ANTON GOJÇI:
Eshku për jetën (Itaka grua)
Poezia e Kolec Traboinit është porsi eshkë që në pikëpjekje me lexuesin ndez një zjarrë të hidhur por joshës, të dhimbshëm dhe ngrohës, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marrës i këtij të fundit. Heroi lirik është në dialog të përhershëm (me lexuesin model) kurse thërmijat autobiografike aty-këtu vijnë si tablo kujtimesh dhe janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar emocionin themelor motivues.
Nga Anton Gojçaj
Në bazamentin e përmendores poetike që për veten dhe të tjerët ndërton Kolec Traboini, qëndron eshku për jetën. Thellë në shpirtin e tij “të rreshkur nëpër strehëzat e botës” dhe të tunduar nga circat e kohës, ai e ruan drejtpeshimin e brendshëm dhe nuk bie në demoralizmin e deziluzionizmit. Shqisat për të regjistruar spektrin e pafund të trajtave dhe përmbajtjeve të jetës në larmitetin e saj, mendimi i mprehtë që çan si rreze hapësirat e kohës, misioni fisnik që i jep vetvetes për të dashuruar botën të tillë çfarë është, e mbi gjithçha femrën, metaforat tepër origjinale të ngjeshura me ndjenjë, të ndërtuara me invencion befasues dhe me porosi aq njerëzore, janë vetëm disa nga veçoritë e vargjeve të këtij autori.
“ e pikën e fundit të lotit tënd
mos harro t’ma ruash
do të mbledh të gjitha lotët e grave të botës
të bëj me to një varëse për Diellin”
(Lotët e grave)
Libri “Itaka grua” është si një kuti pandore, nga e cila dalin të mirat dhe të këqijat e jetës, virtytet dhe veset njerëzore, jeta si kryq që duhet pranuar me dinjitet dhe njëkohësisht si dhuratë që duhet shijuar me respekt.
Timbri është konfidencial, kumtet janë të sinqerta, bindëse. Ka mësuar diçka nga Bukowski, Witmani dhe “beat”-nikët e tjerë, poeti shqiptar Kolec Traboini, apo ndoshta rrugët e jetës dhe ato të shpirtit e kanë çuar në përfundime të ngjashme me poetët amerikanë.
“ A janë gjinjtë e tu diell
a nuk jam unë toka që dielli yt e ngroh?!
lakuriqsia jote është pushtet mbi jetën
fruti duhet ngrënë, fara duhet mbjellë
ndaj zhvishu mikja ime,… eja e mos u dro!
(Zhvishu)
Ka shumë mallë, nostalgji, në secilin varg, në çdo fjalë… Mallë për ditët e ikura që s’kthehen, nostalgji për vendet e dashura që u rri larg.
“ju lë peng fëmijërinë e fëmijëve të mi
që me vete është e pamundur ta marrin
dashurinë e gruas
që tashmë është kthyer në nostalgji
edhe akullin edhe zjarrin…
(…)
më puth me flladin tënd mesdhetar
bekomë para se të iki
se rrugët kanë e s’kanë kthim
lamtumirë Atdheu im!”
( Pengjet e mia…)
Në poezinë shumë të bukur “Itaka grua” (por edhe “Çamja e bukur”) ta përkujton Lasgush Poradecin. Po ajo lehtësi magjepsëse e lojës me fjalët, me vargjet, me domethëniet e thella dhe muzikaliteti fluid… Dhe gjithsesi një erotizëm i këndshëm e lozonjar, i cili nuk kalon në ludizëm as në vulgaritet:
“ të më ndjellësh – të më çmendësh
të harrohem i pa mend
se nuk dua tjetër Itakë
veçse trupin e gjirin tënd
bëj sikur – pakujdesia
shulin nuk ja vuri derës
e me vlagë të trupit tënd
t’ia shuajmë zhegun kësaj fundvere…
Poezia e Kolec Traboinit është porsi eshkë që në pikëpjekje me lexuesin ndez një zjarrë të hidhur por joshës, të dhimbshëm dhe ngrohës, intensiteti dhe kohëzgjatja e të cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marrës i këtij të fundit. Heroi lirik është në dialog të përhershëm (me lexuesin model) kurse thërmijat autobiografike aty-këtu vijnë si tablo kujtimesh dhe janë shumë të rëndësishme për ta kuptuar emocionin themelor motivues. Një tablo e tillë kuptimplote, gjendet në një poezi me titullin që ta kujton një roman të Markesit:
“ atbotë, në kohë të kolerës
pyesnim njëri-tjetrin në mbrëmje
ne shoqëria e djemëve të rrugës Badra:
- Çfarë bane sot…
- Bana dashni me Marianën
vajzën e komandantit të Korpusit
Bamë seks me sy
u treta, u shkriva, ma piu palcën
të zhveshun lakuriq e pushtova
te arat e Pashës
ende në gjoks sisat ja ndjej”
(Seks në kohë të kolerës)
Stili i Kolecit është i thjeshtë në shikim të parë, nuk është nga ata që zbehin dritën për të krijuar efekte enigmatike, mistike e mistifikuese, por i hapur dhe mjaft komunikativ. Mjeshtria e tij nuk është fshehja e ideve, por shpalosja e ligjërimit poetik. Ai nuk profetizon, misioni i tij është fisnikërimi dhe afirmimi i jetës. Në vargjet e tij gjen dritë, aromë, ndjenja, visore të natyrës dhe të shpirtit, vibracione erotike të gërshetuara me reflektime kombëtare, fisnore dhe familjare, gjithmonë në funksion të artit. Sado që herë-herë gati kalon në poezi narrative, gjithmonë ka nëntekst, domethënie të dytë, të tretë etj…
“ kur dallga e Egjeut brigjet të rrahë
në mos sot, nesër, a pasnesër
gjithmonë do të pres
të m’ sjellësh ata gjinjë Çamërie
që pikojnë si yjet e Udhës së Klumshtit
në gjoks e në krahë do t’i marr
t’u këndoj me lahutë një këngë Malësie…”
(Gjinj Çamërie)
Në fakt, artin ai e nxjerr nga jeta e vet. Kështu, në një vëllim tjetër poetik (“Trinia ime”, Tiranë 2006), ai në një poezi rrëfehet, duke zbuluar trininë shenjte personale:
“mezi belbëzoj me dialektin e vendlindjes
i harruar nëpër ishuj si Odise plak
tre herë jetim u gjenda në shtegtime
pa Babë, pa Atdhe e … pa Itakë”
(Trinia ime)
Një trini tjetër përfshin formulën magjike të krijimtarisë së Kolec Traboinit, e cila si pasojë paraqet edhe çelësin për të depërtuar në semantikën sublime të saj: poezia, gratë dhe Itaka.
“ me hire si një virgjëreshë
me emër femëror – si perri
poezi
… me këtë kurvicë përditë bëj dashuri! “
(Me një kurvice bej dashuri)
E ku është Itaka? Mos është në Shqipëri? Në Shkodër? Apo në vendlindjen e Atit, në Traboin?! Itaka gjendet në poezi?! Gjithkund ngapak, e më së shumti atje prej nga është nisur udhëtari mendjemprehtë, Penelopa ku e prêt… Pra, Itaka është grua.
Ka botuar këta libra:
Petalet e bajames së hidhur, tregime 1973
Ballada e largësive, album poetik 1995
Gjurmë në histori, letërsi dokumentare 1995
Rapsodi ushtore, ironi 1995
Katërkëndëshi i mundimeve, prozë 2000
Mos vdis dashuri, poezi 2002
Nokturn, poezi 2004
Requiem për një gjethe, poezi 2005
E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias, ese 2005
Lufta e maleve – Palok Traboini, ese 2006
Trinia ime, poezi 2006
Koha e prostitutave, lirika & etyde 2007
Bukuri shkodrane, ese 2007
Itaka Grua, lirika 2008
_______________ NASE JANI _______________
TRIPTIKU I TË VERTETAVE POETIKE TË TRABOINIT
(Ndjesi, duke lexuar tufën me lirika “Lotët e grave” të Kolec Traboinit)
të bëj me to një varëse për Diellin... Të arrish të shohësh varësen e diellit, që poeti Traboini duhet të njohësh portretin e femrës deri tek “pika e lotit”. Shkruhen e shkruhen poezi për femrën, por pa hyrë brenda minierës së saj femërore. Poezia lirike, që duket si më e lehta në të konceptuar e në të shkruar është njëherësh gracka që grackon poetët e nxituar dhe i katandis ata në një krevat dopio, në veprimet mashkull-femër, në një mjedis shtëpie apo edhe në një ishull, apo edhe në një lokal, apo edhe në një pyll... Këto poezi-cekëtina janë aq larg poezisë që na ka sjellë shkrimtari Traboini në librat e tij dhe që shfaqet, më dukshëm edhe me këtë cikël...
Ku e gjej unë të veçantën e poezisë lirike-qytetare e Kolec Traboinit? Kryesisht tek tre të vërteta:
E vërteta e parë është se poezia e tij është e gjitha e vërtetë. Traboini nuk di të bëjë “hile”, bile mund të them se nuk do ta pranojë hilen jo vetëm te poezia e vetë por edhe në vlerat e poezisë në përgjithësi, që është shkruar e që shkruhet, siç e ka shprehur edhe në ese-të e veta. Thuhet se poeti shfaq karakterin e vet me poezitë që shkruan. Edhe pse s’e njoh nga pranë poetin Traboini, e besoj këtë ngjashmëri se poezia e tij i “bindet” burrit, prindit, qytetarit Kolec Traboini. Pasaporta e shpirtit të poetit është poezia. ...
E vërteta e dytë e poezisë së Traboinit është virgjëria e figurave letrare. Duke e ndërtuar kështu fjalinë mund të kundërshtohem për “mos virgjëri të figurave letrare”, të cilat sado bukur të përdoren e kanë humbur “virgjërinë” qysh kur janë përdorur për herë të parë, nga poetët e para qindra shekujve... Këtë përcaktim dua ta mbroj duke pasur si shembull, poetin Traboini, por edhe shumë poetë, pronarë të poezive të tyre. Çdo fjalë ka hijen e saj, dhe poeti po nuk gjeti apo nuk zbuloi hijen e fjalës as të mos marrë mundimin të radhisë vargje. Traboini e filozofon fjalën pa mbajtur përpara librat e mjeshtërve të poezisë shqiptare apo botërore, librat e filozofisë apo Fjalorin Filozofik. Duke i gjetur vendin e vetë, fjala del nga poeti dhe hyn në veprim me lexuesin duke shfaqur atë që poeti kërkon ta flasë poetikisht. E njëjta figurë letrare nuk është e thënë njësoj nga dy poetë, nuk ka të njëjtat mardhënie me fjalët e tjera. Ndryshon momenti që zë vend në varg dhe mesazhi që përcjell tek lexuesi. Pra çdo poet krijon “Fjalorin” e vetë poetik me fjalë tokësore, fjalë qiellore, fjalë jete, fjalë-ëndrre... Këtu qëndron “virgjëria” që poeti i jep fjalës së vet kur shkruan poezinë.
kurrë nuk e mendoja sa shumë diell
kishin ishujt e Egjeut
ku përvëlohej jeta ime mërgimtare
por ai diell nuk ish më zhuritësi
kish një tjetër brenda meje që më shkretonte
e ai ish mall - zjarri që të djeshmen ma dogji
kur ika prej antikohës sime në marramendje
për të kapur qiejt që më ishin ndaluar
e tash prej largësive më tundon ëndërrimi
për të hapur një arkapi në qiell
për të zbritur përmes litarëve të shiut
në një kohë tjetër, si ndër ëndrra
si Eliza në një botë që nuk gjendet...
Edhe vetëm këta vargje vërtetojnë më së miri befasinë dhe “virgjërinë” poetike që krijon Traboini me poezinë e vetë.
Poezia “Traboini” është shumë dimensionale në kohë dhe në gjeografi. Poeti lëviz aq lirshëm duke u treguar zot jo vetëm i poezisë së vetë por edhe i vendeve, personazheve dhe ngjarjeve historike, që mban poezia brenda. Pasurinë e jetës poeti ka ditur ta kthejë “pasuri poetike”. Ja sa shumë dhe sa bukur na e tregon poezia “Gjinjë çamërie”. Qysh në vargun e parë poeti kërkon “autorësinë” e asaj që do të bëjë dhe që është i zoti ta bëjë.
lërmë mua të këndoj për gjinjtë
ç'ne ti?!
apo ju vajzat e Çamërisë
e keni Egjeun tek këmbët
dhe ishujt e Safos përballë....
ndërsa unë i mjeri malësor, veç male
përtej kufirit s’i ju, troje-humbur
me pak liqen Shkodre që shoh nga largësitë
si një pasqyrë ku shihen Zotat
e krihen zanat e Bjeshkëve të Namuna.
kur dallga e Egjeut brigjet të rrahë
në mos sot, nesër, a pasnesër
gjithmonë do të pres
të m'i sjellësh ata gjinj Çamërie
që pikojnë si yjet e Udhës së Klumshtit
në gjoks e në krahë do t'i marr
t'u këndoj me lahute një këngë Malësie…
Mendim: Duke njohur si sillet poeti me gjininë femërore do ta kishin zili femrat të hynin në poezinë e tij...
gjithmonë të kam menduar si shishe vere
deri në fund të kam pirë në trallisje poetësh
ende me frymëzon të shkruaj - çfarë do të thotë
se ka edhe një pikë vere në gotë...
Hyni në pusin poetik të Kolec Traboinit dhe do të shihni hapësira të reja qiellore të poezisë...
të hapej ai gërshet në qiell
e ne sipër tij si në Arkën e Noes
prej kataklizmës së kuqe të iknim
nëpër të tjerë qiej të fluturonim.
Athinë, pranverë
_____________ FATIME KULLI _____________
Vargje brilante - emblema e sentencës njerëzore
"të bëj me to një varëse për Diellin..."
FATIME KULLI - 28 Prill 2008
_____________ NAIM BERISHA _____________
Një poezi polivalente...
litoten, si dhe ne te rralle prozopopene, simbolin, similituden dhe personifikimin. Keto figurat e fundit mund t'i hasesh me teper tek "lotet e grave" qe eshte nje poezi qe percjell vertet emocione.
Nje poezi polivalente, plot gjendje poetike qe meriton te mesohet permendesh dhe, pse jo, te recitohet ne mjedise te pershtatshme. Kjo poezi ndoshta misheron poetikisht dhe emocionalisht mesazhin e njohur te Zhan Pol Sartrit: " tek e thjeshta edhe madheshtia, tek dy pika lote edhe nje det..."
Duke perfunduar kete koment te shkurter dhe te sinqerte, e uroj me gjithe zemer TRABOININ per shtigje te reja...!
By NAIM BERISHA - Tue, 06 May 2008
Courtesy Fatmir Terziu Blog
e shtunë, mars 22, 2008
KOMENTARI POETIK
___________ FATMIR TERZIU ____________
Kujto poezinë e madhe të Eseninit për nënën dhe lexo poezinë “Të shkuara” të Traboinit. Lexo dhe sill ndërmend Thomas Hardy’n në “Great Things” [Gjëra të mëdha] dhe rilexo “Tani hymë në Mars” që mban firmën e poetit Kolec Traboini; të vjen si një paralelizëm jetik, jo vetëm si përshtatje. Lexo “Vajza me bishtalec” të Traboinit dhe kujto jo një, por dhjetra poezi të Kadaresë, Agollit, Zeqos, Spahiut … , Sulkuqit, Bales apo Shehut. Të gjitha poezitë janë një model që stilizohet nën duar dhe frymëzime jetike, të gjitha janë një model, origjinal poetik. Kur Traboini i ‘dhuroi’ rreth nëntëmbëdhjetë perlat e strukura nën veladonin e “Floku i kuqërremtë”, të parët që lëshuan sinjalet dashamirëse ishin njërëzit e artit, dhe natyrshëm Vasil Qesari, një nga art-shije-vizion përfqësuesit, që me djersën dhe trurin e tij, ka vite që pushtëzon mendimin e nevojshëm, ka vite që zë vend në pjekurinë e mendimit kritik dhe krijues. Pastaj dhjetra vlerësime, pa përjashtuar edhe atë që shkrimtarë dhe poetë me emër e rikthyen dhuratën e Traboinit si një këmbim-shërbim intelektual. Por ajo që më shtyu të veçoj në shkrimin tim është detaji që gjendet në mënyrën e paraqitjes së poezisë nga Traboini. Veç vlerave që mbart ajo, veç vlerave origjinale poetike, poezia e Traboinit shkon tek syri i lexuesit e stolisur, dhe jo e mbingarkuar, e zbukuruar për të nusëruar, jo e masakruar, e peneluar me një shije dhe një dashuri të cilën një njeri i dashuruar hershëm me artin mund t’a bëjë. Natyrshëm, poezia e Traboinit kërkon vëmendje më të madhe, dhe këtë me kënaqësi duhet t’ia përkushtojmë. Nisja është një anë tjetër për një thënie të njohur, ja fillimi, ja ku filloi, ajo që në fakt ka filluar hershëm, kur emra të shquar të letrave shqipe kanë thënë e stërthënë me tonelata fjalësh për poezinë dhe krijimtarinë e Traboinit. Këto thënie ia dhurojmë buqetës poetike të Traboinit që erdhi në ditë të shënuar, dhe jo atij fillimi që ne e quajmë një nisje, vetëm një nisje… per poezine e nje rruge teper te gjate.
______________________________
Sunday, January 6, 2008
Analiza poetike
BOTA "RILIND"; … EDHE ME TY SHANEL!
Nga FATMIR TERZIU
“Bota rilind sot bashkë me ty Shanel!” Një derivat katërcipërisht tërheqës, që buron nga një figurë letrare e tejzgjedhur e që dominon në katër komponentë filozofikë-letrarë. Së pari është Bota që na rethon me të mirat e të këqiat e saj, është vendi, hapësira e kësaj bote të madhe apo të vogël ku shtrihet qënia e gjallesës së vogël shqiptare, është ana fizike e kësaj materie në sensin material, pra është imagjinarja dhe e prekshmja që gatuhet në nocionin ‘Botë’. Së dyti është procesi i fjalës ‘rilind’ që kalëron magjishëm në itinerarin mendje-analizë dhe pushon në koinçidencën e arritur letrare të fillit që zë fjala poetike. Lindja-dhe rilindja si process i tendencës për një të tashme, e një të ardhme ëndërrimtare me pamjen e mitakes, njomëzakes së fjetur, në bukurinë e saj përrallore. Së treti është termi logjik i së tërrës, ‘përfaqësimi analitik’ i fjalës “bashkë”, që nënkupton ‘grupin’ e përfaqësuar nga vogëlushja, moralin e grupit që pasqyrohet në figuracionin e përzgjedhur dhe së fundi është vet simbolika e një pafajsie të sapoardhur në këtë botë që rilind bashkë me të.
Është një figurinë njërëzore, një frymëmarëse e lirshme, ende pa ëndërra, pa analiza, pa filozofi të botës që e priti në mesin e saj, pa moralin e njeriut që pritet t’i depërtojë në ‘qenien’ e saj njërëzore. Është një Shanel, që pena mjeshtërore e poetit Kolec Traboini e përzgjedh dhe e sjell jo vetëm të shkruar, vargëzuar e poetike, por edhe të stimuluar me shijen artistike të një moderacioni prekës, shijues e të ndjeshëm.
Aty është tërë kompleksi i një detaji filozofik, me të cilin më tej argumenton vjersha e tepërarrirë e Traboinit. Ashtu si një rrëmbim momental, të cilën vetëm poezia ta dhuron, kur mendja e pikëtakon atë, vjen edhe kjo “Shanel” fytyrë-poetike e detajuar në mendjen dashamirëse, për tu fiksuar e mbetur gjatë.Në rregull! Ajo rron gjatë. Pas kaq kohe vjen dhe të pushton ndjesinë një poezi, që nënshkruan një emër, një Shanel, e që mund të ishte njëmilionë apo bilionë emrash të kësaj bote dhe natyrshëm edhe pse është Shanel, 'shqiptarja e vogël e penel-penës së Traboinit', aty është e Gjitha, aty është dhe pushon pafajsia e kësaj moshe e kësaj ndjesie që nis me zbrazëtinë e me gjuhën e saj, heshtjen e pafajshme. Pra aty edhe janë edhe s’ka nevojë për emra. Aty janë gjithë emrat, aty janë gjithë qeniet e tilla, nën siglën Shanel.
“...të mos e zgjojmë, lërëni të flërë
koha e sfidave lozonjare më pas do të vijë
akoma më pas do ndez zjarre në vështrimet e djemëve
kapriçioze si erë në mes tyre kur të gjëndet..."
- ZBRAZETIA MIDIS DERRIDE DHE HEIDEGGERIT; "FILOZOFIA" E TRABOINIT
Zbrazëtia! Zbrazëtia është lëshuar në këtë botë pa praninë e Shanel që të bëjë realitet mosekzistencën e të plotësojë atë që Derrida e quan ‘hapi i munguar në një hap’. Natyrshëm, sot është një ‘ditë e zakonshme’ thotë Traboini, një ditë ku ajo s’përjashtohet nga ditët e shumta, por kjo ditë për poetin është:
“sot është një ditë e zakonshme dimri mbi globNatyrshëm sot është pra, kjo zbrazëti foshnjore e mbarsur me zhurma, që Traboini e zbulon në detajet e Jacques Derridës dhe në sytë e pikturuar prej tij tek engjëlli njërëzor, Shanel. Por zbrazëtia është normalisht një aleat i ngushtë edhe i karakterit në hapësirë. Çfarë është filluar që herët të sillet si një sukses i konsideruar në hapësirën poetike dhe përkatësisht në art-poezinë bashkëkohore, një spekullim detajesh artistike të ‘afër-sisë’ dhe ‘distancë-s’, të premtuara nga Heidegger në punimet e tij analitike tek “Arti në Hapësirë” (Art in Space) (1968), ka gjetur një kompleks labirintesh në rrugën shumëdegëshe të piketuar nga Traboini për të dhuruar një gjuhë provokuese, ose mësaktë një gjuhë mendje-ngacmuese.
trenat zvarriten si dinosaur metalikë në mjegull
diku bie shi, ditë me diell diku tjetër
bora dyndet në Ameriken e Veriut egër…”.
Në konsideratën e kësaj logjike pikëtakuesja e estetikes në letërsi dhe kompleksit meta-linguistik zbulohet kuptimi i të mundshmes për të nënkuptuar posibilitetin dhe limitin e termit ‘relatim’ dhe ‘dialektik’. Duke përshtatur termin Derridian, kompleks identitetesh të një artifice, prurja letrare e Traboinit motivon diskursin dialektik por edhe vihet në funksion të mjetit topologjik të variacionit.Këtu janë zgjidhjet e gatshme se si çdokush mund të startojë këtë trajektore në rrugëtimin e tij në hapjen e një strofe si kjo:
“Shanel është një vajzë shqiptare e sapolindur në Barcelonë a TriesteKëtu si një i sapombërthyer në tërë kompleksin e artit, krijimtarisë, gazetarisë, filmit dhe kërkimeve akademike, natyrshëm kam edhe ndjenjën e kundërshtisë për atë që ndoshta do të përkiste në një demarkacion të së ashtuquajturës poezi të strukturuar ‘nga jashtë dhe nga brenda’, që në themel huazon fjalën e arkitekturës për të thënë se pena e gjallë dhe prodhuese e gjen vet ‘mjeshtrin’ disa-profesionesh që i duhet sot kësaj bote të artit krijues, të cilën Kolec Traboini nuk e kursen dhe madje e vërshon cilësisht.
e sotmja që qan e nesërmja që qesh hareshëm
e nesërmja që nuk është larg, tek pragu i derës
ajo në të ardhur, ne duke ikur... në botën tjetër.”
Ngjashëm unë gjeta tek Derrida në Wegmarken një gjuhë të cilën Traboini e ka gllabëruar fuqishëm dhe e deprovon me magjinë e tij enkas për një “peisazh” si ky që figuron tek fatura e heshtjes së asaj që Foucault e quan “heshtje të fuqisë dhe diturisë”:
“në ekranet televizive tymnaja të trëndafiltaDhe duke marrë borxh termin e Traboinit edhe unë natyrshëm i premtoj heshtjen Shaneil:
një grua bjonde a një burre ... do jenë USA- president
komente të shumta për ikjen e Bushit e trazirat në Kenia
CNN 24 orë - por asnjë lajm nuk thotë për Shanel.”
“të mos e zgjojmë, lërëni të flërëPor, heshtjen nuk ia “dhuroj” Traboinit, kompleksit Shqiptar!
koha e sfidave lozonjare më pas do të vijë
akoma më pas do ndez zjarre në vështrimet e djemve
kapriçioze si erë në mes tyre kur të gjëndet
ajo tani nuk dëgjon- as kupton sigurisht
ka kohë për të kuptuar e dëgjuar e, deri atëherë
le ti këndojmë një ninullë dashurie të përjetshme:
Bota sot rilind bashkë me ty, Shanel!”
Londër, Shkurt 2008
http://fjalaelire.sampasite.com/blog/POEZIA-E-KOLEC-TRABOINIT.htm
________ FARUK MYRTAJ _________
Asgjë nuk shkruhet rastësishëm!
As poezia, as kritika për të dhe, aq më pak "të lexuarit e analizës" prej autorit të poezise, nuk ndodh atykëtushëm!
Sepse: duket sikur nuk ke pasur synim, duket sikur nuk je nisur të arrish diku, duket sikur ke dalë aty ku dole rastësishem, se kush guxon ndonjëherë të shprehet se "rasti është mbreti i botës"...! Por vetëdija e plotë nuk është veçse respektimi i urtë i nënvetëdijes, të cilën quajeni po deshët edhe Vetja Instiktive! Në të vertetë duhet të lindësh prej një nëne, që pastaj të kesh pse të duash nënën; duhet të lindësh pasardhësin tënd që të kuptosh paraardhësin, dhe duhet të mbetesh pa frymë për fëmijen tënd, që lexuesit të marrin frymë njëherësh me ty, duke lexuar poezinë tënde për një fëmijë fiktion!
Kritiku, e si mund të mos jetë veçse zbuluesi yt, gjersa arrin të bëj lexuesin e autorin njëherësh dhe bujarisht të vendose përpara syve pasqyrën?! Aty, janë gjithë frymët: e heroit, personazhit, lexuesit dhe krijuesit, gjerë në atë mbivendosje sa nuk ka pse kerkohet identifikimi i tyre. Është vetëm krijimi që duket.
Ai që njeh veten, dhe që di të dojë tjetrin, vetem ai i rrëfen tjetrit ç'ka dhuruar, duke menduar se thjeshtë ka ofruar ç'ndjen...
Tashmë, pas analizës së Fatmirit dhe konsiderimit të saj prej Kolecit, edhe poezia e tij po më duket edhe më e bukur: ajo ka qënë ajo që është, por nëpërmjet kësaj marrë-dhënieje të pafundme, me ndihen edhe mua të zbuloj veten atje.
urime,
Faruk Myrtaj
Toronto, 7 shkurt 2008
________ VASIL QESARI _________
...Refleksion e vibrim shpirtëror !
Urime për këtë cikël të bukur, sensual e marrëmendës, siç është vetë poezia! Krijime të tilla, të ngrenë zemrën peshë e të bëjnë që poetët e vertetë, ti adhurosh !
Poezi të tilla janë momente të çmuara hareje e dhembje - refleksioni e vibrimi shpirtëror !
Unë veçova:
pasioni për të gjetur nëpër botë më treti
amëlsia e flladit, çdo mengjes e mbrëmje
më ringjall shpresen
se një ditë do të dalësh prej detit...
përgëzime
SIMBAD
Vasil Qesari,
Bordo, 29 Prill 2008
KOMENTARI POETIK
________ ALEKO LIKAJ _________
Zë krejt ndryshe në poezinë shqiptare të këtyre viteve të fundit
Të befason Kolec Traboini me vargun e tij. Nuk e di se pse më është kujtuar shpesh gjatë këtyre kohëve të fundit një kolegu ynë, pak më i madh se ne, lundron aty midis të 70-80 ve, dhe që tani nuk dihet se ku është, me një frazë që më ka "tronditur" atëhere, në moshën e adoleshencës, kur shkruaja poezi:"Të mira i ke, por mos pretendo që të jesh poet. Pasi të kesh ngrenë nja katër dekada buke, pastaj hajde e fol me mua. Tani të rremben mosha, e ndjenja..." Këtë e konsiderova vertetë prove. Dhe kështu është. Të gjithë mbesin rrugës. Por Koleci ynë i tejkalon parashikimet. Shkruan me të njëjtin pathos e ndjenje, sikur të ishtë një djaloshar i papërmbajtur, dhe i thellë. Me një varg elegant, dhe tej të pjekur, me nerv dhe me shqetësim prej qytetari. E kam ndjekur krijimtarinë e tij gjatë këtyre viteve të fundit në emigracion dhe kam ndjerë vazhdimisht emocione. Kola di se si ti fal ato, që nga rrokja e temave të qenësishme e deri tek dridhja e një lule në prevazin e shtëpisë. Nuk e teproj mbase, të paktën aq sa kam lexuar edhe vargje të miqve tanë , jo vetëm në internet, kur shpreh bindjen time, se poezia e Traboinit është ndoshta më e pjekura dhe solide, më e mira ndër poetët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Natyrisht,që gjithsecili ka shijen,dhe gjykimin e vet, dhe kjo sigurisht që nuk mund të jetë , si e "prerë me sopatë". Për mua Kolec Traboini është dhe mbetet një zë krejt ndryshe në poezinë shqiptare të këtyre viteve të fundit. I uroj suksese.
Miqësisht Alekua
KOMENTARI POETIK
Te me ndjeje Koleci dhe miqte e mij te kesaj liste ne revisten "Fjala e lire" qe jam kaq i vonuar ne kete koment. Mbase arsyet shendetsore te periudhes se Shkurtit por edhe rutina e perditeshme e gjerave ne jeten tone te refugjatit, me kane lene paksa larg angazhimeve shoqerore. Sidoqofte, edhe pse nuk njihem personalisht me Kolecin, ne mendje me ka mbetur libri i tij i pare,qe ne vend te shijes se "bajames se hidhur"beri efekt te kundert tek mua ate kohe.Poezite e tij i kam ndjekur paksa me vone e madje dy a tre libra te tij i kam edhe sot ne biblioteken time personale te refugjatitMe duket se miku im e kritiku Fatmir Terziu e thote bukur e qarte thelbin kur permend faktin;"Këtu si një i sapombërthyer në tërë kompleksin e artit, krijimtarisë, gazetarisë, filmit dhe kërkimeve akademike, natyrshëm kam edhe ndjenjën e kundërshtisë për atë që ndoshta do të përkiste në një demarkacion të së ashtuquajturës poezi të strukturuar ‘nga jashtë dhe nga brenda’, që në themel huazon fjalën e arkitekturës për të thënë se pena e gjallë dhe prodhuese e gjen vet ‘mjeshtrin’ disa-profesionesh që i duhet sot kësaj bote të artit krijues, të cilën Kolec Traboini nuk e kursen dhe madje e vërshon cilësisht." Pa e tepruar , une personalisht do te thosha,se Traboini eshte pena me solide dhe e formuar,ne vargun poetik te letersise shqiptare te ketyre viteve te fundit te autoreve jashte Shqiperise. I uroj suksese Kolecit |
Fatmir, te pergezoj per guximin, investimin shpirteror, profesional e kohor qe ben per njerez qe kontribuojne per artin, letersine, dhe shoqerine shqiptare, sic eshte edhe Kolec Traboini. Koleci, i biri i te madhit Palok Traboinit, Mesuesit legjendar, patritotit te pazevendesueshem edhe ne kohrat tona, eseistit dhe publicistit brilant ne shtypin shqiptar, po deshmon se eshte nje nga vlerat e pakontestueshme intelektuale dhe artistike, (shume zhaneresh), i cili sa vjen dhe madherohet. duke u bere nje figure aq sa populiste ne tregun mediatik, aq dhe i dashur per lexuesit e kualifikuar te letersise. Mua personalisht, me ngjason me Shekspirin, Danten, Uitmanin te cilet jane idhujt e mi. Koleci eshte nje artist balerine, i cili kudo qe VEN DOREN E MENDJES, nderon portretin e tij gjigand: Artist i kompletuar i koheve moderne, ku krijimtaria letrare e tij tashme ka lene gjurme qe s'mund t'i fshije as e nesermja. Ai asnjehere s'kerkon madheshti, ai punon, skicon, nderton me talentin e arkitektit specialist, duke na dhuruar artin e fjales, artin e skenaristit, artin e regjizorit, artin e gazetarise, e stilistit te perkryer artistik. Nga Koleci, mund te priten edhe kryevepra, ai vjen me artin e tij si nendetese dhe te rremben kohen me deshire, si "magjistar" dhe ne instiktivisht biem "pre" e Kolec Traboinit me filozofine artistike shumepaneshe e te magjishme, sic eshte vete gjuha e artit te tij. Emri i K.Traboinin, ka pushtuar cdo dite median shqiptare, vecanerisht gazeten "Ndryshe", ku lexues aposionat pas penes se tij, vijne dhe e kerkojne ne redaksine tone. Pra kjo do te thote, se emri i tij eshte bere, Famoz, sic eshte shpirti krijues i artitit K.Trabini. Edhe njeher te falenderoj zoti Fatmir, qe merreni me figura qe meritojne respektin dhe simpatine tone per njerez si Koleci qe rrezatojne art dhe kulture. Faleminderit By FATIME KULLI - Wed, 16 Apr 2008 13:29:51 GMT |
Pershendetje Z.Traboini,
Ju faleminderit per poezite! Miredita Athine thoni ju ne nje nga poezite tuaja. Njeriu i pasur ne shpirt pershendet perhere te pare kulturen helene qe ai prej vitesh e ka admiruar ne largesi, por ne poezine tjeter vendoset realiteti i emigrantit shqiptar ne Athine a Greqi i ndjekuri e i perfoluri "Arvanitas" i lodhuri shqiptar qe me vete mori mall, lot e dhimbje per njerez gure e drure dhe per ate ullirin e mocem, qe stolis kopshtin e u gjend ne cdo skaj te botes, jo vec ne Athine. E pse vitet kalojne e do te kalojne rrenjet tona zgjaten pertej hapesirave dhe na cojne atje ne pragun e shtepise, ku buza na dridhet nga lotet e malli. Dhe kohe pas kohe vajtojme per kete fatin tone te marre, prej emigranti, qe shpirtin gjithmone e cojme ne fluturim drej qiellit per te pershendetur c'lame pas, Atdheun.
Duke iu uruar cdo te mire ne kete projekt Tuajin te sapofilluar dhe nje here faleminderit per kenaqesine qe poezia transmetoi.
Me respekt,
Aida Dismondy
Cikago, Maj 2008
KOMENTARI POETIK
________ DILAVER BAXHAKU _________
Vere poetike
Dilaver Baxhaku
"Lirika në detin e sirenave"
Odiseu urdheroi miqte e tij ta lidhnin, te shpetonte prej joshjes se Sirenave, Koleci do kujtuar per kete! Kot them edhe une: Koleci i ka lidhur Sirenat ne vargjet e tij, sipas porosise se tyre! faruku By FARUK MYRTAJ - Fri, 30 May 2008 14:52:10 GMT |
Bukuria ty ka hedhur nektarin e saj g.llojdia By GEZIM LLOJDIA - Sat, 31 May 2008 14:06:36 GMT |
Te faleminderit Kolec per ndjesine qe na krijove, duke na i sjelle sirenat nga nje mitologji e hershme, ne nje realitet paksa abstrakt. Me ke emocionuar Te kendofte zemra perhere o poet Miqesisht Alekua By ALEKO LIKAJ - Sat, 31 May 2008 17:52:47 GMT |
Vargje me ndjenje dhe qe prekin telat e realitetit tone edhe pse shpesh i shemtuar. ju kontribuoni ne shijet artistike shume te nevojshme sot per njerzit qe ndjejne shpirtin e lire ne vargjet tuaja. pershendetje... “MOS VDIS DASHURI”
DALIP GRECA
Eshte libri me i fundit qe ka botuar Kolec Traboini, prozator i njohur, publiçist dhe poet me ndjesi te holle poetike. Libri i ri vjen pas botimeve te meparshme te Kolecit si: "Petalet e bajames se hidhur" 1973; "Ballada e largesive” 1995; " Gjurme ne histori" 1995; "Kreshniket e demokracise" 1995, "Katerkendeshi i mundimeve" 2000. "Mos vdis dashuri" eshte botim i "GLOBUS R" ne Tirane. Libri hapet me vleresime te poetve dhe shkrimtareve, te lexuesve te thjeshte, per librin dhe per poezi te veçanta te autorit. Bie ne sy vleresimi i poetit Gjeke Marinaj, i cili me pak rreshta jep tharmin poetik te poezise se Traboinit. Gjeka shkruan:"Vellimi poetik "Mos vdis dashuri" nuk eshte gje tjeter veçse nje kopje e regjistrimve jetesore ne hapesiren e bardhe te shpirtit te Kolec Traboinit. Ne dy anet e peshores se drejtesise se tij poetike, gjenden te ekuilibruara dashuria per boten dhe shqetesimi qytetar per kohen qe jetojme. Koncepti filozofik i autorit shtrihet per tej dhimbjes qe krijoi gjuha e politikes moderne. Per te universi nuk eshte perfekt dhe kjo joperfektesi rritet ne nje laborator teper te komplikuar njerezor. Ndaj "Mos vdis dashuri dashuri" na jepet me teper si evidence e pagjumesise bashkekohore, sesa si nje medikament per te kuruar ate.” Ndersa shkrimtari Naum Prifti i ka shprehur poetit urime per poezine"Koha e prostitutave": "Me pelqeu shume sepse ishte shkruar me pasion dhe frymezim, per nje problem te madhesise kombetare. Nese Shqiperia mbeti robine keta 10 vjet, fajin e kane politikanet tane truthare e trukokalle, po te perdorim nje togfjalesh te krijuar nga i madhi Lasgush." Nderkohe qe edhe gazetari Sami Milloshi do t'i shkruaj poetit Traboini fjale po kaq vleresuese per te njejten poezi. "Sapo lexova vjershen tende te mrekullueshme "Koha e prostitutave". Une nuk çuditem qe ti, nje prozator i njohur, shkruan poezi kaq te bukura sepse e njoh prozen tende, ajo eshe nje univers ku mpikset poezia e vertete me narracionin e sendeve dhe te fenomeneve. Por ndofta keshtu, me vete, poezia jote tingellon edhe me e bukur dhe besoj se e shijoj, ose me sakte e di se ku fle poezia e vertete.” Nga ana e saj poetja gjermane, Slike Blumbach, shume e njohur per lexuesit shqiptar, vlereson poezine "Me dy gishta ne ere" per te cilen shkruan: ”Poezia me ka pelqyer shume. Historia e brendshme e shqiptareve, natyrisht e mbeshtetur mbi fakte historike dhe ne lidhje dialetike me to, por kryesorja perjetimet e njeriut jane mendimet dhe ndjenjat (them une)- dhe ti di t'i pershkruash aq bukur.” Le ta shfletojme tani librin me poezi te Traboinit "Mos vdis dashuri". Qe ne poezine hyrese "Lakuriq ne asfalt" Koleci prezanton shqetesimin qytetar per kohejetesen, per koosin dhe çmendurine e tregut, ku gjithka shitet, nderkohe qe ai e ndjen veten teper te lodhur dhe ne pamundesi per te shitur diçka, kerkon te shese marrezine, a trupin lakuriq. Por ai mbetet ne dileme, ke te shese trupin lakuriq apo turpin?.. Ndoshta do te ishte me mire per shpirtin e tij shperthyes kunder realitetit absurd te vendit te vet(natyrisht dhe tonit), qe te shiste diçka tjeter:
“ te ishte per mua nje funksionar do ta shisja me vleren e nje çakmaku sa per te ndezur plehrat e rrugeve e pastaj mbi zjarr do te shurroja pa meshire e pa frike nga ligji qe mbron burrat e shtetit ne vendin tim te shkaterruar nga marrezia e politikaneve pa tru”
Poezia qe i ka dhene titullin vellimit "Mos vdis dashuri" eshte padyshlm nje nder me te sinqertat e shpirtbardhsise se poetit dhe Realizuarat artistikisht. Muza poetike e Traboinit ka thirrur ne ndihme nje tufe metaforash e metonimishe dhe e gjithe poezia pikon vese dashurije e dhimbjeje, vetmije dhe sinqeriteti, lutje dhe brenge. Ne shpirtin e poetit pergjon vetmia qe kerkon t'i largoje dashurine per te cilen ai pergjerohet qe te mas e braktise. Diku shperthen:
“Oh, sa pak dashuri na afroi jeta!”
Shpirti-poetik dridhet dhe vuan. Si mund ta duroje nje poet mbylljen e dashurise ne burgun e gjoksit? Ai percjell shqetesimin fisnik se "nuk gjen kurrkund nje sokak ku njerezit te duhen pafrike." Finalja e poezise eshte artistikisht e perkryer:
“nata heq zvarre patericat neper rruget e qytetit me kot e shtyj - ajo çalon si e çmendur dhe s'do t'ja dije se e pres te neser me me ankth.” Kam nje trendafil te zjarrte qe me pervelon ne buze kam nje rrahje ne gjoks qe po ma çan zermren dhe s'kam ç’te te jap ne kete nate veç nje buqete me yje e henen qe varet si shporte mbi koken tende me puthjen e neserme kur te dale dielli nen thirrjin e zjarrte te Nerudes Mos vdis dashuri! Mos vdis! Se neser nuk do te jeshe kurrgje me shume se nje murane... “
Te realizuara jane dhe poezite "Pellumb ne debore","O njeri" , "Vetmi', "Mos me dil ne shteg kokall e vjeter!","Pike- Pike", "Ankthi i lirise',"Masakra", "Fryj moj ere";"Tek nena", "Te rrosh emigrant ne Athine","Kenga e laureshes"'Netet e dashurise" e te tjera. Poezia e Traboinit i ngjan nje ditari te mbajtur ne menyre te çrregull nga ana kohore, por gjithsesi ai sherben si nje mates i rregullt i perjetimeve dhe shqetesimeve poetike. Diku shkruan nga Shkodra, diku ne Tirane, pastaj çvendoset ne Athine, me pas ne Boston Keshtu p.sh. poezia "Tirani" eshte e shkruar ne janar 1991. Poeti i sheh fronmbajtesit tirane te pashmangshem nga fundi i tyre i vdekshem:
“ ...çdo i mjere e ka nje shprese te vije nje kohe qe pushtetmbajtesi nga frika e komplotit pak nga pak te vdese vasalet duke i vrare kot se koti. ... dhe keshtu ata nen dhune fitojne guximin Tirani pak nga pak nis zbret ne varr.”
Poeti eshte si flugeri qe percakton motin; ai paralajmeron motin per te nesermen, te pasnesermen e deri ne fund jave a me tej. Traboini parandjene rrezikimin e lirise qe po vjen ne poezine e shkruar ne Tirane me 1990 " Ankthi i lirise":
“ te shkretet ne mund te harrojme keshillen e urte te filozofeve te lashte!: se gjithmone kur dikush behet zot i diçkaje ka rrezikun e tmerrshem qe'çdo gje nga duart mund t'i shkase. E pastaj... Mjere i munduri pastaj...!
Ndersa poezia pasuese eshte nje gjetje e rralle-njerzit kuaj, te çliruar nga freri, dikur te lodhur, te drobinur, instikti i lirise u jep flatra, por shpejt.. te shkretet kuaj... u lodhen te drobitur... Pse kjo drobitje?
“permes syve re qelqte, shihnin njeri-tjetrin me dhimbje. Kishin lene pas grazhdin e varfer e gjysmen e jetes se vet nen fre”
Padyshim se u kishin shterruar fuqite, i kish shkretuar etja se uji ish prone e zotave… Poezia “I them vdekjes jo!" eshte me shume se nje sfide:
“Ti, vdekje bej ç'te duash! Vazhdo trokun ! Trokun ogurzi per betejen time te fundit Une do te rend duke kenduar dhe ne shkofsha drejt humbjes Siç renden njemije breza stergjysherit e mi pa dale asnjehere kunder Lumit te gjakut qe uturon
Ndersa poezine "Dy gishta ne ere", e shkruar ne dhjetor 1990, eshte nje hymn per proceset demokratike:
Rendim, rendim me dy gishta ne ere puthirm kaltersine shuajme etjen e buzeve te rreshkura shkrumb
Por poeti perseri ka brenda vetes merakun se:
“... prane nesh ka nga ata qe kane harruar puthjen e me dhembe te helmuar po i afrohen qiellit tend, Arberi! Si Juda prane Krishtit me hapa tinezar capiten me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit te ri... “
"Koha e Prostitutave" ne menyre te veçante dallon ne vellimin poetik te Traboinit si me e realizuara, me realistja; pena godet pameshire shkaktaret e rremujes shqiptare, godet kohen e perçudnueme, kur:
“kur mafiozët janë gjykatës e kapuçionët ruajnë rendin, kur dijetari shikon tokën prej turpit dhe qiellin prej zemërimit se pesë bananet- si pesë libra të botuar e harruar- nuk shiten, kur nënat shamizeza e nisin diten varreve dhe plaget e hapura qëndrojne në gjokset e tyre si murana të shpirtit, ndersa pleqtë heqin këmbët zvarrë, duke ju lutur zotit ti marrin se nuk kanë bukë, dritë e ngrohje për të mbledhur kockat, kur skutave të fshehta jeniçerët e errësirës mprehin shpatat nën klithje korbash,”
Poeti permes vargjeve akuzon dhe fshikullon ashper, por ai ndjen meshire per ato, viktimat e prostitucionit :
“Ju Hirushe Shqipëria që enderruat këpucen e artë dhe kalin e princit - në fillim të mijëvjeçarit të tretë jeni akuzë e gjallë e stërmundimeve njerëzore, në një shoqëri civile, ku civilizimi azmatik gulçon në gjokse politikanësh e shtetarësh pervers në hotel "Rogner" që nën avuj skoç uiski a vodkë ruse prostituojnë me ligjet e shtetin, me pasuritë, me pronën, me kombin e kthyer në një ankand mizor dëshirash të zvetnueme,”
Pena e Traboinit nuk ka meshire per llumin e shoqerise shqiptare qe nuk e ka per gje te nxjerre ne ankand atdheun. Per nje çast te duket se pena e Traboinit rreshqet ne shtratin e poemes sarkastike te Migjenit. Poezia qe rrjedh ne shtratin e nje poeme nuk njeh kufi meshire per shkaktaret e se keqes, perkundrazi, te gjithe bashkesine e epiteteve therret ne ndihme per t’i demaskuar ata. Ndryshon puna per ato, prostitutat, viktimat fatkeqe:
“ Ju Hirushe Shqipërie, ju vajza-prostituta kam më shumë nderim për ju se sa për politikën a burrat e shtetit - pjellë e kohës prokustiane e kohës çnjerzore me njerëz shpellorë që egërsisht ju përdhunoi dhe mizorisht ju vrau, ju vajza pa mbrojte, pasaportë e identitetit të Atdheut tim fatkeq.”
Vellimi poetik i Kolec Traboinit i ngjan nje deti plot tallaze, ku shperthejne fortunate e shpirtit, ku lengon nje zemer e ndjeshme, qe vuan bashke me atdheun. Ne kufijte e ketij shkrimi eshte gati e pamundur qe te sjellim zberthimin e çdo njeres prej 88 poezive qe permban libri. Kenaqesia dhe kersheria shuhen duke lexuar librin.
Gazeta “Illyria”, New York nr.1184 Tetor 2002
|