K. P. TRABOINI
REQUIEM PËR NJË GJETHE
Ra një
gjethe mbi stol një ditë vjeshte,
kur në
lulishten e qytetit tim isha vetëm.
Nuk e di
pse më erdhi e ç'donte të më thoshte
e ç'note
muzikore kish sjellur me vehte.
E lashë
të këndonte vokalica si vajzë
që nga
mësimet e liceut kish ikur,
por
fryjti një erë djallëzore e ftohtë
e këngën
ja nderpreu papritur.
Frymën e
fundit la në dorën time
me një
tingull të verdhë, të venitur.
15 prill 2005
INTERLUD
Tek
endem nëpër fjalët e nëpër vargje
ndjej
një fllad që mbështjell kohën time bezhë
pas
grisë së rinisë dhe të zezës së fëmijërisë
që kanë
mbetur fiksuar në eternën qiellore,
sepse
kurrkund më në relievin e tokës
nuk u
gjëndet më asnjë gjurmë.
Ai fllad
melankolie, që kohës së vrarë i jep frymë,
tretet
nëpër dritëzat e zbehta të së shkuarës
dhe e
mbështjell të tashmen - ekzistencën time,
me një
aliazh metalik pa ngjyrë…
17 TRËNDAFILA
Ashtu, si gjithmonë gjëndet një varkë e vjetër
tek troshitet brigjeve apo në dete
me imazhin e atyre që mbante dikur, brenda
vehtes,
kërkoj për 17 trëndafilat e rrugës Aleksandër
Moisiu,
kërkoj brenda njeriut - ku troshiten
ngjarje,
kërkoj brenda ngjarjeve - ku troshitet
njeriu.
Sepse tek kushdo e gjithkund
gjendët gjithmonë ndonjë varkë e vjetër
ku janë harruar petale puthjesh të nxehta...
Pres, si një varkë e harruar brigjeve,
të fryjë bunaca e prap në det të dal,
ndoshta në lundrimin tim të fundit
në kërkim të 17 trëndafilave të humbur.
QIELL I VDEKUR
Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy,
se ç'kam nje dëshirë - të qaj sot me ty.
Më lodhi ky udhëtim pa fund
këto enigma shtigjesh, pa kry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.
Më lodhi kjo ëndërr e tharë në qerpik,
perjetë të ndarë- kurrë s'u bëmë dy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.
Më lodhi mungesa e lotëve,
që koha në qilar i mbylli me dry,
se ç'kam dëshirë - të qaj sot me ty.
Duke mos patur lotë- qajmë si idiotë,
pa pikë loti në faqë e në sy,
se ç'kam një dëshirë - të qaj sot me ty.
Më lodhi kjo pranverë pa shi,
më lodhi ky qiell i vdekur në sy...
16 Maj 2005
GRAVITETI
I DËSHIRAVE
Më
kaplon ankthi i ikjes prej vetmisë
ndaj perpiqëm në këtë buzëmbrëmje,
të kapem pas një udhëze imagjinare
për të ardhur deri tek riciklimi i dëshirave,
si copëzat e qelqeve të një kaleidoskopit të thyer
ndaj perpiqëm në këtë buzëmbrëmje,
të kapem pas një udhëze imagjinare
për të ardhur deri tek riciklimi i dëshirave,
si copëzat e qelqeve të një kaleidoskopit të thyer
në
sfondin e qiellit të zymtë.
Për të
ndjerë - në është e mundur,
(sado
pak … sado vonë e sa më pranë),
sërisht
shpresen për një ëndërr
për një
trajtë e për një frymë,
që kurr
nuk e humba
dhe
askurrë nuk e gjeta...
Më
kaplon graviteti i dëshirave
(pa cak
…pa fillim e pa mbarim)
Journey
of Destination*
i
shtrirë pikëllueshëm në mes të tokës e hënës
e
kurrgjë tjetër.
Boston 2004
*Udhëtim në destinacion
U BËRA TRUNG...
Po gdhënd një statuetë të drunjtë në trungun e mallit,
që mes shqotave u trand, degët ju thyen e rrënjët kanë nisur ti kalben,
Përditë e gdhënd, por formë nuk merr e mezi i dallohen tiparet,
pastaj si të isha Zoti i qiellit, i jap frymën time e druri nis e ngjallet.
Rri e shoh krijesen time, që më përqesh si Pinok i zhgënjyer
e vehten e ndjej, si dru që lëviz, në këtë mergim të urryer.
që mes shqotave u trand, degët ju thyen e rrënjët kanë nisur ti kalben,
Përditë e gdhënd, por formë nuk merr e mezi i dallohen tiparet,
pastaj si të isha Zoti i qiellit, i jap frymën time e druri nis e ngjallet.
Rri e shoh krijesen time, që më përqesh si Pinok i zhgënjyer
e vehten e ndjej, si dru që lëviz, në këtë mergim të urryer.
U bëra trug, tërë jetën u vetëgdhënda, kurrë nuk shpëtova prej
kalbjes...
VAJZA ME BISHTALEC
Portat e zëmres s'më kanë çelës
mi kanë rrëmbyer në rini
një shoqe shkolle më
s'mi ktheu;
ndaj hyrë pa trokitur, o njeri!
Esmaja e bukur si perri,
një vajzë me bishtalec të
zi...
2004
VARKA E
RE
Më thanë
një ditë:
-Ti po e
shkatrron këtë varkë të vjetër
që si
antikuar, gjithësesi vlen
e kjo e
reja - për ty - nuk ka kurrfarë fitimi,
se lumi
yt, është tepër i ngushtë,
pak do
që të dalësh në bregun tjetër.
- Nuk
dua të shkatrroj - i them vetvehtes
dhe të
tjerëve në poezi ua them, -
por nuk
rri dot pa ndërtuar varka të reja
e kjo
është destina, fatlume a fatkeqe
e racës
së pagjumë të poetëve.
Më thanë
e u thashë
e secili
shkoi me mendjen e në udhën e vet...
E unë në
vetminë time
vazhdoj
të ndërtoj varken e re
nën
argasjen e erës e shkulmeve të detit,
nën
fanarët gjysëm të shuar të portit të ëndrrave,
nën
tingujt e përmortshme të një këmbana
që tonon
më Requiemin e Verdit - triumf mbi vdekjën
e nuk më
lë - as ditë ë as natë - të dremis kokën.
RABECKAT
E MENDIMIT
Nuk mund
të heshtja.
Kisha
shumë gjëra ende pa thënë,
shumë
ide e mendime që kërkonin të shfaqeshin
dhe ja u
hap një portëz dielli, ( e hape ti plot delikatesë)
dhe ato
nuk pritën t’u thosha: po dale, ku vini,
rregulli,
morali, jeta, familja, fëmijët... Ndalimi!
Nuk
pyetën për kurrgjë...e ja tani
ku rrinë
si rrufjanë të vegjël rabeckat lozonjare
të
mendimit...
në krahun
tënd( poetik),
atje ku
duhej të rrinte një ëngjëll roje,
sipas ritual-moralit
pankristian
për
qëndrim statual në publik.
E tani
nëpër enigma vegimesh ti më shfaqesh
si një
Borëbardhë e revoltuar,
që para
se me ëngjëjt e porcelantë
pëlqen
të lozësh me rabecka hokatare.
POETËT DHE ZOGJTË
Ndjeva rezonancën e timbrit tënd
drithërimën, frymëmarrjen e gjoksit
ankthin e ikjes hapsirave të ireales
dëshirën të dëgjosh tinguj kozmikë
që vinë tej e përtej Universit
e të shlodhesh në shezlongun e erërave
tek thua: "poetët ikin si zogjt pa ligje"
e ëndrrat u rëndin qiejve pa adresë”...
Vërtetë pse rëndin zogjt dhe poetët
nëse ti në qiell nuk ke dalur t’i presësh?!
E PREKA
MUZGUN ME KRAHË
E preka
muzgun me krahë
e nëpër ëndrra mesdite çapita,
që nga mëngjezi të shoh një Evë shprese
në udhë - më kot prita.
Vizioni perëndimit diku larg
tek shuhet mes liqenësh veriorë,
më shfaqet me një fytyrë dielli
si zanë Jutbine e përkorë.
E preka muzgun me krahë
një tufë harrakat-harabelash më dalin prej gjoksit
e ikin nëpër rrëpira ndajnatë pa strehë...
e nëpër ëndrra mesdite çapita,
që nga mëngjezi të shoh një Evë shprese
në udhë - më kot prita.
Vizioni perëndimit diku larg
tek shuhet mes liqenësh veriorë,
më shfaqet me një fytyrë dielli
si zanë Jutbine e përkorë.
E preka muzgun me krahë
një tufë harrakat-harabelash më dalin prej gjoksit
e ikin nëpër rrëpira ndajnatë pa strehë...
HIPNOZA DIMËRORE
Hipnoza dimërore
ja mpiu palcën mendimit
e copa akulli të thyera në gjakun e shpresës u ngjyen.
e copa akulli të thyera në gjakun e shpresës u ngjyen.
Krrokamat
e lisit i çvirgjëruan engjejt e qielllit
në një rrugë qorre që nuk të shpie kurrkund.
në një rrugë qorre që nuk të shpie kurrkund.
SARKOFAGU
Orgazma
e çfrenuar e skizofrenisë publike
hap e mbyll portën e një sarkofagu të errët
ku gjendem i lidhur në pranga fijëzash mishi
pa ditur pse ndodhem i vetëvarrosur këtu.
hap e mbyll portën e një sarkofagu të errët
ku gjendem i lidhur në pranga fijëzash mishi
pa ditur pse ndodhem i vetëvarrosur këtu.
PARTITURAT
E SHIUT
Ikën trombat, violinat, kontrabasët,
dirigjenti, spektatorët madje edhe portjerët.
Ikën të gjithë - nuk mbet njeri,
Butrinti rroposet në shi.
Po unë çfarë dua në mes të statujave?
Mbase jam një violinçel i lagur
që dikush nga orkestra e harroi,
një djall e di.
Le ti bie këtij violinçeli
derisa hëna të zbresë me drapërin e artë
për të korrur grunajat e yjeve të shpresës,
që pikëllojnë mbi statujat e mbytura të liqenit
si në një pellg lotësh prej tremijë vjet.
Përmes litarëve të shiut,
violinçeli i lagur i shpirtit tim
hap partiturat e Mozartit
e derdh tinguj në qiellin e Butrinit.
Në përëndim deti qetëson valët
e patat e egra ikin drejt Korfuzit.
Të vetmit spektator në amfiteatër
heshtja dhe ti.
Ti Dea - unë Mozarti.
Eja të lagemi në shi!
KLITHMA
Kërkoj
por kurrkun nuk e gjej vehten.
As nga e
djathta e as nga e majta
as në
pushtet dhe e as në shoqata
veç diku
në kopshtin e fantazmave të mendimit
ku
mbledhur shuk rrinë kockat e ngrata.
-
Ku-keja unë! Paskam vdekur!
2005
MAKTHI I NGRICAVE
Hyrja e piramidës-heshtje është mbyllur
me tonelata blloqe akulli tiranik
e dielli s'ka fuqi t'a ngroh akullsinë;
më gjeni një shteg të dal e të ik.
Preka me frymë fasadat e ngrira
e duart mbi akull i mbajta gjatë,
nisën të ravizohen lotë të bardhë
që në stalagmite ktheheshin prap.
Kërkoj të çlirohem prej makthit të ngricave,
mendimeve që brenda rrashtës akullflenë,
si një femër lakuriq në trurin tim
kurrfarë ngrohtësia pa marrë e pa dhënë...
12 Prill 2004
MIGJENI SI KRISHT
Eshtë tepër e gjanë kjo
rreknajë me emrin Migjen,
- që zbret prej malesh ku bien
rrufe
e kokrra misrit si ortek
rrëzohet;
ku ofshamat e shekullit
nëpër buzë të rreshkuna,
ende thurin e shthurin
legjenda:
Mos e shkel he t'shitoftë
zana!
A don qymyr, zotni?
Kjo tollumbë sikur don me e
hangër mësuesin!
Kjo vuajtje, ky kalvar, ky
mundim,
kjo revoltë, kjo dallgë, ky
Krisht nën kryq,
ky lum, ky det, kjo andërr që
djeg
tej e përtej në bukurën e të
dhembshurën Arbni,
nëpër tanë skajet e shekullit
të vjetër
tejpërcjellë edhe në shekullin
e ri.
Nuk kalohet dot me dy e as me
katër dhoga,
nuk kalohet me varkë e as me
gomone,
madje është krejt i
pakalueshëm,
sepsë është i thellë si Drini,
plot hone, kreshta e harkada
me një dritë të mistershme,
që ta bën ta lexosh, ta duash
e ta ndjesh
vuajtjen e tij si vuajtjen
tande,
sa kohë të ketë njerëz që kanë
në shpirt
si plumb të shkrimë
përjetësisht një mollë të
ndalueme.
Anipse janë rroposun kaq vjet
nga zjarri përvëlues
i 28 Gushtit të vitit 1938
kur, 27 vjeçar,
prej dhembjeve mizore
- të tij dhe të tjerëve
që gjoksin e poetit kishin si
vatër-
tek mbyllte sytë në Torino
si të ishte një engjëll i
vërtetë
në krah të Lulave të Vocërr të
gjithë botës.
Nuk ishte antinjeri - nuk
ishte antizot
poeti i mjerimit të jetëve
njerëzore,
poeti i kalvarit të fëmijërisë
sime,
përpara të cilit mbetem fëmijë
edhe sot.
Le të hedhin gurë e baltë sa
të duan
nga arkapijat e cmirës e
ligësisë
kalimtarët e kësaj jete që i
përkëdhelen fatit
e bëjnë veç hije mbi këtë dhè.
Eshtë tepër e gjanë kjo
rreknajë me emrin Migjen,
kjo vuajtje, ky kalvar, ky
mundim,
kjo revoltë, kjo dallgë, ky
Krisht nën kryq,
ky lum, ky det, kjo andërr që
djeg
tej e përtej në të bukurën
e të dhembshurën Arbni,
nëpër tanë skajet e shekullit
të vjetër
tejpërcjellë edhe në shekullin
e ri…
Eshtë tepër e gjanë, tepër e
gjanë,
kjo rreknajë me emrin Migjen.
PENGU I FUNDVERËS
Ende kam në duar një copëz të
vogël jetë
dalë prej skuta shpirti si një
dritëz e kaltër
luhatur pas pejzave të dëshirave
mbetur peng nga fundi i verës
si i pari rrezatim vjeshtor
mbi gjethnajën me klorofilë të
vdekur.
Ende kam një dëshirë që digjet
si një diell i plloçtë brenda
meje.
NOLI E KONICA...
Meditim për kombin e shprishur
Noli e
Konica
dy kokat
e shqiponjës
në
sfondin gjak të Flamurit.
Enigma e
një shekulli:
miq për
kokë
e armiq
për vdekje.
Si fati
Atdheut
ndarë e
bashkuar
në pesë
shtete,
varret
përballë
eshtrat
larg
dy
kontinente
Noli,
Konica, liria...
Njerëzit
e varret e shprishura
kurr nuk
i mblodhi Shqipëria!
Boston, 28 Nëntor 2004
QUO VADIS, ATDHEU IM ?
Quo
Vadis, Atdheu im? Quo Vadis?!
Mos po
mbytemi
në këtë
lumë që quhet ikje-varfëri...
Quo
Vadis, Atdheu im? Quo Vadis?!
me
njerëz të drobitur kockë e lëkurë
me gojë
të shqyer si flamur:
Quo
Vadis?
RITUAL MITIK
Sa herë
ka zgjedhje të reja,
krismat,
në një
ritual mitik
deri në
palcë drithërojnë.
Copa
xhami- copa dielli
e
diku-diku - bie pa frymë, njeriu i gjorë.
S'mbetet
skutë qytetesh mbrapsht pa kthyer,
përgjakën
fëmijët tek ecnin zbathur në rrugë,
shkollat digjen
e shkrumbohen
e nga
krismat e kallashëve,
diellin
në tre milion grimca e thyejnë
Pas
zgjedhjeve
shteti
kruan xhepat e vet të çpuar,
vë
xhamat, lyen fasadat e ndertesave
ku
dielli me mashtrueshëm shkelqen,
por
të vrarët nga varreza
kurrë më
në jetë s'i kthen...
Qajnë me
bot të mjerat nëna shamizeza:
Në
korrik kemi zgjedhje të reja...
Oi,
oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.
Maj 2005