By
SOTIRAQ MARKO - Sun, 01 Jun 2008 09:59:09 GMT

“MOS VDIS DASHURI”
DALIP GRECA
Eshte libri me i fundit qe ka botuar Kolec Traboini, prozator i njohur, publiçist dhe poet me ndjesi te holle poetike. Libri i ri vjen pas botimeve te meparshme te Kolecit si: "Petalet e bajames se hidhur" 1973; "Ballada e largesive” 1995; " Gjurme ne histori" 1995; "Kreshniket e demokracise" 1995, "Katerkendeshi i mundimeve" 2000. "Mos vdis dashuri" eshte botim i "GLOBUS R" ne Tirane.
Libri hapet me vleresime te poetve dhe shkrimtareve, te lexuesve te thjeshte, per librin dhe per poezi te veçanta te autorit. Bie ne sy vleresimi i poetit Gjeke Marinaj, i cili me pak rreshta jep tharmin poetik te poezise se Traboinit. Gjeka shkruan:"Vellimi poetik "Mos vdis dashuri" nuk eshte gje tjeter veçse nje kopje e regjistrimve jetesore ne hapesiren e bardhe te shpirtit te Kolec Traboinit. Ne dy anet e peshores se drejtesise se tij poetike, gjenden te ekuilibruara dashuria per boten dhe shqetesimi qytetar per kohen qe jetojme. Koncepti filozofik i autorit shtrihet per tej dhimbjes qe krijoi gjuha e politikes moderne. Per te universi nuk eshte perfekt dhe kjo joperfektesi rritet ne nje laborator teper te komplikuar njerezor. Ndaj "Mos vdis dashuri dashuri"
na jepet me teper si evidence e pagjumesise bashkekohore, sesa si nje medikament per te kuruar ate.”
Ndersa shkrimtari Naum Prifti i ka shprehur poetit urime per poezine"Koha e prostitutave": "Me pelqeu shume sepse ishte shkruar me pasion dhe frymezim, per nje problem te madhesise kombetare. Nese Shqiperia mbeti robine keta 10 vjet, fajin e kane politikanet tane truthare e trukokalle, po te perdorim nje togfjalesh te krijuar nga i madhi Lasgush."
Nderkohe qe edhe gazetari Sami Milloshi do t'i shkruaj poetit Traboini fjale po kaq vleresuese per te njejten poezi. "Sapo lexova vjershen tende te mrekullueshme "Koha e prostitutave". Une nuk çuditem qe ti, nje prozator i njohur, shkruan poezi kaq te bukura sepse e njoh prozen tende, ajo eshe nje univers ku mpikset poezia e vertete me narracionin e sendeve dhe te fenomeneve. Por ndofta keshtu, me vete, poezia jote tingellon edhe me e bukur dhe besoj se e shijoj, ose me sakte e di se ku fle poezia e vertete.”
Nga ana e saj poetja gjermane, Slike Blumbach, shume e njohur per lexuesit shqiptar, vlereson poezine "Me dy gishta ne ere" per te cilen shkruan: ”Poezia me ka pelqyer shume. Historia e brendshme e shqiptareve, natyrisht e mbeshtetur mbi fakte historike dhe ne lidhje dialetike me to, por kryesorja perjetimet e njeriut jane mendimet dhe ndjenjat (them une)- dhe ti di t'i pershkruash aq bukur.”
Le ta shfletojme tani librin me poezi te Traboinit "Mos vdis dashuri". Qe ne poezine hyrese "Lakuriq ne asfalt" Koleci prezanton shqetesimin qytetar per kohejetesen, per koosin dhe çmendurine e tregut, ku gjithka shitet, nderkohe qe ai e ndjen veten teper te lodhur dhe ne pamundesi per te shitur diçka, kerkon te shese marrezine, a trupin lakuriq. Por ai mbetet ne dileme, ke te shese trupin lakuriq apo turpin?..
Ndoshta do te ishte me mire per shpirtin e tij shperthyes kunder realitetit absurd te vendit te vet(natyrisht dhe tonit), qe te shiste diçka tjeter:
“ te ishte per mua
nje funksionar do ta shisja me vleren e nje çakmaku
sa per te ndezur plehrat e rrugeve
e pastaj mbi zjarr do te shurroja pa meshire e pa frike
nga ligji qe mbron burrat e shtetit
ne vendin tim te shkaterruar
nga marrezia e politikaneve pa tru”
Poezia qe i ka dhene titullin vellimit "Mos vdis dashuri" eshte padyshlm nje nder me te sinqertat e shpirtbardhsise se poetit dhe Realizuarat artistikisht. Muza poetike e Traboinit ka thirrur ne ndihme nje tufe metaforash e metonimishe dhe e gjithe poezia pikon vese dashurije e dhimbjeje, vetmije dhe sinqeriteti, lutje dhe brenge. Ne shpirtin e poetit pergjon vetmia qe kerkon t'i largoje dashurine per te cilen ai pergjerohet qe te mas e braktise. Diku shperthen:
“Oh, sa pak dashuri na afroi jeta!”
Shpirti-poetik dridhet dhe vuan. Si mund ta duroje nje poet mbylljen e dashurise ne burgun e gjoksit? Ai percjell shqetesimin fisnik se "nuk gjen kurrkund nje sokak ku njerezit te duhen pafrike."
Finalja e poezise eshte artistikisht e perkryer:
“nata heq zvarre patericat neper rruget e qytetit
me kot e shtyj - ajo çalon si e çmendur
dhe s'do t'ja dije se e pres te neser me me ankth.”
Kam nje trendafil te zjarrte qe me pervelon ne buze
kam nje rrahje ne gjoks qe po ma çan zermren
dhe s'kam ç’te te jap ne kete nate veç nje buqete me yje
e henen qe varet si shporte mbi koken tende
me puthjen e neserme kur te dale dielli
nen thirrjin e zjarrte te Nerudes
Mos vdis dashuri! Mos vdis!
Se neser nuk do te jeshe kurrgje me shume se nje murane... “
Te realizuara jane dhe poezite "Pellumb ne debore","O njeri" , "Vetmi', "Mos me dil ne
shteg kokall e vjeter!","Pike- Pike", "Ankthi i lirise',"Masakra", "Fryj moj ere";"Tek nena", "Te rrosh emigrant ne Athine","Kenga e laureshes"'Netet e dashurise" e te tjera.
Poezia e Traboinit i ngjan nje ditari te mbajtur ne menyre te çrregull nga ana kohore, por gjithsesi ai sherben si nje mates i rregullt i perjetimeve dhe shqetesimeve
poetike. Diku shkruan nga Shkodra, diku ne Tirane, pastaj çvendoset ne
Athine, me pas ne Boston Keshtu p.sh. poezia "Tirani" eshte e shkruar ne janar 1991. Poeti i sheh fronmbajtesit tirane te pashmangshem nga fundi i tyre i vdekshem:
“ ...çdo i mjere e ka nje shprese
te vije nje kohe qe pushtetmbajtesi
nga frika e komplotit pak nga pak te vdese
vasalet duke i vrare kot se koti.
... dhe keshtu ata nen dhune fitojne guximin
Tirani pak nga pak nis zbret ne varr.”
Poeti eshte si flugeri qe percakton motin; ai paralajmeron motin per te nesermen, te pasnesermen e deri ne fund jave a me tej. Traboini parandjene rrezikimin e lirise qe po vjen ne poezine e shkruar ne Tirane me 1990 " Ankthi i lirise":
“ te shkretet ne mund te harrojme
keshillen e urte te filozofeve te lashte!:
se gjithmone
kur dikush behet zot i diçkaje
ka rrezikun e tmerrshem qe'çdo gje nga duart mund t'i shkase.
E pastaj...
Mjere i munduri pastaj...!
Ndersa poezia pasuese eshte nje gjetje e rralle-njerzit kuaj, te çliruar nga freri, dikur te lodhur, te drobinur, instikti i lirise u jep flatra, por shpejt.. te shkretet kuaj... u lodhen te drobitur... Pse kjo drobitje?
“permes syve re qelqte,
shihnin njeri-tjetrin me dhimbje.
Kishin lene pas grazhdin e varfer
e gjysmen e jetes se vet nen fre”
Padyshim se u kishin shterruar fuqite, i kish shkretuar etja se uji ish prone e
zotave…
Poezia “I them vdekjes jo!" eshte me shume se nje sfide:
“Ti, vdekje bej ç'te duash! Vazhdo trokun !
Trokun ogurzi per betejen time te fundit
Une do te rend duke kenduar dhe ne shkofsha drejt humbjes
Siç renden njemije breza stergjysherit e mi
pa dale asnjehere kunder Lumit te gjakut qe uturon
Ndersa poezine "Dy gishta ne ere", e shkruar ne dhjetor 1990, eshte nje hymn per proceset demokratike:
Rendim, rendim me dy gishta ne ere
puthirm kaltersine
shuajme etjen e buzeve te rreshkura shkrumb
Por poeti perseri ka brenda vetes merakun se:
“... prane nesh ka nga ata qe kane harruar puthjen
e me dhembe te helmuar po i afrohen qiellit tend, Arberi!
Si Juda prane Krishtit
me hapa tinezar capiten
me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit te ri... “
"Koha e Prostitutave" ne menyre te veçante dallon ne vellimin poetik te Traboinit si me e realizuara, me realistja; pena godet pameshire shkaktaret e rremujes shqiptare, godet kohen e perçudnueme, kur:
“kur mafiozët janë gjykatës e kapuçionët ruajnë rendin,
kur dijetari shikon tokën prej turpit dhe qiellin prej zemërimit
se pesë bananet- si pesë libra të botuar e harruar- nuk shiten,
kur nënat shamizeza e nisin diten varreve dhe plaget e hapura
qëndrojne në gjokset e tyre si murana të shpirtit,
ndersa pleqtë heqin këmbët zvarrë, duke ju lutur zotit ti marrin
se nuk kanë bukë, dritë e ngrohje për të mbledhur kockat,
kur skutave të fshehta jeniçerët e errësirës mprehin shpatat
nën klithje korbash,”
Poeti permes vargjeve akuzon dhe fshikullon ashper, por ai ndjen meshire per ato, viktimat e prostitucionit :
“Ju Hirushe Shqipëria që enderruat këpucen e artë
dhe kalin e princit - në fillim të mijëvjeçarit të tretë
jeni akuzë e gjallë e stërmundimeve njerëzore,
në një shoqëri civile, ku civilizimi azmatik gulçon
në gjokse politikanësh e shtetarësh pervers në hotel "Rogner"
që nën avuj skoç uiski a vodkë ruse prostituojnë
me ligjet e shtetin, me pasuritë, me pronën,
me kombin e kthyer në një ankand mizor dëshirash të zvetnueme,”
Pena e Traboinit nuk ka meshire per llumin e shoqerise shqiptare qe nuk e ka per gje te nxjerre ne ankand atdheun. Per nje çast te duket se pena e Traboinit rreshqet ne shtratin e poemes sarkastike te Migjenit. Poezia qe rrjedh ne shtratin e nje poeme nuk njeh kufi meshire per shkaktaret e se keqes, perkundrazi, te gjithe bashkesine e epiteteve therret ne ndihme per t’i demaskuar ata. Ndryshon puna per ato, prostitutat, viktimat fatkeqe:
“ Ju Hirushe Shqipërie, ju vajza-prostituta
kam më shumë nderim për ju se sa për politikën
a burrat e shtetit - pjellë e kohës prokustiane
e kohës çnjerzore me njerëz shpellorë
që egërsisht ju përdhunoi dhe mizorisht ju vrau,
ju vajza pa mbrojte,
pasaportë e identitetit të Atdheut tim fatkeq.”
Vellimi poetik i Kolec Traboinit i ngjan nje deti plot tallaze, ku shperthejne fortunate e shpirtit, ku lengon nje zemer e ndjeshme, qe vuan bashke me atdheun. Ne kufijte e ketij shkrimi eshte gati e pamundur qe te sjellim zberthimin e çdo njeres prej 88 poezive qe permban libri. Kenaqesia dhe kersheria shuhen duke lexuar librin.
Gazeta “Illyria”, New York nr.1184 Tetor 2002
