Kur të mbulojnë gjethet
e aroma e frutave të deh
në qiellin e kaltër harlisen
çmendurakët zogj
dashuria e ndjen veten ngrohtë
e brenda saj çdokush ngazëllen
po ka edhe ikje nëpër vjeshtë
ikje që drithërojnë ngjyrat, tingujt
botën që na rrethon e një pikë lot
në pikëllim qiejsh fluturon
për gjethen e vjeshtës
që era e pragdimrit pamëshirë
e rrëzon.Kolec Traboini
17 dhjetor 2014
K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 47 books: poems, story and literary essays.
☸ MOS VDIS DASHURI 2002 ☸ NOKTURN 2004 ☸ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☸ TRINIA IME 2006 ☸ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☸ ITAKA GRUA 2008 ☸ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☸ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☸ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☸ DASHURI 2013 ☸ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☸ ORAKUJT NË FERR 2015 ☸ ODEON 2016 ☸ OFELI 2019 ☸ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
Ikje nëpër vjeshtë / Kolec Traboini
🟠 FAJIN E KA HEKUBA - K. Traboini / Pantheon Books 2014
KOLEC TRABOINI
FAJIN E KA HEKUBA
Perënditë nuk e mbrojtën dot Trojënse grekët ishin dinakë, i mashtruan hyjnitëqë ndiznin marihuanë a flinin.Po ka njerëz që shkaqet i gjejnë diku tjetërtek Hekuba, bija e Cezeut, gruaja e Priamitqë lindi plot 19 fëmijë - edhe Paridin.E thonë se Paridi ishte shkakuse shkoi rrëmbeu Helenën e bukure të mos kish lindur Paridirrëmbimi nuk do kish ndodhur.Të gjitha i thonë me hamendje - përrallapor Troja prapë se prapë është djegur.Legjendat mbetën gërmadhashkur në botë u shpall dita imekësisoj e kam dhe unë një Iliadëdhe një Trojë e kam - shtëpinë timekthyer dhe ajo në gërmadhë.Për gjithë këto gjëra që ndodhënnë jetën time - fajin e ka Hekubae me Hekubën nënkuptoj Nënën time.Sepse po të mos kish lindur shumë fëmijëunë do të isha i vetëmnuk do ta ndanim kafshatën e bukësnë shtatë gojë të çapëlyera në fëmijëridhe një motër e vogël s’do kish vdekur.Po të mos kishte lindur Paridipo të mos kisha lindur dhe unëgjërat do të ishin ndryshes’do përjetoja këtë kalvar mundimeshku jeta më tërheq përdhuni.Fajin e ka HekubaHekuba dhe Nëna ime.2013SHPIRTI DHE FRYMAJe shpirti i natyrësvalë deti dhe flladiqë përkëdhel fytyrat e njerëzveje aroma e luleve të pranverësfryma e qiejve që na i zgjon ëndrratedhe kur flemë edhe kur zgjohemiaty gjithnjë e re dhe e madhërishmeme gjinj të plotë e flokë të harlisursi lindja e diellit dhe hënaqë zhytet si delfin i gëzuarnën përkëdhelinë e valëvegjithçka është dashuruar me tyse ti je shpirti dhe fryma e gjithçkaje!TRËNDAFIL NË PORTËDo kthehem prapë tek portë e vjetërme trëndafil do ta hapqë t’ mos ketë më mbyllje tjetërsi shtërg i ikur detit larg.Ti porta ime - shtëpia imeti dhembja ime sa një mal...Janar 2014GJETHE VJESHTEU zutë për një fjalë krejt kotsi gjethe që rrëzon prej një klithjetë një shpendi që në muzg nxitonkur stinët janë në ndërrim e në ikje.Si të gjeti vallë vjeshta kështume ndenjësen përballë në heshtjedikur ai rrinte atye ty të shihte pa reshtje.Me vështrim e kërkon herë pas herëaty në kafenenë e vjetërsi zog i harruar dimrime cicërima për zemrën tjetër.Tani ti në vetmi nuk fletpo fjalë ke plot në kryengritjepse vallë të ikte e lee mbete në këtë vjeshtë në pritje?Ju pikëlloi vjeshta në syerdhi dhe ikue bashkë s’ju gjetitë dy…BIE SHI NË PARISPikat e para të shiut ranë mbi kullën Eifelpastaj shkitën në krahët e një pulëbardhe në qiejmbi barin buzë Senës ku dashurohen zogjtëu lagën karriget në kafenenë e vjetër kume mbesën e qenushin rrinte Jacques Prevertnjë djalë e një vajzë vietnameze s’e ndalojnë puthjenu shijon aq shumë puthja nën shisikur të ishin në orizoret brigjeve të Mekongutteksa kalimtarët e lagur mezi gjejnë strehënën rrebeshin që do, me çdo kusht ta mundë Parisinmbi Harkun e Triumfit ulen re nervozeedhe në varrezat Pierre-Lachaise, mbi gurëJim Morrison-i do të këndonte për këtë shiqë tundon edhe nëndheun e të vdekurvenën qiparisat që elegjojnë pikëllimin e zinjë shitës Biblash ankon nën çadërpo lagen dhe shkrimet e shenjta, o Zotshkruar kur ende njerëzimi nuk kishte Parisbie shi, gjithçka në rroposje, thua përmbytet botatashmë që Noe nuk gjendet kurrkundngecur në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyriku makinat s’të lënë të kalosh në krahun tjetërpranë pallatit ku banoj, tek portalagem dhe unë që nuk kam qënë kurrë në Parissepse kur bie shi në Paris, laget gjithë bota.2014IKIN YJETIkin yjet, ca në Romë, ca në Athinëdale - u them, ku ikët kështu, mos u harronikemi qiell edhe ne, dhe ne ju duambëj t’i kthej, ata më tutje, s’i qas dotkokën kthyer më një anë e ikin tutje.Ikin yjet, netët tona mbenë pa hënëha inat me veten time e rri e themvatrat tona krejt kukuthe prej mërzietoka ngrin e qielli zbardh si shtrat qefinise nuk gjejmë, të mjerët ne, një yll Shqipërie.Ikin yjet- ikin vajzat në tjetër dhén’ shtëpitë tona mbemë si qyqet pa fole…1 Gusht 2014PROFECIAZoti të ka krijuar për të shkruar poezisa kohë që të ka falur me dhuntinë e dhembjespa t’i mohuar të gjitha bukuritëtë trupit e të mendjesti duhet të bindësh për këtë shpallje qiellorejo duke besuar tek mrekulliapor duke mëkuar dashuritë e vuajtjete duke ngjizur me to vargje përditëkur të jetë mishëruar profeciatriniteti yt do të jetë i përkryer( trupi, mendja dhe shpirti)...se, Zoti e parathotëpor poeti vetbëhet.9 qershor 2008QIEJT IA PLASIN SHIUN GJOKSIT TIMAtdheu im është Shqipëria imeme dy pëllëmbë fushë e një grusht malenë krah e shpatull kam detinpërballë dyndje të frikshmetë cilat nuk di si i përballoi historiae mua më lindi këtuAtdheu është sa dy grushtat e miqë pafundësisht i mbështes në kokën timetek mendoj kalvaret nëpër të cilat kaloipopulli immë thoni të këndoj për popullin, e do të këndojmë thoni të këndoj për gjysh-stërgjyshërit e mimë thoni të këndoj për Gjergjin e madhpër gratë që u hodhën prej shkëmbit të zipor mos më thoni të këndojpër çfarë më shohin sytënatyrën, zogjtë, pemët, luginat e lumenjtëtë vrarë e shqyer si mo Zot ma keqretë do të mblidhen si vajtojca paganesa kënga ime do t’ia plasë vajite qiejt do t’ia plasin shiun gjoksit tim.2014
SAMURAJT E FJALËS
Një pjeshkë u rrëzua në kopështnata elegjoi në qiellaroma u var nëpër degë.Nimfa e lakuriqtë m’u shfaqmbi liqenin e kaltër të lotitmë puthi në sy dhe u zgjova.Fëminija më erdhi ndajnatë-Jam Krishti- më tha- hape portën.Po unë, as shtëpi e as portë nuk kisha.M’u shpallën ferri e parajsaShën Pjetri me kyçet ia mbathiveç Purgatori kish mbetur i lirë.-Ik – i thashë vesit. Ai ndalimë mikloi me fruta të ëmbladhe strehëz i bëra sërish.Desha që ajo të vintei shkrova emrin në një letëre hodha nga balkoni në rrugë.Yllin tim do ta zbres në tokënë vend të tij do të shkoj të digjemse për poetët nuk qenka kjo botë.Përtej vajzës që dua është detigjiu i kaltër me dritë e valëzady kodra dhe bregu.Valëkaltra mbi këmbët e miaanija shkon drejt perëndimitrana poshtë meje rrëshqet.Mali zgjat hijen tej lumitkështjella përkundet legjendashklithma ujnash ikin në det.
Subscribe to:
Posts (Atom)