MOS VDIS DASHURI 2002 NOKTURN 2004 REQUIEM PËR NJË GJETHE 2005 TRINIA IME 2006 KOHA E PROSTITUTAVE 2007 ITAKA GRUA 2008 LULE PELLAZGJIKE 2012 U DASHKA TË DAL NATËN VONË 2012 E KAM ATDHEUN TEK PORTA 2012 DASHURI 2013 FAJIN E KA HEKUBA 2014 ORAKUJT NË FERR 2015 ODEON 2016 OFELI 2019 ODE PËR SHKODRËN

🟩 Kolec Traboini poezi anglisht në revistën "Setu", Pitsburg, Pensilvania USA


K.P. TRABOINI
Bilingual monthly journal published from Pittsburgh, USA
https://www.setumag.com/2018/09/kolec-traboini-albania-america.html?m=1

Shitëse të bukura - poezi K.P. Traboini


SHITËSE TË BUKURA

Në rrugën Shyri ka njëmijë dyqane
me shitëse të bukura, tunduese, koketa
gjithë ditën shohin veten në pasqyrë
e s’shesin dot një palë këpucë të shtrenjta.

Njëmijë shitëse të bukura
kanë dyqanet në rrugën Shyri
shitëset janë të bukura mrekullisht
çmimet llahtarisht të çmendura.




NOSTALGJI PËR BRIGJET E DETIT

Më parë bregdeti kishte pak shtëpi
e një lokal të vogël “Breshka”.

Fare pranë detit, brigjeve të qeta
një rrugë të gjatë me plepa.

Ato janë shumë larg në kohë
veç valëzat ndër kujtime m`i sjellin

Pallatet me ballkone ajrore
nuk është e mundur të smbrapsen
tashmë...

Gjithçka që më fanitet si koha ime e blertë
është nostalgjia për brigjeve të detit.
 


Nga libri "U dashka të dal natën vonë"
2012


 

Mbi 10 mijë lexime Traboini poezi Anglisht


MBI DHJETË MIJË LEXIME TË POEZIVE TË K.P. TRABOINIT NË ANGLISHT NË WEB-SITIN ELEKTRONIK "POEMPIGEON". Në këtë LINK: