RRUGA BADRA
Lexova dëshminë e një agjenti në gazetë
e ndjeva diellin e fëminisë sime të rrëzohejsepse kam pas një andërr të virgjënmagji fëminije
rrugën teme me një hanëqë derdhte ar mbi të dimënverë
me një lule dorëzojëqë në oborrin e shtëpisë sëDom Lazër Shantojës, në çdo muzgtë pushkatuemin qante.
E për atë Zot, ende e kam fëmininë në atë rrugë
në ato shtëpi, në ato oborre me luleborë
në ato mure me shermashek e shebojë.
Kam pas një dashuniqë nuk ma vrau dot kurrkush
për muret e Rozafës, lumin e Bunës,Drinin plak, Taraboshin, Maranain e Cukalin
e imazhin e Barletit e Idromenostek ngjiteshin e zbrisnin kalldrameve të kalasëderi sa me dëshmitë e veta si urithiqë nëntokën gërmonu shfaq spiuni mirditas, Mark
e të thotë - e vraftë zoti, të thotë:e kam pas bazën në rrugën Badra.
…Ende sot, dorëzojanë oborrin e Dom Lazër Shantojës qan
dorëzoja në oborrin shtëpisë së përgjakunnë rrugën Badra, që spiuni Markkërkon sërisht e pafundësishtta rivrasë.KOLEC TRABOINI
nga vëllimi poetik "Trinia ime"Tiranë - Boston 2006
K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 47 books: poems, story and literary essays.
☸ MOS VDIS DASHURI 2002 ☸ NOKTURN 2004 ☸ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☸ TRINIA IME 2006 ☸ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☸ ITAKA GRUA 2008 ☸ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☸ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☸ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☸ DASHURI 2013 ☸ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☸ ORAKUJT NË FERR 2015 ☸ ODEON 2016 ☸ OFELI 2019 ☸ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
Rruga Badra /poezi nga Kolec Traboini
Sot është një ditë qershori e nxehtë/ Kolec Traboini
SOT ËSHTË NJË DITË QERSHORI E NXEHTË
Sot është një ditë qershori e nxehtë
në kafe Europa.
Nuk e di nëse atje nën dhè e ndjen
vapën poeti
po këtu është një tmerr, një ferr i
vërtetë.
Rruga - po ajo: Partizani i panjohur,
Sulejman Otomani në bronz si një qyqar
përtej kohe
një ngrehinë moderne, mendjeçartëse, si
pushkë e
gjatë, me një bajonetë të ngulur
në shpatull të qiellit a si karvan
drejt Europe.
Pallati Kulturës stoik e Biblioteka
Kombëtare
si një pergamen i tkurrur shkrimesh të
lashta.
Mozaiku, xhamia, sahati dhe kisha e re
bizantine.
Ecejaket e përditshme në rrugën e
Barrikadave
njerëzit po ata, motorçikleta nën hijen
e rrapit
të duket se sjell imazhin e poetit Pano
Taçi.
Por motorrin e merr një tjetër
dhe poeti u zhduk pa u shfaqur.
Më afrohet një lypëse në pleqëri të
thellë
mbështjellë me të zeza morti
- Më jep ndonjë lekë, zotni! Të faltë
Zoti!
Eh, Pano Taçi, jeta nuk është krejt e
zezë
siç krejt e bardhë kurrqysh s’mund të
jetë
ka dhe ca gëzime të ëmbla siç ka frute
vjeshta
me mollë, dardhë, me gjinj si shegë
ka ca skuta të fshehta në netët e
errëta
me ca zogëza të kolme që me krahë i
pushton
ashtu siç me dallgë i përkëdhel brigjet
deti.
Ç’kish ajo ditë qershori me ty. Çfarë
deshi?
S’ish kohë për ikje në këtë valë të
nxehti
që krejt papritur vajzat i zhveshi
dy gisht minifund, kofshët përjashta
gjinjtë të kërcyer të plotë si shalqinj
o Zot, si e mban varri poetin ?!...
Oh, miku ynë poet, jetëndërruar
më kot shkruan gazetat për ty “engjëlli
plak”
tilla marrëzira i përbuzje, i hidhje në
shporta
sepse engjëjt gjithkush e di se janë
steril,
mos o Zot!
Ndërsa ti, pive kupa e puthe çupa sa
deshe
e bëre dashuri, eh ç’dashuri, jo veç në
vargje
por me gra të kolme, joshëse, të
përflakura.
...Ndaj vendin që të rezervoi Zoti në
qiell
e këmbeve me kthinë taverne e një gotë
raki
brof me fund përballë një plaku
çakërqejf
me emrin lirik e ogurmirë, Omer
Khajami.
Eh, kjo ditë e nxehtë qershori ç’pati
me ty!
S’është kohë për ikje, poet.
Eshtë kohë për dashuri.
KOLEC TRABOINI
Kafe
“Europa”, 17 qershor 2012
Nga vëllimi poetik
"U dashka të dal natën vonë" 2012
____________ ☸ ____________
Subscribe to:
Posts (Atom)