KOLEC TRABOINI
Lirika fundvjeshte 2007
tri vjeshtanë mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
në tri stinë pashë drunin e mollës të zhvishej
të hidhte poshtë tek këmbët e mia edhe gjethen e fundit
atëherë, kur në degë kishin mbetur vetëm fruta të pjekuna
si diej që zhyteshin muzgjeve në det
ndjeva dallgët e mia që pushtonin leshterikët e brigjet të fjetuna
e rroka me puthje lakuriqësinë drithëruese
mbi gjinj i vura gjethe të kuqërrëmtë
e piva deri në fund pikën e lotit në sytë e saj eterikë
më dha çdo gjë që kishte, me zjarr e me flakë
detin tim e përpiu pa mundur të shuhej krejt
se i duhej pak prush për të nesërmen për trupin eshkë
në mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
e tri vjeshta nën floknajën e hanës, nuk janë pak për një jetë.
miken nuk ma zënka gjumimokrra pa një kokërr gruni
miell mullini s'nxjerr aspak
të djeg trupi, ndizet gjini
ç'po lëngon i mjeri shtat.
moj kumuri me sy të zi
kësaj nat' s'i gjendet fundi
pi një kamomil të nxehtë
shko në shtroj të zërë gjumi.
o moj mikja zjarrpashuar
të jam larg e dot s'të vij
ban' durim netët e gushtit
pijë një kamomil e fli.
fli moj fli, të marrtë lumi
pi një kamomil e fli
se ja pak e erdhi vjeshta
cicat si një qengj t'i pi.
fëmija tek poetinjë poet i vërtetë është i pa të keq si një fëmijë
të cilin për këtë shkak
gjithmonë mund ta zësh ndër gabime.
mos kërkoni prej tij llak për kozmetikë
mos kërkoni prej tij miklime
ai është si pasqyrë ku shihni veten tuaj përditë.
dy shpirtna në paqea ke ende andrra e ambicie për të nesërmen
në kokën tande të bukur me halle shumë
a i shtrëngon ende grushtet e tua të vogla
të qëllosh në fytyrë monotoninë e jetës
apo me një kafe e një cigare, në u ndodhtë në paketë
pikëllon në vetmi e harron vetveten?
në je dorëzuar ti, i vdekur jam dhe unë
në qefinin e ditëve pushofshim në paqe!