K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 47 books: poems, story and literary essays.
☸ MOS VDIS DASHURI 2002 ☸ NOKTURN 2004 ☸ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☸ TRINIA IME 2006 ☸ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☸ ITAKA GRUA 2008 ☸ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☸ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☸ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☸ DASHURI 2013 ☸ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☸ ORAKUJT NË FERR 2015 ☸ ODEON 2016 ☸ OFELI 2019 ☸ ODE PËR SHKODRËN 2019
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
>☸ ZOGJTË E ARLINGTONIT 2020 ☸ AJO QË JETOJMË PËRDITË 2021 ☸ POETICA SHQIP 2005 ☸ POETICA ENGLISH 2006 ☸ DASHURIA MË E BUKUR 2007 ☸ I DËGJOJ LULET KUR FLASIN 2008 ☸ NIRVANA 2024 ☸
🟪 ANA AHMATOVA / Magjia që të jep pavdekësinë - nga K.P.Traboini
MAGJIA QË TË
JEP PAVDEKËSINË
Ari,
elementi i vetëm që nuk e ka trupi i njeriut u zëvendësoka mrekullisht a
fatalisht me poezinë...
Të sjell
kënaqesi shqipërimi i rreth 160 autorëve të huaj që përbëjnë thesarin e poezisë
botërore. WORLD POETICA të lodh e mundon për ta përshtatur në shqip, por të jep
edhe sadifaksionin si krijues. I vetmi element natyror që nuk e ka trupi i
njeriut është ari. Po ta kishte, mjekët e kohëve të vjetra thonin se njeriu nuk
do të kishte vdekje. Duke dashur pavdeksinë, një perandor kinez në moshë të re
pranoi që ti fusnin në ushqim sasi të vogla ari. Por pikërisht ai mbas ca kohe
vdiq. Konsiderohet perandori i vdekur në moshën më të re në historinë e Kinës
së vjetër. Magjia e arit paska qenë që të jep pavdeksinë... por edhe të merr
jetën.
Ndoshta
njeriu e zëvëndeson mungesen e arit me thesarin e Poezisë. Por edhe kjo
pothuajse në të njejtën linjë është. Aq shumë ngjasin. Aq shumë të çmuara janë.
Shumë lavdi kanë dhënë e shumë jetë para kohe kanë marrë.
K. P.
Traboini
8 shtator
2019
WORLD
POETICA
______________
ANNA
AKHMATOVA
NUK
E DI NË JE GJALLË APO
KE VDEKUR
Nuk
e di nëse je i gjallë apo ke vdekur.
A
mund të kesh një shenjë mbi dhe si dallim
Kur
shuhet dielli e bie errësira
Që
varroset në mendjen time në amshim.
Të
gjitha për ty: lutje të përditshme
Pa
gjumë në kokë gjithë natën rri
Dhe
vargjet e mia të bardha mbeten
Pakrehur,
në blu zjarri digjen sytë e mi.
Askush
më shumë s’ më torturoi e gëzoi
Më
shumë jo kurrsesi
Më
braktisi e më vuri në dhembje
Askush
më shumë s’ma përkëdheli dhe harroi si ai.
DRITHËROJNË
DUART E MIA
Drithërojnë
duart e mia nën vellon e errët...
"Pse
je kaq e zbehtë, pse të ka humbur çdo gëzim?"
-
Sepse kam bërë të dashurin të dehet
e
të mbulohet me trishtim.
Kurrë
nuk do të harroj. Shkoi jashtë, i tronditur;
me
buzët që i nxinin, të ngrira, të ftohta
zbrita
poshtë shkallëve, pa prekur kangjellat
dhe
e ndoqa deri tej tek porta.
Mbytazi
i mërmërita: "Mos vallë kjo ish një shaka?
Mos
më lër të lutem, ndryshe ke vrarë një njeri!"
Ai
më buzëqeshi, oh, me një qetësi të habitshme
dhe
tha: "Eja, ende do të lagesh në shi?".
Shqipëroi:
Kolec P. Traboini
Washington
DC, mars 2016
Nga libri WORLD POETICA 2019
Pantheon Books ISBN 978-9928-04-460-0
Pantheon Books ISBN 978-9928-04-460-0
Subscribe to:
Posts (Atom)