MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

🔴Shën Valentin i përgjakur/ Kolec Traboini


Shën Valentin i përgjakur

... i vetmi krim që bënë: u dashuruan,
kur atdheu qe kthyer në skëterrë
e djajtë me sfurqe mbretëronin ...


një tragjedi, nën një pallto të vjetër, me emrin Eros
fanepset vetmitar, pikëllues në Bronx të Nju Jorkut
në prag të Shën Valentinit të përbotshëm 2008.
“Stand and ufold yourself! - qëndro e shfaqu!”
kumbon zëri tragjik hamletian që pesë shekuj!
ne ecim përskaj shetitores ku shfaqet fantazma
i thyer, i kërrusur, i shpërbërë, ish-njeriu
e, në vend që të heshtim si Budë, i lehim si qentë
pallton e eremitit, si në të djeshmen, vazhdojmë t’ia shqyejmë
ende në ndërgjegjet njerëzore ka bllanga gjaku...
anipse sipari i tragjedive Romeo e Zhuljetë ka rënë
e bota e ka tejkaluar terrinën e mesjetës
hijet vazhdojnë të jetojnë brenda nesh
kobe brenda njeriut: Stand and unfold yourself!
ju xhelatë të dashurive në mes nesh, qëndroni!
plagë mbi plagë e dhembje mbi dhembje
ende mbi trup e shpirt të Shën Valentinit të përgjakur
Jagot edhe nga varri vazhdojnë t'a vrasin
për hesap të një mizorie që s'guxon të kthehet!
stand and unfold yourself, koha ime!...No more!
Kurrë më mos e kthefsh njeriun në fantazëm!

© ktraboini, 9 shkurt 2008

TRI VJESHTA


KOLEC TRABOINI
Lirika fundvjeshte 2007

tri vjeshta

në mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
në tri stinë pashë drunin e mollës të zhvishej
të hidhte poshtë tek këmbët e mia edhe gjethen e fundit

atëherë, kur në degë kishin mbetur vetëm fruta të pjekuna
si diej që zhyteshin muzgjeve në det
ndjeva dallgët e mia që pushtonin leshterikët e brigjet të fjetuna

e rroka me puthje lakuriqësinë drithëruese
mbi gjinj i vura gjethe të kuqërrëmtë
e piva deri në fund pikën e lotit në sytë e saj eterikë

më dha çdo gjë që kishte, me zjarr e me flakë
detin tim e përpiu pa mundur të shuhej krejt
se i duhej pak prush për të nesërmen për trupin eshkë

në mos përgjithmonë, të paktën e pata në tri vjeshta
e tri vjeshta nën floknajën e hanës, nuk janë pak për një jetë.


miken nuk ma zënka gjumi

mokrra pa një kokërr gruni
miell mullini s'nxjerr aspak
të djeg trupi, ndizet gjini
ç'po lëngon i mjeri shtat.

moj kumuri me sy të zi
kësaj nat' s'i gjendet fundi
pi një kamomil të nxehtë
shko në shtroj të zërë gjumi.

o moj mikja zjarrpashuar
të jam larg e dot s'të vij
ban' durim netët e gushtit
pijë një kamomil e fli.

fli moj fli, të marrtë lumi
pi një kamomil e fli
se ja pak e erdhi vjeshta
cicat si një qengj t'i pi.


fëmija tek poeti

një poet i vërtetë është i pa të keq si një fëmijë
të cilin për këtë shkak
gjithmonë mund ta zësh ndër gabime.

mos kërkoni prej tij llak për kozmetikë
mos kërkoni prej tij miklime
ai është si pasqyrë ku shihni veten tuaj përditë.


dy shpirtna në paqe

a ke ende andrra e ambicie për të nesërmen
në kokën tande të bukur me halle shumë

a i shtrëngon ende grushtet e tua të vogla
të qëllosh në fytyrë monotoninë e jetës

apo me një kafe e një cigare, në u ndodhtë në paketë
pikëllon në vetmi e harron vetveten?

në je dorëzuar ti, i vdekur jam dhe unë
në qefinin e ditëve pushofshim në paqe!

AQUARELLE


kolec traboini

A piedi dall'Olanda fino a Roma. Una storia d'amore

MESNATË ROMANE


Më përvëlon ende zjarri i dëshirave,
si atëhere kur u gjënda në Termini - me nxitim,
tek prisnja autobuzin e fundit të mesnatës
në Romë, ku perjetova shekullin tim.

Ëndërroj të digjem sërisht e sërisht
e nën harqet e Koloseut të rri,
nën drita neonesh ky vertiten fluturza
e yjtë e Romës bëjnë dashuri.

Dora ime që dridhej, ende mban,
nxehtësine e gjirit të mesnatës romane
e sa herë kam mall, e vë në faqe ta ndjej,
me nostalgjinë e vjeshtës italiane.


Dimër 2003


Fichier hébergé par Archive-Host.com

kolec traboini

( poète albanais )

aquarelle

je dessinerai l’arcade de ta porte
le coin de la rue ou ce matin tu es passée,
le vert sapin ou tu as couché ton regard
la flamme d’un éclair qui nous a embrasé.

je jetterai sur l’aquarelle les gouttes de la pluie
qui descendant du ciel tendrement t’ont touchées,
les oiseaux d’hiver tremblant aux vents froids
qui ont trouvé refuge dans la rétine de tes yeux.


j’esquisserai l’image d’un taxi
qui t’attendait à Belle Avenue,
je garderai les feux rouges allumés
pour que tu ne puisses partir à jamais.

je jetterai sur la toile des tulipes intimidées
et des sons plaintifs d’un piano lointain,
fleurissant sur ta bouche en refrain "pour Elise"
dégelaient les glaces d’hiver de ce matin.

de cette rue je garderai toutes les études
espérant que de nouveaux tu apparaisses …

traduit de l'albanais en français par VASIL QESARI
Samedi 24 février 2007

Fichier hébergé par Archive-Host.com

kolec traboini

akuarel

do të vizatoj harkun e portës tënde
e këndin e rrugës që kalove në mëngjez,
bredhin ku mbështete vështrimin
e flakërimen e rrufesë që mes resh u përndez.


do të hedh në akuarel pikat e shiut
që zbritën nga qiejt e të prekën,
zogjt që u gjënden të mardhur përjashta
e në retinën e syve të ty strehëz gjetën.


do të skicoj imazhin e një taksije
që të priste në Bel Avenju,
semaforët e kuq do ti mbaj ndezuar,
që ti të mos ikësh kurr më që këtu.


do të hedh në telajo tulipanët e drojtur
e tingujt e një pianoje të largët,
që mbinë si motiv në buzët e tua
"for Eliza" që atë mëngjez shkrinte akuj.


do të marr çdo etyd që u gjënd në udhën tënde,
me shpresë që brenda tyre sërisht shfaqesh ti.


Përkthyer nga shqipja në frengjisht nga: SIMBAD

Jeudi 19 avril 2007

EKSTAZE

Më lër sisën ta prek
Buzët t'i thith si llavë e zjarrtë
Dorën ta vë në shkurrën e bukur
Përtej saj të dy jemi të humbur

( Nga cikli "Delir stine" - KOLEC TRABOINI,Boston 2007 )