NOKTURN
Sonte bota ka rënë në letargji si e vdekur
e zë nuk gjëndet të më thërrasë
prej zgripit të humnerës ku kam rënë
e asnjë dorë
kurrsesi
gishtrinjtë nuk i zgjat
të prek sado pak
në brinjët piramidal të ëndrrës sime
ku strukur dy sy kukuvajke vështrojnë
botën e përthyer në qelq të zi.
Sonte nuk më thërrët as dhe një
zë
e asnjë semafor në udhëkryqe
nuk shoh.
24 Shtator 2003
NATYRË MORT
Na iku rinia
si pranverë
rrëshqitëse nëpër qiej
me ca zogj të
kaltër që fluturuan
të ngazëllyer
nëpër karusele
ajrore erërash,
pa ditur kurrë
të kthehen pas…
E tani rrimë e
vështrojmë vitet që shkuan
si fole të
braktisua
në maj të një
plepi të lartë,
nga ata plepat
e trishtueshëm të Vangjush Mios
që tashmë
kurrkund në Drenovë nuk janë,
por vetëm
pikëllojnë në telajot e shekullit tjetër…
Ashtu na hodhën
edhe ne telajon e jetës
për të arritur
në imazhin e trishtushëm:
Natyrë Mort.
Tiranë,
26 Shtator 2003
NATA LËVIZ
HIJET
Tej, në fund të
oborrit të prapëm,
përbri barakës
së vjetër
nën silueten e
lisit të vjetër
lëviz një hije
mesnate
e unë përmëndem
si prej një
ëndrre hjekakeqe.
Klithja e një
shpëndi
rënqeth hënen
dhe
errësirës i shperthen plazmën
tej e përtej si
në operacionet çezariane.
Stepem i
tmerruar nga loja e hijeve
e rënia e
gjetheve si lakuriq të vrarë
që
vetminë ma përgjojnë
në ca
monologë të cungët
zvargur prej
gjoksit tim
si stalaktite
akulli qe thyhen me zhurmë
nën dritën
verdhane të një hëne të vdekur...
Kush fshihet në
këtë errësirë?
Ndonjë Brut që
me kamë kërkon drejtësinë
ndonjë
Hamlet në idolin e hakmarrjes
apo ndonjë Jago
që në skuta intrigash fsheh shami.
Nata me
gishtrinjtë e hollë,
lëviz nga
fytyra e hënës velin e një reja
e dritat
verdhane çapitën në kopësht.
Hijet lëvizin
brenda dhe
jashtë meje.
Nëntor 2003
JAM STINË
TRISHTIMI
Jam stinë trishtimi
ëndërr e zbërdhyltë
zgjuar prej makthit
të ikjes së veres,
terratisun në vjeshtë
nën gjethe që vdesin
në lëndina verdhane
pa dhënë ende shpirt,
me njolla gjaku
spërkatur në qiej
përhumbur në muzgje
i qëlluar nga rrufetë,
jam shtërg i plagosur
i mbyt nga pikëllimi
se kurr pas vjeshtës
pranvera nuk vjen,
jam ëndërrimi,
bota e eterit
i mohuar nga parajsa
i dëbuar prej ferrit,
me varr në të gjallë
pa varr në të vdekur
në rrjet merimange
i përkundur si djep,
jam Konstandimi
i zgjuar prej balte
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë,
jam kënga e gjallë
në një sqep të vdekur,
as Zoti në qiell
nuk më merr vesh!
2003
BALADË E MIZORE
Shtrirë gjërë e
gjatë në tërë Ballkanin
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.
U vra - u rivra
por prap u ngrit
me ëndrra eshkëndezura të lirisë
por torba e shpresës humbi detit larg
e maleve të Pindit u shqye e u gris.
me ëndrra eshkëndezura të lirisë
por torba e shpresës humbi detit larg
e maleve të Pindit u shqye e u gris.
Balada
bizantine tmerresh pafund
ofshajn në qiell prej zgavrrës së gjoksit
të këtij trupi lakuriq me brinjë të thyera
ku gjithësekush i sajon një ornament këtij skeleti.
ofshajn në qiell prej zgavrrës së gjoksit
të këtij trupi lakuriq me brinjë të thyera
ku gjithësekush i sajon një ornament këtij skeleti.
E quajnë
mbretëreshë të dënjë për kurorë
për fron e oborr për pajë e për prikë
të tjerë, që edhe ata duan ta rjepin
e duan seks-nudo Republikë.
për fron e oborr për pajë e për prikë
të tjerë, që edhe ata duan ta rjepin
e duan seks-nudo Republikë.
Sa kohë që
qumështi i Rozafës rrjell
mëkon shtetarë nëpër kolltukë
në qiell e ngrejnë e me fjalë e me lajka
e i fusin duart si kopukë.
mëkon shtetarë nëpër kolltukë
në qiell e ngrejnë e me fjalë e me lajka
e i fusin duart si kopukë.
Të tjerë e
shajnë, e quajnë shtrigë,
e shtyjnë, e rrahin, i hidhen pas qafe,
e lënë pa bukë, në errësirë e lënë
dhe ujin në poçe e ka të pakët.
e shtyjnë, e rrahin, i hidhen pas qafe,
e lënë pa bukë, në errësirë e lënë
dhe ujin në poçe e ka të pakët.
Ja grisin
fustanin, i kafshojnë gjijtë
e mallkojnë dhe e pështyjnë me gëlbazë të ligë
bëjnë seks në mullarë me trupin e brishtë
në fytyrë e shurrojnë pa turp e pa frikë.
e mallkojnë dhe e pështyjnë me gëlbazë të ligë
bëjnë seks në mullarë me trupin e brishtë
në fytyrë e shurrojnë pa turp e pa frikë.
E lajnë me
sapllake, i hedhin aromë
i veshin fustan pas mode në Paris
i presin bilieten për avion
në Strasburg e çojnë ta shpallin Miss.
i veshin fustan pas mode në Paris
i presin bilieten për avion
në Strasburg e çojnë ta shpallin Miss.
Gjithësecili pa
drojë kësaj balade i shton
vargje me rimë e pa rimë, a të pistë
me metafora banale erë përç ministrash
sipas përvojës së meritokracisë
vargje me rimë e pa rimë, a të pistë
me metafora banale erë përç ministrash
sipas përvojës së meritokracisë
Shtrirë gjërë e
gjatë në tërë Ballkanin
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.
2004
HËNA
Në një natë
vjeshtake
mes të
pikëllimit të qiellit të Tiranës
hiqet zvarrë
një hënë me paterica,
kafshuar prej
qënsh
e përdhunuar
prej
ufosh...
Pse a vetëm
Hëna?!
Tiranë, Shtator
2003
E PA THËNA
Shpesh e ndjej vehten Promete i lidhur,
krenarisht i nënshtruar fatit
e them:
sikur të mi zgjidhnin prangat e çelikta
të më jepnin një trastë bukë të ngrohtë
një palë këpucë të drunjta të mos kishin
vdekje,
e lirën e Homerit të këndoj,
do të mirrja udhë në
një odise të gjatë,
pafundësisht të gjatë që të mund të thosha
ato që ende më mbetën pa thënë
këtu në këtë gërmadhë të gjoksit tim,
dhe kushdo e di çfarë është e pathëna!
2003
NËN DIELLIN E MESDHEUT
Nën qiej shtatori arratisur
prej New Englandi jam, pa fund
e Italisë me fasha drite
lisharsja e diellit më përkund.
Kam tridhjet ditë e netë çliruar
prej një dekade plot mundim
e nëpër trena që nuk ndalen
dua të tretem në harrim.
Dua të ndjehem zog i lirë,
të fluturoj si një shtegtar,
para se murgu t'ma ndez temjanën
a shpirtin dreqi të ma marrë.
E në këto rëndje e lektisje
kërkoj në fytyra dashuri,
se kam një jetë zemerbraktisje
e brenda gjoksit vetëm shi.
Shtëpitë gjunjëzohen nën ullinj,
qytetet vinë sikundër shkojnë
tek lënë në xham të Trenitalia-s
buzeqeshje vajzash në stacion...
Por në Padovë, nën semaforë,
nëpër një muzg pikëllimesh,
ca prostituta të vëndit tim
më ndjellin me një epsh shikimesh.
Edhe pse s'kam dëshirë për seks
me këto fatkeqe dua të flë,
me to të qaj, të qesh, të tretëm,
pastaj këtë botë në djall ta lë....
E le të mbetet rëndjesh, tretur,
shpirti që barra dhëmbje mbart,
nëpër udhëkryqe semaforesh,
etyd i trishtë në bulevard.
Trieste - Romë, 15 Tetor 2003
MESNATË ROMANE
Më
përvëlon ende zjarri i dëshirave,
si
atëhere kur u gjënda në Termini -me nxitim,
tek prisnja
autobuzin e fundit të mesnatës
në Romë, ku
perjetova shekullin tim.
Ëndërroj të
digjem sërisht e sërisht
e nën harqet e
Koloseut të rri,
nën drita
neonesh ky vertiten fluturza
e yjtë e Romës
bëjnë dashuri.
Dora ime që
dridhej, ende mban,
nxehtësine e
gjirit të mesnatës romane
e sa herë kam
mall, e vë në buzë ta ndjej,
me nostalgjinë
e vjeshtës italiane.
Dimër 2003
KY DJALL NË GJAK, QË QUHET DROGË
S'e di se kush
në trup ma solli
këtë helm
të bardhë në gjakun tim
a ish një korb
i zi mesnate
a lule e
këputur në mbarim.
S’e di vertetë,
s'e di se kush,
ja tregoi
portën e shtëpisë
trokiti butë
edhe pastaj
mu shfaq si yll
i gjithësisë.
Atë natë kur
dielli në det u shua
e yjt u shfaqën
me drithërimë
ai nxorri
dhëmbët e vampirit
të pinte etshëm
gjakun tim.
Tani në qoshk
të rrugës flë
pikëllueshëm
mardhur mbi një dhogë
e s'mundem,
s'mundem tej ta zboj
këtë djall në
gjak që quhet drogë.
Nëse më shihni
të përpëlitem
e trupin tim
mëshirës t'i a lë
o Zot ta dini
sa mundohem,
por
s'mundëm,s'mundëm ta përzë.
E nëse s'gjeni
farë mundësie
që ta shpëtoni
trupin tim
më hidhni sipër
një kuvertë
të vdes, të
tretëm në harrim.
Nëpër ëndërrime
të shoh pëllumba
aty ku rri -
aty ku flë
e vdekja kur të
më sjellë qivurin
të shkoj të
mbyllem pa nxjerrë zë.
20 Nëntor 2003
ZHVESHJA E VJESHTËS
Çudi me ty, moj stinë mollëkuqesh
që Evës e Adamit tinëzish ua ke
dhënë,
Zoti Parajsën vertetë e kish mohuar
për një kafshim fruti - jo
të zhveshurin tënd.
Vjeshtëz tekanjoze, lakuriqësia,
vetvehtja e mohuar për inat,
nëpër zgafellat e errta të dyshimit
virgjërinë ja fal dimrit në shtrat.
Pranvera më kot të vesh me gjethnajë
se ti sërisht drejt zhveshjes
shkon,
duke harruar se virgjëria s' kthehet
e lakuriqësia dhëmbjen s'ta shëron.
2003
NJË VAJZË NË TORINO
Pse më tundon kjo vajzë e bukur
që përballë meje në kupè rri,
me flokë krrela, buzë nazuqe,
një italiankë si një perri.
Pse më tundon, vertetë përse,
unë jam dy herë sa moshë e saj
e jetën time të dyzuar
si vallë në dysh mundem ta ndaj?
Si mund ta thyej moshën e pjekur
e vitet t'i shprish një e nga një,
ta zhvesh prej fytyrës këtë argasje
e trupit veç rini ti lë.
Si vallë s’u gjënd ende një çpikje
moshës ti kthejë rininë e parë,
se shpirti që më fut në ngasje
më thotë; ke mbetur si një djalë.
E hollë, e brishtë e sqimatare
me bluzë të bardhë që aq i shkon
e në çorapë këmbkat e holla
tërë elegancë që të miklon.
Me vathë të artë si dy lavjerës
që masin kohën në këtë tren,
udhëtarëve në retinë u lë
dy sy që zemrat i rrëmben.
Më pas imazhi saj humbet
si diell që tretet në perëndim,
se italianka zbret në Torino
e ndjekur pas nga çdo vështrim.
I vu udhëtarët në ëndërrime
dhe unë përhumba në fytyrë të saj,
me një dilemë që kurr s'gjen zgjidhje
këtë moshë në dysh si mund ta ndaj.
Torino, 21 Tetor 2003
MADONNA DEI MIRACOLI
Të nesërmen
kur u ritakuam në rutinë,
ajo natë kish fluturuar nëpër tjerë qiej,
dhe as unë isha Unë
e as ti ishe Ti.
Kishin humbur për arsye mistike
fijzat që i mbanin yjtë tanë të lidhur
nën tendën qiellore të nates oderciane.
Ndoshta se nata,
ajo dhe vetem ajo,
di ti sëndërzojë pozicionet e yjeve.
Madonna dei Miracoli
ku ndezëm një qiri atë natë,
bëftë mrekulli të reja në Oderca.
Oderca, Itali 2003