjuhën letrare të bazuar në toskërishte, po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritëro Agolli e Fatos Arapi, që e çuan më tutje jo vetëm nivelin artistik, por edhe gjuhësor të toskërishtes letrare, siç mund të lexoje në prozë po në ato vite edhe romanet e shkrimtarëve të njohur shkodranë: Skënder Drini, Zija Çela, e dramat e shkrimtarit tjetër shkodran Fadil Kraja, dhe pastaj poezitë e mrekullueshme te Frederik Reshpjes dhe sot të Kolec Traboinit e të tjerë.