MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

MIRËNJOHJE POETIKE - promovimi i vellimit "Itaka Grua"




MIRENJOHJE POETIKE


Falenderoj Dritero e Sadije Agollin,Gezim dhe Vasilika Tafen, Fatmir Terziun, Piro Milkanin, Nase Janin, Iliriana Sulkuqin, Lindita Agollin, Dilaver Baxhakun, Musa Krajen, Agim Gjakoven, Faruk Myrtaj, Kujtim Dashin, Aida Dismondy-in, Eliane Alien, Aleko Likaj, Radije Hoxha- Prishtine, Skender Rusin, Fatime Kullin, Vitore e Skender Sallakun, Riza Lahin, Beatrice Balliçin,Demir Gjergjin, Jaho Margjeken, Sherif Balin, Pandeli Koçin, Izet Shehun, Namik Selmanin, Donika Muçin, Ilia Deden, Ferdinant Karunin, Petrit Palushin, Besim Fushen, Bujar Baxhakun, Milanov Kallupin, Çelik Petritin dhe te tjere qe ne forume publike apo mesazhe personale i kane bere jehone si dhe me kane uruar per librin tim te ri me lirika"Itaka Grua" botuar nga OMBRA GVG Tirane, nentor 2008!
Falenderoj Radio Televizionin Shqiptar Shqiptar qe ne nje emision mbi 20 minuta me dha mundesi qe ne bashkebisedim me Hygerta Sakon te shfaq mendimet e mia per poezine dhe letersine e emigracionit shqiptar neper bote, te njejten gje edhe ne Radio Tirana, gjithashtu ne TV Maqedonia ne gjuhen shqipe dhe Radio Shkupi te mundesuara nga krijuesja Valbona Zunçe.

Me mirenjohje
Kolec Traboini
Boston



Kolec Traboini me bisedes nje kujtim me poetin e madh Dritero Agolli.


Kolec Traboini me botuesin Gezim Tafa dhe zonjen e tij Vasilika.


Kolec Traboini me Dilaver Baxhakun,Fatime Kullin,Lindita Agollin, Riza Lahin e Nase Janin.


Kolec Traboini me kolegun e viteve ne Kinostudio, regjisorin e njohur Piro Milkani.


Poeti Moikom Zeqo tek stenda e "Drites" dhe "Pelegrin"-it, Panairi Librit


Kolec Traboini me shkodranet e letrave Musa Kraja( qender) e Kujtim Dashi


Kolec Traboini me poetin Sadik Bejko dhe gazetaret Fatime Kulli dhe Dhurata Hamzai.


Kolec Traboini me koleget e filmit dokumentar Donika Muçi, Ilia Dede e Ferdinant Karuni.


Kolec Traboini me shkrimtaret Namik Selmani, Çelik Petriti, Beatriçe Balliçi dhe Perikli Jorgoni
ne "Ditet e poezise" ne Prrenjas.

Fotot nga Dilaver Baxhaku

SHIU I PALMAVE

KOLEC TRABOINI
Shiu i palmave
- poemë e jetës -
Kirurgut, Professor Miguel A. Burch, Boston Medical Center
 
shiu i palmave prej zemrës së thyer të qiejve zbret
duke metamorfuar në lotë shtegtimin e popujve
drejt fluturimit të zogjve të përflakur të ëndrrave
drejt një shprese me zanafillë në shekujt biblike
kur nëpër mjegulla mesdhetare shtegtonte Moisiu
tek i ravizoheshin dëshira pannjerëzore në horizonte
për toka pjellore të premtuara prej Zotit…
e në këtë rendje përmes shirave të pjerrta, të buta
emri Miguel mbase s’ thotë asgjë, një gjeth palme
nëse nuk është Servantes në Spanjë, Astuarias në Guatemalë
e akoma më përtej në xhungla, nëse nuk është, Çè
emri Miguel në këto shira endacake palmash
e shumta mund të jetë
indentiteti i një kalimtari që zbret prej malesh
e që nën kupën e qiellit frymëmerr
si emigrant që mund skamjen nën strese largësish
ikur prej natyrës në qytete të betonta, të kaltra
a një qytetar i urtë që respekton varfërinë e ngrys jetën
në Meksikën, Kilin, Argjentinën a Bolivinë e vet.
emri Miguel nuk thotë asgjë
edhe një nga mijëra këngëtarët latinë po të jetë
nuk thotë ngase Zoti kaq shumë ka thënë
kur është shfaqur në muzikë tek Bethoveni…



* * *

e ndërsa merrem me lakimin e emrit Miguel
i shtoj mbiemrin Burch; por edhe kjo mbase është ende pak
e pakta që fillon tek më e thjeshta, njerëzorja,
do të thotë një bolivian dy vjeçar, i ardhur në Amerikë
me prindërit nga La Pazi,
do të thotë një student universiteti,
do të thotë një kirurgu i ri, Minguel A. Burch
në urgjencën e Boston Medical Center
ku u gjenda me trup të akullt në ditën e Krishtëlindjeve
kur njerëzimi gëzonte e mua m’i kish vënë kthetrat vdekja
për t’u ndodhur, as këndej e as andej lumejve të Amshimit.
emri Miguel në ato çaste makthesh jete do të thoshte:
shpresa e thjeshtë për t’u kthyer sërish në shtëpinë time

e sërisht pranë nënës të stërmoçme në Shkodër...
emri Miguel në ato xhungla narkoze jete-vdekje,
do të thoshte për mua një dritë në tunelin e errët të ikjeve
ku një zë më ndillte, më thoshte:
“ka dritë, ende ka dritë, mbahu pas meje, mos ikë…”


* * *


në përçartje shihja karvane fëmijësh, ikanakë, biblikë,
mes tyre dy vjeçarin nga La Pazi, Miguel
me prindër emigrantë të ngjashëm në fatin tim,
të ikur njësoj, nga shiu i palmave të trishta, të pjerrta
e dheut të kuqërremtë prej gjaku
në dhè të huaj varur dy palë ëndrra…
në boçën e tij të ëndrrave hyjnore vogëlushi Miguel
mesa dukej kish dhe shpëtimin e trupit tim prej ikanaku…

Të dy përballë u gjëndëm
ai tek unë shihte vërsen e prindëve të vet
plandosur për vdekje në pavionin e urgjencës
unë tek ai shihja tim bir inxhinjer, Donald
me rini të ngjashme e fate njerëzore,
dy filiza sjellë prej skajeve të globit, Shqipëri, Bolivi
për të lulëzuar në tokën e Uitmanit e Linkolnit…
kirurgu Miguel bëri gjithçka që mund një kirurg të bëjë
e që mua tash më kujton  Frederik magjikun tonë
çudibërsin Shirokë nga Shqipëria
tek përdorte bisturi, sonda elektronike e rreze lazer
por mbi të gjitha talentin e tij, në dy operacione
të njëkohëshme - duke ma nxjerrë vdekjen prej trupit
si prej një zgavërr lisi të nxirrte një korb akulli.

* * *



i pari zë njerëzor që dëgjova, në dalje
prej haluçacioneve e fantazmave të narkozës, ish Dr.Migueli:
“ Mirëserdhe! Të thashë se nuk të lë të ikësh.
Ti ke ende gjëra për të shkruar
siç unë kam shumë jetë nëpër duar ….”.
i tillë është Migueli, zë njerëzor që të rithërret në jetë
të shkruash, të punosh, t’u gëzohesh hapsirave, ende të duash
kirurgu që ka shpëtuar dhe shqiptarë të tjerë këtu në Boston
Ruzhdije Tomorin nga Kuçova për shëmbull
kirurgu Miguel A.Burch, bir emigratësh bolivianë
pa të cilin nga Krishtlindja e vitit 2006 e më pas
kurrë më nuk do të kisha shkruar
por, do të kisha heshtur trishtueshëm diku në ndonjë qivur
si zog i ngrirë bore nën krahët e pishave
shumë larg shiut të pjerrët e të butë të palmave
larg njerëzve, tej e përtej botës...

* * *



shiu i palmave prej zemrës së thyer të qiejve zbret
duke metamorfuar në lotë shtegtimin e popujve
drejt fluturimit të zogjve të përflakur të ëndrrave
drejt një shprese me zanafillë në shekujt biblike
kur nëpër mjegulla mesdhetare shtegtonte Moisiu
tek i ravizoheshin dëshira pannjerëzore në horizonte
për toka pjellore të premtuara prej Zotit…

Boston 4 janar 2007

KRISHTI KA ZBRIT NË ILIRI



KRISHTI KA ZBRIT NË ILIRI

Kur dynden erërat me fortunë
e qielli bëhet pis i zi
me duar kryq hyjnisë i falemi...
"O Krisht, në zemër na mbaj ti!"

Kur në travajë e stërmundime
trupi lëngon e shpirti vuan
e grisim kohen e shkojmë larg...
atë botë, kur Krishtin e munduan.

Kur në Golgotë u shfaq një kryq
gozhdët u ngulën fort në duar
prej dhëmbjes bota ra përmbys...
prej njëzet shekujsh ende vuan.

Të treten ditë Krishti u ngjall
se Zoti bëri mrekulli
u mbyll çdo varrë, u mbyll çdo plagë...
e prap në këmbë u ngrit Ai!

E me Shën Palin prap u shfaq
prej në Korinth në Apoloni
N'Durrahium qiejt ndritën hyjnueshem...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

Sa herë që nisin luftra, tmerre
e vriten gra e vriten fëmijë
i flasim shpresës, thërrasim paqen...
e Krishti zbret në Iliri!

Kur Gjergji ynë i madh, ngadhnjente
lartësonte emrin Arbëri
Hyjit të madh i thurte lavde...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

Gjon Pali kur e puthi tokën
në gjunj u ul me madhështi
bekoi trojet, bijtë e shqipes...
- Krishti ka zbrit në Iliri

Nënë Tereza kur u shfaq
shenjtorja jonë në mirësi
ajo që njerëzve u ngjallte shpresen...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

Edhe në dasma e në gëzime
kur në çdo vatër lind një fëmijë
me sy në qiell lumturohemi...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

Në katër skajet e Ballkanit
ku ka shqiptarë e ka Arbëni
në adhurim i falemi qiellit...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

Në paqe, dritë e vëllazërim popujsh
në dashuri e në miqësi
Sa herë e thërrasim, ai na shfaqet...
- Krishti ka zbrit në Iliri!

© KOLEC TRABOINI 2010