BALADA E LARGËSIVE MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 Antologji: KUJTO POETIN

Shën Valentin i përgjakur/ Kolec Traboini


Shën Valentin i përgjakur

... i vetmi krim që bënë: u dashuruan,
kur atdheu qe kthyer në skëterrë
e djajtë me sfurqe mbretëronin ...

një tragjedi, nën një pallto të vjetër, me emrin Eros
fanepset vetmitar, pikëllues në Bronx të Nju Jorkut
në prag të Shën Valentinit të përbotshëm 2008.
“Stand and ufold yourself! - qëndro e shfaqu!”
kumbon zëri tragjik hamletian që pesë shekuj!
ne ecim përskaj shetitores ku shfaqet fantazma
i thyer, i kërrusur, i shpërbërë, ish-njeriu
e, në vend që të heshtim si Budë, i lehim si qentë
pallton e eremitit, si në të djeshmen, vazhdojmë t’ia shqyejmë
ende në ndërgjegjet njerëzore ka bllanga gjaku...
anipse sipari i tragjedive Romeo e Zhuljetë ka rënë
e bota e ka tejkaluar terrinën e mesjetës
hijet vazhdojnë të jetojnë brenda nesh
kobe brenda njeriut: Stand and unfold yourself!
ju xhelatë të dashurive në mes nesh, qëndroni!
plagë mbi plagë e dhembje mbi dhembje
ende mbi trup e shpirt të Shën Valentinit të përgjakur
Jagot edhe nga varri vazhdojnë t'a vrasin
për hesap të një mizorie që s'guxon të kthehet!
stand and unfold yourself, koha ime!...No more!
Kurrë më mos e kthefsh njeriun në fantazëm!

© ktraboini, 9 shkurt 2008