August 25, 2010

MIRAZH DETI



MIRAZH DETI

Sonte ndënja tërë natën me detin
bashkë me mirazhin tend që me priste në breg
anija e fundit humbi përtej.

Yjet lodronin në ujrat e kaltra
dallgët horizontesh u bënë blue
e krahët e muzgut na mbështollën të dy.

Flladi përkëdhelte fytyrën tënde
isha apo nuk isha aty… apo në ëndërr
në mbrëmje kur çafkat e natës klithnin

e bregut të tallazitur të detit
valëzat brigjeve çuçurisnin
enigma fjalësh për dashuri.

Tërë natën ndënja bashkë me ty
pastaj kur erdhi mëngjesi
veç dallgët e detit ishin aty.

Deri kur do të pres çdo natë
të përmbysen qiejt në brigjet e kaltra
e në muzg të shfaqesh sërish ti?

kt- tetor 2010