L
Mos qaj, mikja ime, mos qaj
ani pse lotët e kanë një funksion
qartësojnë shikimin
të bëjnë t'a ndjesh më shumë ajrin
të biesh në dashuri me tulipanët dhe qiellin
pasi të ketë rënë dhe pika e fundit e shiut...
në krahëror e ke një gulç vaji
që do të ikë nga kafazi si zog
kur të qash, më thuaj
e pikën e fundit të lotit tënd
mos harro t' ma ruash
do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin...
26 prill 2006
G
ç'ne ti?!
apo ju vajzat e Çamërisë
e keni Egjeun tek këmbët
dhe ishujt e Safos përballë....
ndërsa unë i mjeri malësor, veç male
përtej kufirit s’i ju, trojehumbur
me pak liqen Shkodre që shoh nga largësitë
si një pasqyrë ku shihen Zotat
e krihen zanat e Bjeshkeve të Namuna.
kur dallga e Egjeut brigjet të rrahë
në mos sot, nesër, a pasnesër
gjithmonë do të pres
të m'i sjellësh ata gjinjë Çamërie
që pikojnë si yjet e Udhës së Klumshtit
në gjoks e në krahë do t'i marr
t'u këndoj me lahute një këngë Malësie…
K
që dua të më buzeqesh tërë jetën
…a i ke akoma kaçurrelat e zeza
që dikur ti mbaja në prehër?!
Për një nimfë ëndërroj
pasioni për të gjetur nëpër botë më treti
amëlsia e flladit, çdo mengjes e mbrëmje
më ringjall shpresen
se nje ditë do të dalësh prej detit...
I
çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet
puthjet s’mund ti shkulim nga buzët
as ti ndukim nga mendja
sa kohë gjallë jemi permi dhè
idili ynë me ne do të vdese
kur rrugën të marrim për atje...
në shkofsha i pari, do kthehen në kujtim
në imazhe dashurie që rrojnë ende...
edhe për ikjen e fundit, paska një ngushëllim
puthjet që tek buzët e të dashurave le.
P
gjithmomë të kam menduar si shishe vere
deri në fund të kam pirë në trallisje poetësh
ende me frymëzon të shkruaj - çfarë do të thotë
se ka edhe nje pikë vere në gotë...
A
kishin ishujt e Egjeut
ku përvëlohej jeta ime mergimtare
por ai diell nuk ish më zhuritësi
kish një tjetër brenda meje që më shkretonte
e ai ish mall - zjarri që të djeshmen ma dogji
kur ika prej antikohës sime në marramendje
për të kapur qiejt që më ishin ndaluar
e tash prej largësive më tundon ëndërrimi
për të hapur një arkapi në qiell
për të zbritur përmes litarëve të shiut
në një kohë tjetër, si ndër ëndrra
si Eliza në një botë që nuk gjendet
për të qëndruar tek borduret e lulishtes
të studios sonë, kur dikur bënim filma
ku dikur shpenzonin shpirtin
me nje çmim aq të lirë
se liria asokohe, o vellezër, nuk vlente
as sa një m... bolsheviku.
më kaplon ëndërrimi të shkoj në atë kohë
të takohem me miqtë e dikurshëm
e spiunët ti shoh drejt në sy, pa droje
të dy palëve tu jap një kafe në klubin e vogël
në fund të oborrit te Kinostudios
nën hijen e pishave...
digjem nga malli i mërgimtarit
shtegtuar drejt ëndrrave, duke lënë pas veten
fshehur nëpër shkurret e fëmijërisë së brengave
duke lënë pas kohën që nuk ka kthim,
e bashkë me kohën një jetë në mjegull
a rënë përdhe si halat e pishave
në një peisazh gri – kohë mizori
që nga largësia e viteve më ngjan
me një anije të braktisur, imazhi i së cilës
ankoron ende frikshëm në celuloidin e mendjes.
edhe në u kthefsha ndonjëherë, ...i them vehtes,
nuk do ti gjejë kurrmë miqtë e vjetër
sepse të shumtit u shpërndanë nëpër botë
si zogj të tromaksur e vetharruar
ca prehen në gjumin e përjetshëm
në Tufinë a kodrat e Yzberishit
nën hije qiparisash si Ismail Zhabjaku
a shpirti prej ëngjëlli e quajtur
Adriana Elini-Xhajanka.
Diana Diamanti-Kasneci
me gërshetin e bukur e të gjatë
që prekte ëndërrimet tona
tek na zgjonte dëshira
të frikshme herë-herë
të hapej ai gershet në qiell
e ne sipër tij si në Arken e Noes
prej kataklizmës së kuqe të iknim
nëpër të tjerë qiej të fluturonim.
me Bujar Çullain kurrmë një gotë raki
si tek Breshka e Plazhit të Durresit, s’e piva
Xhemal Koçin e takova për të fundit herë
tek vraponte në Shkodër pas tufës së kuajve
për filmin"La
e mjaft miq të tjerë që nuk janë më
e me se fundi, shpirti i dhëmbjes
Gëzim Erebara
që Zoti nuk e di pse na e mori...
ata që kanë mbetuar
mbi supe kanë peshen e mbijetesës
që shpesh herë thërmon njeriun
si kum deti - edhe artin edhe jetën.
çdo dite e nga pak, duke u plakur
si guacka një molusku ndjehem
tallazet e jetës më kanë përplasur diku
në një kënd të botës, ku kujtimet
marrin vlerën e një realiteti të vdekur...
Si mund të hap një arkapi në qiell
të zbrez sërish në kohen time?!
H
na duket se jemi të mbaruar
të gjallë por të shuar
ç'ka qënë për t'u thënë - është thënë
ç'ka qënë për t'u shkruar- është shkruar
ç'ka qënë për t'u bërë - është kryer
e përkryer
doli njeriu edhe në të tjera orbita.
na duket se na mund e shkuara
ani pse mbi shpatulla na rëndon
koha jonë sizifiane
që pa zërin tonë nuk ka të ardhme
as të sotme e as të shkuar.
nëse hesht një brez, këputet një verigë
vrasim vetveten ende pa lindur
se për atë Zot
me një klithmë vjen në jetë njeriu
e qoftë për atë klithmë- ja vlen të jetosh
ani pse kokëulur - ti gëzohesh!
P
korçarkat janë për dashuri
më thotë ende rinia ime e parë
mbetur peng në shekullin tjetër
tek një vajzë që është bërë gruaja
e tjeterkujt - por e imja mbeti
nder kujtime.
pse më vjen në dhomë pa pritur
po të shikojnë këta të Turizmit
moj e dashura ime.
s'ka gjë ma kthente pa ndaluar puthjet
Tatin, sportelisten, e kam shoqe
e hidhej mbi mua si luaneshë e zjarrtë
epshore si kurrnji tjetër.
unë poshtë me atë mbi vete
aso kohe, se tani është serioze
ka tituj të lartë, ka ambicje
pushtet, lavdi e ca shoqata
sa nuk i
më thotë ende rinia ime e parë
mbetur peng në shekullin tjetër
tek një vajzë korcarkë
që tashmë është bërë grua
e flet në konferenca me ton autoritar
dhe nuk kujtohet se si të fundmen herë
tek rrinim në muzg, të dy shtrirë mbi bar
tek liqeni i Tiranës të brëndshmet m'i la
e iku e xhindosur nëpër natën me erë
kurrë pa u kujtuar të vijë sërish ti marrë...
sa më ka vënë në dilema e dyshime
se kjo kohë apokaliptike nuk ka nevojë
për brekë....
________________
"Do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin..."
_______________________________