Kur të mbulojnë gjethet
e aroma e frutave të deh
në qiellin e kaltër harlisen
çmendurakët zogj
dashuria e ndjen veten ngrohtë
e brenda saj çdokush ngazëllen
po ka edhe ikje nëpër vjeshtë
ikje që drithërojnë ngjyrat, tingujt
botën që na rrethon e një pikë lot
në pikëllim qiejsh fluturon
për gjethen e vjeshtës
që era e pragdimrit pamëshirë
e rrëzon.Kolec Traboini
17 dhjetor 2014
K. P. Traboini - Albanian - American journalist, filmmaker and writer, author of 45 books: poems, story and literary essays.
☸ MOS VDIS DASHURI 2002 ☸ NOKTURN 2004 ☸ REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 ☸ TRINIA IME 2006 ☸ KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ☸ ITAKA GRUA 2008 ☸ LULE PELLAZGJIKE 2012 ☸ U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 ☸ E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 ☸ DASHURI 2013 ☸ FAJIN E KA HEKUBA 2014 ☸ ORAKUJT NË FERR 2015 ☸ ODEON 2016 ☸ OFELI 2019 ☸ ODE PËR SHKODRËN
Ikje nëpër vjeshtë / Kolec Traboini
Subscribe to:
Posts (Atom)