Ajo është një breshkë plakë:
teveqele
teveqele
e shëmtuar
me nofulla
të dala
e ligë
si shtrigë
e rreshkët
pabrekse
si breshkë;
por breshka
ka vrimë
nuk do t’ia dijë
se koha
e breshkave plaka
ka ikur
ndaj nis e
përsërit
motive të vjetra
në delir:
ma bëj
ma shtyj
ma lëviz
jam e nxehtë
të djeg
të përvëloj
me afshin tim
jam një vullkan
ta dish
e vullkani ka
llavë
që të shkrin
që të prish
a ma ndjen
më shtrëngo
ma rrëmo
ma shtyj
ma shtyp
si termet
ma lëviz;
shtryllja është
arti im
dua të jem
e re
a më kupton
a më ndjen
tunde
shkunde
përkunde:
o - hoooo
o - heeeej
lluq - lluq
.........plluq
tundet breshka
si një qerre e
vjetër
në kuturisje
të harbuar
për seks;
ajo është një
plakë
e rrjedhur
e pjerdhur
shëmtirë
për ibret
me minifund
e me një zgafellë
të shpifur
përfund…
K. P. Traboini 2017